KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta ndreqim Windows XP (Part 2)?

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Si ta ndreqim Windows XP (Part 2)? Empty
MesazhTitulli: Si ta ndreqim Windows XP (Part 2)?   Si ta ndreqim Windows XP (Part 2)? I_icon_minitimeSat Sep 27, 2008 10:57 am

Diagnostikoni lidhjen me Internetin
Problemi: Unė paguaj pėrēdo muaj njė lidhje nė Internet, por nėse ruteri im nuk ėshtė i pėrditėsuar, mund tė mos e marr nga ISP-ja tė gjithė shpejtėsinė qė mė takon.
Ndreqja: Internet Connectivity Evaluation Tool mund t’ju tregojė nėse ruteri juaj ka mbėshtetje pėr teknologji pėr lidhje mė tė shpejta. (Ky mjet nuk jep rezultate tė sakta nėse jeni pas njė muri tė zjarrtė (firewall) tė kompanisė). Testi mund tė ndėrpresė lidhjet e hapura, ndaj provojeni nė njė kohė tė pėrshtatshme, kur nuk ju nevojitet dmosdoshmėrisht Interneti.



Nėse rezultatet tregojnė se sistemi juaj nuk ka mbėshtetje pėr shumicėn e teknologjive tė listuara, mund tė shihni mundėsinė e blerjes sė njė ruteri tė ri, ose, nėse jeni pėrdorues i XP-sė, tė kaloni nė Vista. Faqja e Microsoft-it ka lidhje adresash pėr te ruterat qė e kanė marrė vulėn dalluese tė Windows Vista.





Kthejeni pas nė kohė IE-nė
Problemi: Internet Explorer mė ėshtė bėrė krejt i papėrdorshėm pėr shfletimin nė Web.
Ndreqja: Nėse keni provuar masa tė tjera riparimi dhe jeni gati tė merrni njė hap drastik, rivendosni tė gjitha opsionet e IE nė gjendjen e tyre origjinale. Lista e Favorites, konfigurimet e shiritit tė mjeteve (toolbar) dhe ndryshimet e tjera tė personalizuara nuk do tė ndikohen. Shtojcat (add-ons) e shfletuesit vetėm sa do tė ēaktivizohen, por nuk do tė fshihen. Megjithatė, skedarėt e pėrkohshėm tė IE, biskotat (cookies), historia e shfletimit, fjalėkalimet e ruajtura, faqet e vendosura te zonat e sigurta dhe cilėsime/konfigurime tė tjera do tė zhduken, ose do tė kthehen te vlerat e tyre tė paracaktuara. Nėse kėto nuk ju prishin punė, hapni IE dhe zgjidhni Tools, Internet Options. Zgjidhni tabin Advanced dhe klikoni butonin Reset. Klikoni pėrsėri Reset pėr tė konfirmuar vendimin tuaj dhe pastaj klikoni Close dhe OK dy herė. Mė nė fund, hapeni sėrish IE-nė, tashmė tė rigjallėruar.





Automatizoni kontrollin e diskut
Problemi: Shumė programe mund tė mbrojnė tė dhėnat e mia, duke kontrolluar disqet e kompjuterit pėr gabime dhe duke rregulluar ato. Por, pėr fat tė keq, unė rrallė e gjej kohėn pėr t'i pėrdorur kėto mjete.
Ndreqja: Planifikimi pėr ta bėrė kėtė detyrė automatikisht nė intervale tė rregullta kėrkon vetėm disa minuta. Si fillim, pėr ta kontrolluar diskun manualisht, klikoni Start, Run (ose shtypni Windows-R) pėr tė hapur rreshtin e komandave, shtypni cmd.exe /c echo y|chkdsk c: /f /x dhe shtypni Enter. 'Cmd.exe' ėshtė pėrpunuesi i komandave, i cili hap njė prompt komandash nė Windows. Ēelėsi '/c' i tregon promptit tė komandave qė tė ekzekutojė komandat qė vijnė, duke pėrfshirė mjetin ndihmės shumė tė rėndėsishėm chkdsk, i cili ekzaminon diskun pėr gabime. (Ndryshojeni '/c' nė /k, nėse doni qė dritarja e promptit tė komandave tė mbetet e hapur, me qėllim qė tė shihni ēdo mesazh qė mund tė shfaqet nė ekran). Nė kėtė shembull ne do tė kontrollojmė diskun C:, pėrmes funksionit rregullim (/f), duke i treguar atij qė tė bllokojė diskun (/x), nėse kjo ėshtė e domosdoshme gjatė skanimit. (Germa e diskut tuaj dhe ēelėsat mund tė ndryshojnė; shtypni chkdsk /? te prompti i komandave, pėr tė parė tė gjitha zgjedhjet tuaja). Nėse do tė kontrolloni diskun ku ėshtė instaluar Windows, komanda nuk funksionon ndėrkohė qė Windows ėshtė nė ekzekutim, por do tė planifikojė njė kontroll herėn tjetėr qė ju ndizni kompjuterin. Kėtu futet nė pėrdorim pjesa e 'echo y|': qė dėrgon njė “po” pėr tė miratuar kėtė opcion.



Pėr tė automatizuar kontrollin e diskut nė XP, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Scheduled Tasks. Klikoni dy herė Add Scheduled Task pėr tė hapur Scheduled Task Wizard dhe klikoni Next. Te lista Application, zgjidhni Command Prompt dhe klikoni Next. Nėse nuk shihni njė regjistrim pėr Command Prompt nė listė, klikoni Browse, gjeni dhe zgjidhni skedarin 'cmd.exe' nė direktorinė Windows\System32 dhe klikoni Open. Zgjidhni njė interval kohe (Monthly ėshtė njė zgjedhje e mirė) dhe klikoni Next. Specifikoni orėn, ditėn dhe muajt dhe klikoni Next pėrsėri. Futni emrin e llogarisė dhe fjalėkalimin qė pėrdorni pėr t’u futur nė kompjuter dhe klikoni sėrish Next. Shėnoni Open advanced properties for this task when I click Finish dhe pastaj klikoni Finish. Me skedėn Task tė zgjedhur, modifikoni tekstin te kutia Run qė tė lexojė c:\windows\system32\cmd.exe /c echo y|chkdsk c: /f /x (shtegu juaj dhe opcionet mund tė ndryshojnė). Klikoni OK dhe shkruani pėrsėri emrin e llogarisė dhe fjalėkalimin. Sė fundmi, klikoni OK edhe njė herė (mund t’ju kėrkohet qė tė konfirmoni sėrish ID dhe fjalėkalimin e hyrjes).



Pėr tė automatizuar kontrollin e diskut nė Vista, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Task Scheduler. Klikoni Continue te prompti User Account Control. Te pjesa Actions, nė tė djathtė, klikoni Create Task. Pėrdorni kutitė pėrkatėse pėr tė shtypur njė emėr pėr detyrėn dhe, nėse dėshironi, njė pėrshkrim. Shėnoni Run with highest privileges dhe ndonjė cilėsim tjetėr qė dėshironi. Zgjidhni skedėn Triggers dhe klikoni butonin New. Vendosni intervalin pėr kontrollin e diskut tuaj: pėr shembull, zgjidhni Monthly, Select all months te menyja Months, klikoni On dhe zgjidhni First te menyja e parė dhe Monday nė menynė e dytė. Specifikoni orėn dhe cilėsimet e tjera qė dėshironi dhe klikoni OK. Zgjidhni skedėn Actions dhe klikoni butonin New. Pėr 'Program/script', shtypni cmd.exe. Pėr 'Add arguments (optional)', shtypni /c echo y|chkdsk c: /f /x (opcionet tuaja mund tė ndryshojnė). Klikoni OK. Mė nė fund, klikoni skedat Conditions dhe Settings, pėr tė parė nėse ndonjėra nga ato kuti dialoguese ka ndonjė informacion tjetėr qė duhet tė specifikoni. Kur t’i keni mbaruar kėto hapa, klikoni OK. Nėse duhet t’i modifikoni cilėsimet mė vonė, zgjidhni Task Scheduler Library nė panelin e majtė tė Task Scheduler, pėr tė parė detyrat tuaja nė panelin lart nė qendėr. Ose modifikoni cilėsimet nė panelin poshtė nė qendėr, ose klikoni dy herė emrin e detyrės, pėr tė rihapur kutinė dialoguese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si ta ndreqim Windows XP (Part 2)?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta ndreqim Windows XP (Part 1)?
» Si ta ndreqim Windows XP (Part 3)?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: