KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si ta ndreqim Windows XP (Part 3)?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: Si ta ndreqim Windows XP (Part 3)?   Sat Sep 27, 2008 10:59 am

Ēaktivizoni Hapjen Automatike (Autoplay)
Problemi: Hapja Automatike nuk vlen vetėm pėr CD-tė, por edhe pėr fleshėt dhe disqet e ngurtė tė jashtėm, qė lidhen me kompjuterin tim. Kam merak se, nė qoftė se ndonjė prej kėtyre pajisjeve ka ndonjė virus, Hapja Automatike do t’i urojė mirėseardhjen nė kompjuterin tim.
Ndreqja: Konfigurojeni Windows-in nė mėnyrė tė tillė qė tė ēaktivizojė Hapjen Automatike pėr tė gjithė drive-t e sistemit. Rruga mė e shkurtėr pėr ta bėrė kėtė ėshtė nėpėrmjet vendosjes sė njė politike grupi pėr kompjuterin.

Te Windows XP, shtypni nė tastierė R, shkruani gpedit.msc dhe shtypni Enter. Te paneli i eksplorimit qė shfaqet nė tė majtė, hapni dhe pėrzgjidhni Local Computer Policy\Computer Configuration\Administrative Templates\System. Kaloni nė panelin e djathtė dhe klikoni dy herė mbi Turn off Autoplay (Ēaktivizo Hapjen Automatike). Te dritarja “Turn off Autoplay Properites” (Vetitė e Ēaktivizimit tė Hapjes Automatike), klikoni Enabled (Aktivizuar) dhe zgjidhni opcionin All drives nga lista vertikale (shikoni figurėn). Klikoni OK.



Te Vista, shtypni nė tastierė R, shkruani gpedit.msc dhe jepini Enter. Klikoni Continue te dritarja User Account Control. Te paneli i djathtė, hapni dhe pėrzgjidhni Local Computer Policy\Computer Configuration\Administrative Templates\Windows Component\Autoplay Politics dhe klikoni dy herė mbi Turn off Autoplay. Klikoni Enabled dhe shtypni OK. Pastaj, klikoni dy herė mbi Default behaviour for Autorun (Sjellja standarde pėr Ekzekutimin Automatik). Klikoni Enabled dhe zgjidhni nga lista vertikale Do not execute any autorun commands (Mos ekzektuo asnjė komandė tė Ekzekutimin Autmatik). Nė fund, shtypni OK.



Analizoni sigurinė e sistemit
Problemi: Nuk jam i bindur sesa i sigurt ėshtė sistemi im, por gjėja e fundit qė do tė bėja nė botė ėshtė tė paguaj dikė pėr ta testuar.


Ndreqja: Shkarkoni dhe ekzekutoni programin Microsoft Baseline Security Analyzer (MBSA) dhe lėreni tė bėjė njė kontroll sigurie tė kompjuterit. Pėr ta shkarkuar duhet tė keni njė kopje tė licencuar tė Windows-it. Raportet e programit pėrfshijnė lidhje te pėrshkrimet e skanimit, detajet e rezultateve dhe mėnyrat pėr tė korrigjuar ēdo problem qė ai gjen. MBSA punon me ēdo version tė Windows, nga 2000 SP3 e nė vazhdim, megjithėse Vista kėrkon 2.1 beta; MBSA gjithashtu analizon sigurinė e Office, Exchange dhe produkteve tė tjerė nga Microsoft. Tė dyja versionet i gjeni nė faqen ueb tė Microsoft-it. Mbas instalimit tė programit, hapeni atė dhe ndiqni mesazhet pėr tė analizuar kompjuterin tuaj, ose disa kompjutera njėkohėsisht.





Siguroni sitemin pėrmes kopjeve rezervė
Problemi: E di qė kopjet rezervė mund tė kursejnė kohė, por unė harroj t’i bėj.
Ndreqja: Mjetet e kopjeve rezervė, tė integruara nė Windows XP dhe Vista, ju japin mundėsi tė planifikoni dhe kryeni kopje rezervė nė mėnyrė automatike. Pėr fat tė keq, vetėm XP Pro dhe Vista Business, Enterprise dhe Ultimate i kanė kėto mjete nė mėnyrė tė paracaktuar. Pėrdoruesit e XP Home, sidoqoftė, e kanė njė program pėr kopje rezervė nė CD-nė e tyre tė Windows-it: Shkoni nė Explorer te direktoria valueadd\msft\ntbackup, klikoni me tė djathtėn skedarin Ntbackup dhe zgjidhni Install. Nėse pėrdorni Vista Home Premium, pėrdorni programet Back2Zip, ose Everyday Auto Backup, tė cilėt gjenden nė ZERO DVD.



Nė XP, klikoni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Backup. Nėse aktualisht ėshtė vendosur qė tė hapet nė modalitetin Advanced, zgjidhni Tools, Switch to Wizard Mode. Ndiqni asistentin, duke specifikuar se ēfarė doni tė ruani si kopje rezervė dhe ku. Te ekrani 'Completing the Backup or Restore Wizard', klikoni Advanced. Specifikoni llojin e kopjes rezervė (tė tilla si Incremental, i cili ėshtė i mirė pėr kopjet rezervė tė rregullta, automatike) dhe klikoni Next. Vendosni opsionet e tjera nė ekranet pasues dhe klikoni Next pėr secilin prej tyre. Te 'When to Back up,' shėnoni Later, shtypni njė emėr pėr kopjen rezervė dhe pastaj klikoni Set Schedule. Pėrdorni cilėsimet e listuara nėn skedat Schedule dhe Settings, te kutia dialoguese Schedule Job, pėr tė personalizuar se kur dhe sa shpesh do e bėni kopjen rezervė. Klikoni OK. Futni emrin dhe fjalėkalimin e futjes dy herė dhe pastaj klikoni pėrsėri OK. Klikoni Next, futni fjalėkalimin tuaj edhe dy herė tė tjera dhe klikoni OK dhe Finish. Nėse ju duhet tė modifikoni planifikimin e kopjes rezervė, hapni rishmi Scheduled Tasks dhe klikoni dy herė ikonėn pėr punėn e kopjes rezervė.

Nė Vista, klikoni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Backup Status and Configuration. Klikoni Set up automatic file backup dhe konfirmoni te prompti User Account Control. Ndiqni mesazhet pėr tė vendosur ēfarė, ku dhe kur tė bėhet kopja rezervė (shihni imazhin kėtu). Pėr tė bėrė ndryshime mė vonė, kthehuni te ky program ndihmės dhe klikoni Change backup settings ose Turn off, pėr tė modifikuar ose ēaktivizuar programin e kopjes rezervė.





Zgjidheni hallin e shfletimit tė ngadaltė
Problemi: Shfletimi im nė Web ėshtė i ngadaltė dhe ndonjėherė ndalon plotėsisht.
Ndreqja e parė: Nėse shfletimi nė Internet nuk pėrgjigjet, ose ėshtė i pamundur, kompjuteri juaj mund tė jetė infektuar. Pėrdorni njė program antivirus, ose njė program riparimi pėr tė kontrolluar pėr probleme. Ose provoni programin Malicious Software Removal Tool nė ZERO DVD. Mjafton ta instaloni dhe tė ndiqni udhėzimet.

Ndreqja e dytė: Instaloni njė version tė ri tė shfletuesit, ose pėrditėsoni aktualin. Pėr tė marrė versionin e IE 7, zgjidhni Tools, Windows Update. Nė Mozilla Firefox, klikoni Help, Check for Updates.

Ndreqja e tretė: Ju mund tė keni njė probleme me shtojcat (plug-ins ose add-ons) e shfletuesit. Pėr ta testuar kėtė, ēaktivizoni tė gjitha shtojcat (add-ons). Nėse problemi nuk pėrsėritet mė, aktivizoni njė shtojcė (add-on) dhe provoni pėrsėri. Pėrsėriteni derisa tė gjeni zgjidhjen.



Pėr tė ēaktivizuar shtojcat nė Firefox, zgjidhni Tools, Add-ons dhe klikoni Disable nė secilin element, derisa tė hiqen tė gjithė. Mbyllni dritaren dhe hapni sėrish Firefox-in. Nėse problemi zgjidhet, hapni dritaren Add-ons, klikoni Enable pėr njė element, mbylleni dhe hapeni prapė. Provoni dhe pėrsėriteni sipas nevojės.

Nė IE 7, zgjidhni Start, All Programs, Accessories, System Tools, Internet Explorer (No Add-ons). Nėse kjo e zgjidh problemin, hapeni IE-nė normalisht dhe zgjidhni Tools, Manage Add-ons, Enable ose Disable Add-ons. Zgjidhni njė shtojcė dhe klikoni Disable. Pėrsėriteni kėtė pėr tė gjithė elementėt, pėrveē njėrit, dhe klikoni dy herė OK. Hapeni sėrish IE-nė. Nėse gjithēka ėshtė nė rregull, kthehuni te kjo kuti dialoguese, zgjidhni njė shtojcė tjetėr tė ēaktivizuar dhe klikoni Enable. Klikoni OK dy herė dhe hapni IE. Pėrsėriteni, derisa tė gjeni shtojcėn problematike.





Ekzekutoni programet e Quick Launch pėrmes tasteve




Problemi: Dua t’i hap programet qė kam te Hapja e Shpjetė pa pėrdorur miun.
Ndreqja: Nė XP, mund t’i caktoni shkurtore si ikonave nė desktop, ashtu edhe atyre qė keni te menyja e butonit Start. Kjo e dyta ėshtė mė e lehtė, ndaj klikoni me tė djathtėn mbi butonin Start dhe zgjidhni Open ose Explore. Klikoni dy herė mbi dosjen Programs. Pėr tė mbajtur njė farė rregulli, krijoni njė dosje tė re nė tė njėjtėn dritare (klikoni me tė djathtėn dhe zgjidhni New Folder). Emėrtojeni dosjen (p.sh. Shkurtoret e tastierės) dhe shtypni Enter. Tani klikoni dy herė mbi atė dosje dhe tėrhiqini ikonat, njė e nga njė, nga shiriti i Hapjes sė Shpejtė, duke mbajtur tė shtypur butonin e djathtė tė miut, dhe zgjidhni Copy Here (Kopjoje Kėtu). Klikoni me tė djathtėn mbi secilėn prej shkurtoreve tė reja dhe zgjidhni Properties. Hapni tabin Shortcut, klikoni nė kutinė “Shortcut key” dhe shtypni tastat qė dėshironi tė pėrdorni pėr tė hapur programin. Tė gjitha shkurtoret duhet tė fillojnė me , , , , ose me njė buton funksionesh (nga F1 deri te F12, nė shumicėn e tastierave). Nė fund, klikoni OK.
Te Vista, sistemi i cakton automatikisht shkurtore programeve qė ndodhen nė Hapjen e Shpejtė. Kėto shkurtore fillojnė me , ndėrsa tasti tjetėr pėrcaktohet nga renditja e tyre. Ikona e parė hapet duke shtypur 1, e dyta me Windows 2 e kėshtu me radhė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si ta ndreqim Windows XP (Part 3)?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: