KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta ndreqim Windows XP (Part 1)?

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Si ta ndreqim Windows XP (Part 1)? Empty
MesazhTitulli: Si ta ndreqim Windows XP (Part 1)?   Si ta ndreqim Windows XP (Part 1)? I_icon_minitimeSat Sep 27, 2008 10:55 am

Nuk jeni tė mendimit se meritoni mė tepėr, qoftė nga Vista, qoftė nga XP-ja? Nė kėtė shkrim po ju japim disa kėshilla, ku e ku lehtėsisht tė gjendshme e ku e ku tė imta pėr t'u kapur, se si ta bėni sistemin operativ tė kompjuterit mė efikas, mė efiēent dhe mė tė qėndrueshėm. Gjithsesi, bėni mirė tė tregoni kujdes mos t'i dreqosni mė keq gjėrat, por t'i ndreqni me aq sa mundėsi ndreqjeje kanė sistemet operative.

Pavarėsisht nga pėrmirėsimet dhe pėrvoja e pėrbashkėt e miliona pėrdoruesve, Windows mbetet akoma plot me gabime, enigmatik dhe plot surpriza, si gjithmonė. Ēdo dalje e re e sistemit tė shfrytėzimit shton njė pėrmirėsim tė vogėl dhe disa veēori tė reja, por, njėkohėsisht, edhe shumė kokėēarje. Ndonjėherė veēoritė e reja dhe funksionet e pėrmirėsuara tė Vista-s jo rrallė tė ngrejnė qimet pėrpjetė. Paketa e Parė e Shėrbimeve tė Vista-s, SP1, e cila ka dalė gjatė muajit prill dhe tashmė ėshtė e shkarkueshme, duket se nuk i ka bėrė ēare gjithė problemeve tė shfaqura nė kohė. Sipas shumė ekspertėve, SP3 i XP-sė, qė pritet tė dalė shumė shpejt, ėshtė ku e ku mė i dashur pėr pėrdoruesin se sa Vista.

Pėr fatin e mirė, nuk ju duhet tė shpenzoni shumė orė duke kėrkuar kurat pėr sėmundjet e Windows-it. Ne kemi pėrpiluar rregullimet mė tė rėndėsishme dhe disa pėrmirėsime qė mund t’i zbatoni nė vetėm pak minuta. Kėto kėshilla do tė shpejtojnė hapjet dhe mbylljet, do tė automatizojnė mirėmbajtjen e sistemit dhe, madje, do tė shpejtojnė edhe shfletimin tuaj nė Internet.





Pėrshpejtojeni ca hapjen e Windows-it
Problemi: Windows hapet pėrherė ngadalė.
Ndreqja e parė: Kompjuteri mund tė ngarkojė drajvera pajisjesh pėr harduer, tė cilat ju nuk i pėrdorni mė. Pėr tė kursyer resurset e sistemit, ēinstalojini kėto drajvera. Meqenėse njė zgjedhje e pakujdesshme mund tė bėjė qė kompjuteri tė humbasė ndonjė funksion tė rėndėsishėm, gjithsesi, krijoni njė pikė rikthimi te System Restore pėrpara se tė vazhdoni.

Normalisht, Device Manager nuk i shfaq pajisjet qė nuk janė tė lidhura nė kompjuter. Pėr ti bėrė ato tė dukshme, shtypni Windows-R, qė hap kutinė Run, shtypni cmd dhe pastaj shtypni Enter. Nė promptin e komandave, shtypni set devmgr_show_nonpresent_devices=1 dhe Enter. Lėreni dritaren e promtit tė komandave hapur.

Tani shtypni pėrsėri Windows-R, shkruani devmgmt.msc dhe shtypni Enter. Nė dritaren e Device Manager, zgjidhni View, Show Hidden Devices. Klikoni shenjėn plus (+), nė ēdo degėzim, pėr tė parsė tė gjithė drajverat nė kompjuterin tuaj. Pajisjet qė nuk janė tė lidhura shfaqen me njė ikonė tė zbehtė. Nėse shihni pajisje pėr tė cilat jeni tė sigurt se nuk i pėrdorni mė, klikoni me tė djathtėn mbi tė dhe zgjidhni Uninstall. Pastaj, pėr tė pėrfunduar procesin, ndiqni mesazhet qė shfaqen nė ekran. Me tė mbaruar, mbyllni dritaren e promptit tė komandave, pėr tė fshehur kėsisoj pajisjet e palidhura.

Ndreqja e dytė: Kur keni lidhur nė kompjuter njė disk rrjeti me njė germė, Windows e hap automatikisht atė lidhje, sa herė qė ju hapni kompjuterin. Duke qenė se rihapja e lidhjeve tė rrjetit kėrkon kohė, mund t'i pėrshpejtoni hapjet duke i hequr lidhjet e papėrdorshme.

Shtypni Windows-E, pėr tė hapur Windows Explorer, dhe Alt-T, D pėr tė hapur kutinė dialoguese Disconnect Network Drives. Zgjidhni disqet e rrjetit qė doni tė shkėpusni dhe klikoni OK.

Nė tė ardhmen, nėse lidhni njė disk rrjeti vetėm pėr sesionin aktual, thjesht futni shtegun e tij (kjo shfaqet nė rreshtin e adresave kur ju zgjidhni diskun nė Explorer dhe nė kutinė Run). Ose, nėse nė Explorer pėrdorni komandėn Tools – Map Network Drive, pėrpara se tė klikoni Finish, sigurohuni qė Reconnect at logon tė mos jetė e shėnuar.

Ndreqja e tretė: Gjatė kėtij hapi do tė lironi kujtesėn e kompjuterit dhe do tė riktheni ciklet e procesorit, duke pastruar ērregullimet qė hapen ēdo herė qė hyni nė Windows. Madje, gjatė kėtij procesi mund tė zbuloni edhe disa programe keqbėrėse. Pėrdorni programin falas Autoruns nga Sysinternals.

Si t’i dalloni programet e vlefshme nė hapje nga ato tė pavlefshme? Pėr kėtė mund tė konsultoni mjetet e integruara tė Autoruns, ose mund tė kėrkoni nė Internet nga burime tė ndryshme. Listat e kėrkueshme dhe tė shkarkueshme tė programeve tė zakonshme aktive gjatė hapjes kanė njė pėrshkrim dhe klasifikim pėr ēdo program, duke treguar nėse ai duhet apo jo nė njė sistem tė zakonshėm.







Ulni ngarkesėn e shkaktuar nga aplikimet
Problemi: Unė nuk dua qė njė kalė Troje, ose ndonjė tjetėr program keqbėrės tė sulmojė a tė zotėrojė kompjuterin tim, por hyrja si pėrdorues standard ka shumė kufizime.
Ndreqja: Edhe nė qoftė se hyni si administrator, privilegjet pėr hapjen e aplikimeve janė sėrish tė kufizuara. Nisjani duke pėrdorur koleksionin e mjeteve ndihmėse falas PsTools nga Microsoft . Dekompresoni pėrmbajtjen nė njė direktori dhe zhvendoseni direktorinė nė vendin e aplikimeve tuaja. Mjeti PsExec u parashikua pėr hapjen e aplikimeve nga larg, por mund ta pėrdorni, po ashtu, edhe pėr tė hapur programe me privilegje tė kufizuara.



Pėr tė krijuar njė shkurtesė qė hap Internet Explorer 7 ose ēdo aplikim tjetėr me kufizime, tėrhiqni, duke klikuar me tė djathtėn, shkurtesėn e tij te njė vend tjetėr. (Mund tė pėrdorni versionin normal me privilegje tė larta tė shkurtesės, kėshtu qė ėshtė mirė ta lini origjinalin tė paprekur). Zgjidhni Copy Here. Klikoni me tė djathtėn mbi shkurtesėn e kopjuar dhe zgjidhni Properties. Me skedėn Shortcut aktive, klikoni nė fillim tė kutisė Target dhe shtypni rrugėn pėr te PsExec, para rreshtit ekzistues tė komandave. Pastaj lini njė hapėsirė, tė ndjekur nga -l -d (njė vizė nė mes, germa l, njė hapėsirė, njė vizė dhe germa d). Sė fundmi, shtypni njė hapėsirė tjetėr. Ēelėsi '-l' ul privilegjet e programit, ndėrsa ēelėsi '-d' bėn qė dritarja e promptit tė komandave tė mbyllet me t'u hapur aplikimi. Kur tė keni mbaruar, teksti te kutia Target duhet tė duket pak a shumė kėshtu: "C:\Program Files\PsTools\ psexec.exe" -l -d "C:\Program Files\Internet Explorer\iexplore.exe" (shtigjet tuaja mund tė ndryshojnė). Klikoni Change Icon, OK. Specifikoni shtegun te skedari origjinal (iexplore.exe nė rastin tonė) dhe klikoni OK, derisa tė mbyllen tė gjitha kutitė dialoguese.Pėr tė shmangur kufizimet nė aktivitete tė tilla si instalimi i plug-ins pėr shfletuesin, duhet ta ekzekutoni shfletuesin nė modalitetin e tij normal, me privilegj tė lartė.

Pėrsėrisni kėto hapa pėr ēdo shkurtesė qė doni tė ekzekutoni me privilegje mė tė ulėta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si ta ndreqim Windows XP (Part 1)?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta ndreqim Windows XP (Part 2)?
» Si ta ndreqim Windows XP (Part 3)?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: