Ėshtė shtyrė seanca e Kėshillit tė Sigurimit e caktuar pėr tė martėn, ku pritej tė shqyrtohej raporti tre mujor i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon pėr gjendjen nė Kosovė, pėrfshirė dhe procesin e rikonfigurimit tė pranisė ndėrkombėtare dhe vendosjen e misionit tė BE-sė, EULEX.
Data pėr seancėn ende nuk ėshtė caktuar, ndėrsa burime diplomatike nė Bruksel kanė thėnė se mbledhja mund tė mbahet tė premten.
Vendimi pėr shtyrjen e mbledhjes pasoi refuzimin qė liderėt e Kosovės i bėnė dokumentit 6-pikėsh pėr shtrirjen e misionit EULEX nė Kosovė.
Autoritetet nė Prishtinė i kanė cilėsuar si tė papranueshme disa nga elementet thelbėsore tė dokumentit gjashtėpikėsh tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon.
Njė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė presidentit, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit, Hashim Thaēi, thuhet se Prishtina zyrtare ėshtė e gatshme pėr vazhdimin e dialogut pėr tė kontribuuar nė shtrirjen sa mė tė shpejtė tė EULEX-it nė Kosovė, duke respektuar, siē thuhet, dhe zbatuar Projektin e presidentit Ahtisaari, Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe ligjet e saj.