Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresėn e tij se deri nė fund tė javės do tė arrihet njė marrėveshje me Prishtinėn pėr planin gjashtėpikėsh tė OKB-sė pėr praninė ndėrkombėtare nė Kosovė.
Zėdhėnėsja e shefit tė diplomacisė evropiane, Christina Gallach, i tha BBC-sė se BE-ja shpreson nė shtrirjen e EULEX-it nė tė gjithė territorin e Kosovės deri nė dhjetor tė kėtij viti.
Sipas saj, ky mision do tė punojė nė kuadėr tė rezolutės 1244, qė vazhdon tė ofrojė njė rol pėr OKB-nė.
Gallach tha se kjo nuk do tė kufizojė mundėsitė e EULEX-it qė tė punojė me institucionet e Kosovės mbi bazėn e ligjeve tė aplikueshme nė Kosovė.
Ajo theksoi se EULEX-i do tė mbajė pėrgjegjėsi tė kufizuara ekzekutive dhe, nė tė njėjtėn kohė, do tė respektojė kornizėn institucionale dhe ligjore tė Kosovės.
Autoritetet kosovare e kanė kundėrshtuar marrėveshjen e OKB-sė me Serbinė mbi bazėn e njė plani gjashtėpikėsh tė sekretarit tė pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, pėr tė ardhmen e misioneve ndėrkombėtare nė Kosovė.
Por ato thanė se do tė vazhdojnė bisedimet me autoritetet ndėrkombėtare pėr shtrirjen e misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici nė tėrė territorin e Kosovės, por pa kushte.
Plani gjashtėpikėsh u kundėrshtua pėr shkak se, siē thuhet, pėrmban elemente tė ndarjes nė vija administrative tė Kosovės, nė veēanti nė fushėn e drejtėsisė, policisė dhe doganave.
Beogradi zyrtar bėri me dije se ka arritur marrėveshje me OKB-nė pėr planin i cili, nėse miratohet, do tė mundėsojė shtrirjen e EULEX-it nė tėrė territorin e Kosovės.
Njė mbledhje e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr Kosovėn, i paraparė tė mbahet tė martėn, u shty pėr fundjavė, pas kundėrshtimit tė Prishtinės ndaj planit tė OKB-sė