KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rrjeti i veglave ekektronike me sistem pėrēimi rrezatues Wireless

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
proff.vB
WebMaster
WebMaster


Male
Numri i postimeve : 340
Age : 23
Vendndodhja : ωωω.кн¢-ѕσℓυтιση.тк
Registration date : 11/09/2008

MesazhTitulli: Rrjeti i veglave ekektronike me sistem pėrēimi rrezatues Wireless   Sat Oct 11, 2008 9:14 pm

Rrjeti i veglave ekektronike me sistem pėrēimi rrezatues tė infomatave tėrsia e komponeteve tė sistemit e njohur nga tregu i veglave komunikuese me termin (lexo vajerles) Wireless me kuptimin Rrjetat pa Kablo

Rrjetat pa Kablo janė rrjeta pėrmes tė cilave kryhet bartja e tė dhėnave qoftė nė njė pjesė tė caktuar tė njė rrjeti lokal ose nė tėrė rrjetin global botėrorė, bartja e tė dhėnave nė kėtė rast bartet pėrmes valėve dhe jo pėrmes kablove lodhėse.

Telefonia mobile ėshtė njė lloj teknologjie e rrjetave pa kablo e qė gjendet ēdo kund rreth nesh. A na pret diē e ngjashme edhe nė fushėn e rrjetave kompjuterike? Komunikimi pa kabllo ėshtė gjithnjė e mė i pranishėm edhe nė kėtė fushė, e trendi nė rritje edhe mė i theksuar. Shkaku kryesor pėr kėtė ėshtė pranimi i standardit IEEE 802.11 pėr Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i tė njėjtit nga njė shumicė e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikė sa i pėrket shpejtėsisė dhe sigurisė sė komunikimeve pa kabllo. Pasi qė kemi tė bėjmė me njė teknologji jo mjaft tė njohur, te shfrytėzuesit, nė njėrėn anė ėshtė prezent mosbesimi, e nė anėn tjetėr kėrkesat jo reale. Me kėtė tekst duam t’ju afrojmė botėn e Wireless LAN rrjetave (WLAN) dhe tė japim pėrgjigje nė pyetjet mė tė shpeshta lidhur me to. Kėto pyetje kanė tė bėjnė me mundėsin e aplikimit, mėnyren e integrimit tė rrjeteve pa kabllo nė rrjetat ekzistuese me kabllo, pėr atė se nga ēka varet mbulushmėria maksimale si dhe sa ėshtė i sigurt komunikimi.
Funksionimi
Pėr ndėrtimin e njė rrjeti pėrēues tė informatave me ndihmen e valėve rrezatuese nevojiten sė paku dy vegla elektronike tė instaluara nė aparate tė ndryshme elektronike. Njėra nga kėto vegla duhet qė tė kodojė informatat e mara nga makina elektronike dhe tė transformoj ato nė rrezatim i cili prodhohet po nga ajo vegėl dhe shpėrndaet nė hapėsirė me largėsi tė caktuar brenda sė cilės gjendet vegla pranuese e cila kodin e pranuar e transformon nė kodin e makinės ku gjendet.

Varėsisht nga shkathtėsia e transformimit dhe prodhimit tė rrezeve gjendet edhe shpejtėsia dhe largėsia e pėrēimit tė informatave. Po ashtu rolė tė veēantė nė pėrēimet e tilla ka edhe frekueca e zgjedhur e rrezatimit e cila mund tė jetė edhe e dėmshme pėr shėndetin. Me qėllim tė ikjes sė kėsaj dukurie prodhimi i kėtyre veglave ėshtė standartizuar nga disa firma, standarte prodhuese qė pranohet nga shtete tė ndryshme.


[redakto] Standarti
Edhe pse mė parė ka pasur alternativa te tjera, sot standarti IEEE 802.11 mbretėron nė mėnyrė absolute nė treg. Per kėtė duhet pėrshėndetur sepse ka arsy tė mira, e edhe shfrytėzuesit kan dobi nga kjo, pasi qė nuk do tė kenė probleme me kompatibilitetin nė mes tė paisjeve tė prodhuesve tė ndryshėm. Vetėm nė raste shumė specifike dhe tė rralla, duhet kėrkuar zgjedhje jashtė standartit IEEE 802.11. Pėr tė kuptuar mundėsitė e WLAN-eve tė sotme, duhet me pare standartin IEEE 802.11. Sikurse edhe standarti shumė i pėrhapur “me kabllo” Ethernet standarti IEEE 802.3, ashtu edhe Wireless Ethernet IEEE 802.11 pėrpunon dy nga gjithsej shtatė nivelet e ISO/OSI lidhjeve – niveli fizik (PHY - Physical Layer) dhe niveli i lidhjes (MAC - Media Access Control Layer). Te Wireless Ethernet-i niveli fizik nuk ėshtė mė kabllo UTP, BNC apo fiber-optike por etėr, nėpėr tė cilin emitohen valėt infra tė kuqe dhe radio valėt. Teknologjia infra e kuqe (Infrared - IR) sot pėrdoret shumė rrallė nė WLAN komunikime, prandaj nuk do tė merremi me tė. Radio komunikimi te WLAN-i bėhet nė brezin frekuencor tė ashtu quajtur ISM (Industrial, Scientific & Medical) i cili ēdo kund nė botė ėshtė pranuar si brez, pėr pėrdorimin e tė cilit nuk nevojitet asnjė leje. ISM pėrbėhet prej tri brezeve frekuencore: 902 - 928 MHz, 2.400 - 2.483,5 MHz dhe 5.728 - 5.750 MHz. Prej tyre, momentalisht, mė sė shpeshti pėrdoret brezi rreth 2.4 GHz, megjithėse duhet pritur aplikim mė tė madh tė brezit rreth 5.8 GHz. WLAN-et shfrytėzojnė modulimin e spektrit tė zgjėruar, Spread Spectrum, i cili e shpėrndan sinjalin nė brez tė gjėrė, dhe ka shkaktuar njė revolucion tė vogėl. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo mundėson qė disa shfrytėzues nė tė njėjtėn kohė, tė pėrdorin brezin e njėjtė frekuencor pa interferenca tė ndėrsjellta, dhe janė mė rezistente ndaj pengesave dhe pėrgjimeve se modulimi i spektrit “tė ngusht”. Nė vend se tė transmetohet sinjali me fuqi tė madhe nė brez tė ngusht, ėshtė treguar se ėshtė shumė mė mirė tė transmetohet me fuqi tė vogėl nė brez tė gjėrė frekuencor. Nėse nė ndonjėrėn frekuencė tė brezit ka pengesė, besushmėria qė informata e dėrguar ėshtė pranuar, ėshtė shumė mė e madhe pasi qė pjesa mė e madhe e sinjalit ėshtė bartur, dhe pengesa nuk do tė ketė fare ndikim nė tė. Gjithashtu, nuk duhet spjeguar shumė se pse ėshtė shumė mė vėshtirė tė pėrgjohet njė sinjal i cili ėshtė i shpėrndarė nė brez tė gjėrė frekuencor dhe atė me fuqi shumė tė vogėl. Vetėm tė shtojmė se kjo teknologji ėshtė zhvilluar para 50 vjetėve pėr qėllime ushtarake me cak qė tė jetė maksimalisht rezistente ndaj pengesave, interferencės dhe pėrgjimit.


[redakto] Krahasimi me Ethernet-in klasik (me kabllo)
Pėr shkak tė natyrės tjetėr fizike tė mediumit nė vet nivelin e lidhjes egzistojnė dallime nė krahasim me rrjetin me kabllo. CSMA/CD metoda e pėrdorur te rrjetat Ethernet me kabllo, kėtu ėshtė jo praktike, sepse zbulimi i koalizimeve nė radio sinjal ėshtė shumė mė i vėshtirė. Nė tė vėrtet, kahu nga emitohet sinjali, pėr shkak tė emitimit tė njėanshėm tė radiosinjalit, nuk ka mėnyrė tė zbuloj se a ka ardh deri te koalizioni. Pėr kėtė ėshtė ndryshuar metoda e ēasjes dhe quhet Distributed Coordination Function (DCF) e cila pėrdorėi Carrier Sense Multiple Access / Collision Avoidance (CSMA/CA), e jo metodėn Collision Detection (CD). Ka tė bėjė me atė se stacioni “ndėgjon” se a ėshtė mediumi i lirė pėr emitim, dhe nėse ėshtė, fillon me emitimin e sinjalit por vetėm pas njė intervali tė rastėsishėm kohorė. Kjo zvogėlon mundėsinė e koalizionit sepse pamundėson qė disa stacione fillojnė emitimin e njėhershėm kur kan zbuluar se mediumi ėshtė i lirė. Pėr komunikim mė efikas pėroret CTS dhe RTS sinjali. Nė fillim tė komunikimit dėrguesi dėrgon RTS sinjal dhe pėr njė periudhė kohore rezervon mediumin dhe informon marrėsin se ka njė paket pėr te, kuptohet nėse pranuesi gjendet pėrbrenda hapėsirės pranuese. Nėse nuk kemi tė bėjmė me ad-hoc rrjet, disa stacione nuk do tė pranojnė RTS sinjalin. Mirėpo, Acess Point-i nė WLAN dėrgon atėherė CTS sinjal i cili tani do tė mbėrijė deri te pranuesi si dhe deri te tė gjitha stacionet tjera, me ēka u bėhet me dije se mediumi ėshtė i rezervuar dhe se emitimi do tė fillojė sė shpejti. Kur kemi tė bėjmė me adresimin duhet pėrmendur se IEEE 802 skema e adresimit me gjatėsi prej 48 bitėshpėrdoret edhe standardin IEEE 802.11 me ēka e bėnė kėtė standard kompatibil me standardet tjera tė familjes sė standardeve 802 nė tė cilėn hynė edhe Ethernet-i klasik.


[redakto] Ēėshtjet e sigurisė
Pyetja e shtruar mė sė shpeshti kur kemi tė bėjmė me WLAN rrjetet ėshtė ēėshtja e sigurisė sė tyre. Ndoshta kjo do t’ju habis, mirėpo, shumė ekspert pėr qėshtje sigurie mednojne se WLAN rrjetat janė mė tė sigurta se rrjeta me kabllo. Pėr kėtė ekzistojnė argumente tė forta, e mos tė harojmė se edhe rrjetat me kabllo kan pjesėn e vet pa kabllo, emitojnė valė tė intensitetit jo tė vogėl, sidomos UTP rrjetat e sotme. Kur kemi tė bėjmė me sigurinė, dallimet kryesore nė mes rrjetave LAN dhe WLAN rrjedhin nga niveli i tyre fizik. Nuk do tė merremi me dobėsitė e LAN rrjetavepor do tė shqyrtojmė shkurtimisht disa mekanizma sigurie qė disponojmė tek WLAn rrjetat, e qė nuk i hasim nė botėn e rrjetave me kabllo. Tė pėrmednim sėrish qė vet teknologjia Spread Spectrum, siē thamė mė parėi, garanton shkallė tė lartė sigurie. Pėrveq kėsaj shumė Wireless paisje kan tė integruar opcionin pėr enkriptim. IEEE 802.11, si standard ka tekniken e sigurisė tė njohur si Wired Equivalent Privacy (WEP) e cila bazohet nė pėrdorimin e qelėsit dhe algoritmit RC4 pėr enkriptim. Shfrytėzuesit tė cilėt nuk e dinė qelėsin nuk mund ti qasen WLAN-it. Pasi qė enkriptimi shumė lehtė implementohet nė WLAN, kemi si rezultat numėr tė madh prodhuesish tė pavarur tė specuializuar pėr WLAN Security programe. Qė dikush ti qaset WLAN rrjetit duhet ti ketė disa informata si: brezin frekuencorė, kanalin dhe nėnkanalin e shfrytėzuar, qelėsin e sigurisė dhe fjalėkalimin pėr autentikim dhe autorizim tė shfrytėzuesit. Duhen mė shumė shėnime se te rrjetat klasike me kabllo, ēka i bėnė WLAN rrjetat mjaft tė sigurta. Ėshtė interesante tė pėrmendim se komunikimi infra i kuq IR ofron siguri tė madhe nė nivelin fizik, pasi qė IR valėt nuk kalojnė nėpėr objekte tė forta, siē ėshtė murri. Kjo zvogėlon mundėsinė e aplikimit por garanton qė rrjeta e formuar brenda njė hapėsire mund tė jetė e izoluar nė mėnyrė tė pėrkryer nga bota e jashtme.


[redakto] Pisjet dhe aplikimi i tyre
Pėrbrenda WLAN-it pėrdoren Wireless ISA, PCI osei PCMCIA kartela tė rrjetit dhe Wireless stacione tė qasjes (Access Point). Wireless kartela e rrjetit ėshtė e njėjtė me kartelen klasike tė rrjetit pėrveq qė nė vend tė konektorit pėrt kabllo, ka konektorin pėr antenė. Nė nivelet mė tė larta tė lidhjeve nė rrjet, si rrjeta klasike ashtu edhe Wireless-i sillen nė mėnyrė identike dhe plotėsisht transparente. Access Point-i nuk ėshtė hub pa kabllo, por mund ta definojmė si urė nė mes rrjeteve LAN e WLAN. Ai ka LAN port (me rregull Ethenet) dhe port WLAN, kyqje pėr antenė. Pėrdoret qė Wireless stacionet punuese tė kyqen nė rrjetin me kabllo, dhe tė kundėrtėn, qė shfrytėzuesit nga rrjeti me kabllo ti qasen WLAN-it. Duhet pėrmendur edhe se Access Point-i mund tė pėrdoret edhe si Wireless kartelė ”eksterne” e rrjetit pėr lidhje nė WLAN tė vetėm njė kompjuteri. Egzistojnė dy topologji apo lloje lidhjes tė rrjetit Wireless Ethernet. E para ėshtė a ashtuquajtura 'ad-hoc' apo peer to peer rrjeti tė cilin e pėrbėjnė dy Wireless stacione punuese. Ēdo stacion mund tė komunikoj direkt me secilin stacion tjetėr punues nė WLAN. Numri maksimal i stacioneve punuese nė WLAN ėshtė aq i madh sa qė nė praktik vėshtirė mund tė mbėrrihet. Ad-hoc rrjeti mund tė instalohet shumė shpejtė, ėshtė mobil dhe shpesh ka karakter tė pėrkohshėm. Lloji i dytė i rrjetit Wireless Ethernet, i ashtuquajturi infrastructure ku stacionet punuese komunikojnė pėrmes Access Point-it, nė mes veti dhe me stacionet tjera nė rrjetin me kabllo. Kėtu paraqitet edhe qėshtje e 'roaming'-ut qė na ėshtė e njohur nga telefonia mobile, dhe paraqet kalimin e njė Wireless stacioni nga njė Access Point nė tjetrin.


[redakto] Antenat dhe mbulueshmėria
Mbulushmėria e Wireless paisjeve varet nga lloji i antenave tė pėrdorura. Sipas kėndit tė emitimit egzistojnė dy lloje antenash. Tė parat janė antena omni-direkcionale tė cilat emitojnė sinjalin nė 360 dhe mundėsojnė point to multi-point komunikim. Nuk ėshtė e domosdoshme pamja optike por mbulushmėria zvogėlohet dukshem varėsisht prej pengesave. Omni antenat eksterne kanė fuqi deri 15dB me tė cilat arrihet mbulushmėria 10 - 20km. Ana e mirė e tyre ėshtė se munfd tė mbulohen sipėrfaqe tė mėdha dhe mund tė mbulohen tė gjithė shfrytėzuesit mobil dhe stacionar dhe tė gjitha LAN rrjetat qė gjendet brenda hapsirės sė mbulueshmėrisė. Njėri prej kahjeve tė zhvillimit tė Wireless Ethernet-it ėshtė edhe qasja nė Internet bazuar nė kėtė princip. Mbulimi i sipėrfaqeve tė tėra ėshtė tregim nė vete, ekzistojnė metoda tė veqanta pėr matjen e fuqisė sė sinjalit nė pika tė caktuara, nevojitet pėrvojė kur kemi tė bėjmė me reflektimin dhe difrakcionin e sinjalit nėpėr pengesa, etj. Ana e keqe e omni antenave ėshtė se e shpėrndan sinjalin nė tė gjitha drejtimet, prandaj mund ta pranon edhe ai qė nuk do tė duhej. Pėr kėtė rekomandohet pėrdorimi i mė shumė antena direkcionale tė lidhura nė paisje transmetuese me tė ashtuquajturit spliter. Brezi frekuencorė ISM tek ne nuk ėshtė shumė i shfytėzuar dhe mospėrdorimi i omni antenave aty ku ėshtė e mundur garanton se kėshtu do tė mbetet edhe nė tė ardhmen. Wireless kartelat dhe Access Point-i nė formė standarde liferohen me omni-dipol antena mbulushmėria e tė cilave nė hapsirė tė hapur ėshtė rreth 250m, ndėrsa nė tė mbyllur 50 - 150m varėsisht prej llojit tė objektit. Lljo i dytė i antenave ėshtė uni-direkcionale (tė drejtuara), tek tė cilat zakonuisht kėndi i mbulushmėrisė ėshtė prej 10 deri 70 dhe janė tė dedikuara pėr lidhje point to point, por mund tė pėrdoren edhe pėr lidhje point to multi-point. Mund tė kenė edhe forcė tė madhe tė emitimit mbi 20dB, e me kėtė edhe mbulushmėri shumė mė tė madhe deri nė dhjetra kilometra. Antenave tė drejtuara, me rregull, ju nevojitet pamje optike. Largėsia mė e madhe e mbulimit qė mund tė arrihet ėshtė rreth 60-70 km, e me teknika tė caktuara edhe mė shumė. Nė largėsi tė mėdha pozicionimi i antenave shėndėrohet nė punė tė komplikuar pasi qė kėrkon pėrvoj dhe paisje speciale pėr matje. Tė pėrmendim se nė kėto distanca duhet llogaritur nė efektet si lakimi i ruzullit tokėsorė, pėr ēka duhet montuar antenat nė shtylla tė larta. Mund tė pėrdoren edhe stacione repetitor, qė do tė thotė se linku mund tė realizohet me disa “kėrcime” – linka tė posaqėm. Se cilat antena ėshtė mė optimale tė pėrdoren varet nga pėrdorimi konkret dhe tereni. Ekzistojnė shumė paisje shtesė pėr antena tė cilat nė shumė raste janė mjaft tė dobishme. Tė pėrmendim paisjet pėr mbrojtje nga zbrazjet elektrike (Lightening Protection) qė preferohet tė pėrdoret nėse antena ėshtė e montuar nė objekte qė nuk janė tė mbrojtur me rrufepritės. Janė interesant edhe paisjet e pėmendura mė parė ndarėsit e antenave (Antenna Splitter) tė cilėt mundėsojnė qė njė Wireless paisje tė lidhet nė dy apo mė shumė antena.


[redakto] Oferta brenda nate
Cisco, 3Com, Nortel si dhe shumė kompani tjera tė mėdha nė fushėn e rrjeteve kompjuterike tashmė kanė hyrė nė garė dhe, thuajse brenda njė nate, kanė filluar tė ofrojnė zgjidhjet e tyre pėr Wireless Ethernet rrjeta. Mėnyra pėr kėtė ėshtė e thjeshtė dhe bėhet me blerjen e kompanive tė specializuara pėr Wireless Ethernet apo nė OEM prodhim. E ardhmja e standardit IEEE 802.11 me kėtė ėshtė e garantuar dhe para shfrytėzuesit ėshtė dilema rreth zgjedhjes sė teknologjisė mė optimale - Wireless Ethernet apo xDSL-ėt e ndryshėm, ISDN, Frame Relay apo tjetėr. Wireless Ethernet-i sot ėshtė njė teknologji “e pjekur”, e pazėvendėsueshme nė rastet kur instalimi i rrjetit duhet tė bėhet nė objekte tė mbrojtura historike, pastaj aty ku ėshtė e vėshtirė apo e shtrenjtė vendosja e kabllove, ku duhet instalim i shpejtė i rrjetit apo edhe kur rrjeti duhet tė jetė mobil. Wireless Etherneti jorrallė paraqet zgjedhjen mė tė shpejtė dhe mė optimale sepse njė Wireless kartelė mund tė zėvendėsojė me qindra metra kabllo optike dhe tė gjitha peripecitė lidhur me vendosjen e tė njėjtės. Ėshtė e sigurt se edhe pėr njė kohė tė gjatė rrjetet me kabllo kanė pėr tė qenė dominante, mirėpo, pėrqindja e WLAN-ėve do tė rritet shumė shpejt. Me rritjen e shpejtėsisė te Wireless Ethernet-i shtrohet pyetja e investimeve shtesė nė kabllimet e kategorisė 6 e posaēėrisht 7 (e cila ende nuk ėshtė aprovuar zyrtarisht). Deri sa nuk shfrytėzohen potencialet e standartit tė kategorisė 5E i cili pėrkrahė edhe Gigabit Ethernet-in 1000Base-T rrjetet nė 1000 Mb/s, do tė vijė deri tek pėrparimi nė Wireless Ethernet tė cilin tashmė ėshtė vėshtirė ta parashikojmė dhe i cili ndoshta do ti largoj pėrgjithmonė rrjetat me kabllo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.gvhack.tk
 
Rrjeti i veglave ekektronike me sistem pėrēimi rrezatues Wireless
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: