KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e internetit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
proff.vB
WebMaster
WebMaster
proff.vB


Male
Numri i postimeve : 340
Age : 30
Vendndodhja : ωωω.кн¢-ѕσℓυтιση.тк
Registration date : 11/09/2008

Historia e internetit Empty
MesazhTitulli: Historia e internetit   Historia e internetit I_icon_minitimeSat Oct 11, 2008 8:50 pm

Interneti ėshtė rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundėsi pėr kyēje publike tė rrjeteve tė ndėrlidhura kompjuterike, qė transmetojnė tė dhėna (ang.:data tė caktuara duke pėrdorur Internet protokolin (IP) standard. Me fjalė tė tjera, interneti ėshtė rrjet i rrjeteve qė pėrmbanė miliona pjesėza tė vogla rrjetesh rajonale, akademike, tė biznesit e qeveritare, tė cilat nė vete pėrmbajnė informata dhe shėrbime tė ndryshme, siē janė posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithė botaHistoria
Fillet e internetit datojnė nga vitet '60, kur ai filloi si perpjekje e ushtrisė amerikane pėr t'i lidhur me rrjet / Networks bazat e saj nėpėr Amerikė. Mė pas kėtė filluan ta bėjnė universitet, duke u lidhur me njera-tjetren dhe mė vonė universitetet shėrbyen si ISP pėr studentėt dhe profesorėt, me qėllim qė tė bėhej njė shkėmbim sa mė i madh informacionesh. Rreth viteve '70 filloi komercializimi i internetit, por atėbotė mund tė pėrdorej vetėm posta elektronike dhe ishte shume i shtrenjtė. Nė vitit '90 interneti bėri "boom" me komercializimin e plotė tė tij: firma tė nisura fillimisht me dy vetė dhe me kapital prej 500.000$ pushtuan bursat e botės dhe punėsuan mijėra vetė. P.sh. Yahoo filloi nė vitet ’90 nga dy vetė (japonezė), me kapital fillestar prej 1.000.000$, kurse tash vlera e saj nė bursa kap shumėn prej mbi 300.000.000$.

Rruga e krijimit tė internetit

[redaktoni] Rrjeti ARPA
Zanafilla e idesė pėr ndėrtimin e rrjetit, qė pėr ne ėshtė i njohur me emrin "internet" rrjedhė nga koha e luftės sė ftohtė nė vitet “60. Si iniciatorė tė njė rrjeti tė tillė janė qarqet ushtarake tė ShBA-ve, tė cilat sot nga disa prezantues nė internet kritikohen pėr mbajtjen sekrete tė internetit.

Qė nė fillim tė viteve “60, ushtarakėt amerikanė mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe nė rast tė ndonjė sulmi atomik nga kundėrshtarėt. Si zgjidhje mė e mirė e kėtij problemi shihej njė rrjet elektronik. Me kėtė rrjet duhej qė tė dhėnat e njėjta tė regjistroheshin dhe tė shpėrndaheshin nė kompiuterė qė gjendeshin nė largėsi. Nė rast ndryshimi apo futjes sė tė dhėnave tė reja, duhej qė ndryshimet tė bėheshin nė tė gjithė kompiuterėt e lidhur nė atė rrjet. Secili nga kompiuterėt e lidhur duhej tė komunikonte nė disa lidhje me kompjuterėt tjerė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ishte e mundur vazhdimėsia e komunikimit nė rast tė shkatėrrimit tė ndonjėrit nga kompjuterėt, ose kėputjes sė ndonjė lidhjeje. Sidoqoftė, nė vitin 1964 Forcat Ajrore tė ShBA-ve angazhojnė firmėn RAND Corporation pėr ndėrtimin e projektit tė quajtur "Rrjeti i decentralizuar". Kjo firmė nuk u angazhua pėr atė qė ne sot e njohim si paraardhės tė internetit. Pėr shkak tė shumė vėshtirėsive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetė ideja pėr njė "rrjet tė decentralizuar" ,ku bartja e tė dhėnave do tė bėhej nė formė paketash, mbeti nė kokat zhvilluese.

Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), qė nga viti 1958 shėrbente pėr zhvillimin shkencorė pėr ushtrin amerikane, vendosi qė mė 1966 tė ndėrlidhė rrjetin me llogaritėsin ARPA. Me kėtė rast ideja pėr "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe mė tej dhe mori njė formė paksa mė tė kuptueshme. Nė vitin 1969 nė rrjetin ARPA-Net ishin tė lidhur katėr llogaritės. Tre vite mė vonė nė ARPA-Net ishin tė lidhur 40-tė llogaritės. Duhet theksuar se edhe nė kėtė kohė ARPA-Net ishte njė rrjetė i mbyllur. Nga ky rrjetė i mbyllur ARPA-Net do tė ndėrtohej mė vonė rrjeti i internetit.


[Te arriturat shkencore
Ideja pėr lidhjen e llogaritėsve nė njė rrjetė, ishte interesante jo vetėm pėr qarqet ushtarake por edhe pėr ato shkencore. Nė tė vėrtet pėr shkencėtarėt nuk ishte shumė interesante mundėsia e sinkronizimit tė tė dhėnave ndėr kompiuter, porse vetė bartja dhe shkarkimi i tė dhėnave nga njė kompiuter nė tjetrin. Pasi qė ARPA-Net kishte njė aftėsi pėr t“u hapur nuk ishte problem pėr tė zgjeruar edhe nė fushat tjera. Mė ndihmėn e kėtij rrjeti shkencėtarėve, qė nė vitet e `70 ju epej mundėsia e shkarkimit tė informatat nga institutet e lidhura nė ARPA-Net .

Numri i llogaritėsve tė lidhur nė kėtė rrjetė rritej dita-ditės, llogaritėsit e lidhur kishin sisteme tė ndryshme operative. Llogaritės tė fabrikantėve tė ndryshme, unix e mė vonė edhe kompiuterėt personale filluan tė lidhen nė kėtė rrjetė. Disa nga kėta llogaritės kishin lidhje tė drejtpėrdrejtė ndėrsa tė tjerėt lidheshin me ndihmėn e telefonit dhe tė modemit. Me kėtė paraqitet nevoja e njė protokollimi tė ri tė bartjes sė tė dhėnave. Ky protokoll duhej tė mos jetė i bazuar nė sistemin operativ tė kompiuterve tė lidhur dhe shpejtėsinė e bartjes sė informatave. Si rezultat i kėsaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, mė kėtė u bė edhe i mundėshem bartja e informatave nė rrjetin ARPA-Net nė mėnyrė tė standardizuar pėr tė gjithė llogaritėsit e lidhur nė kėtė rrjetė.

Merita shkencore nė ARPA-Net kanė edhe studentėt, tė cilėt e zbuluan kėtė rrjetė nė mėnyrėn e vet. Dėshirė e tyre ishte njė tablo informative ku bėhet kėmbimi i informatave nė mes tyre. Si rezultat i kėsaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i pėrdoruesve). Me kėtė u vendosė edhe njė gurė nė ndėrtimin e internetit.


[] Rrjeti i rrjeteve
Nevoja e dallimi tė botės shkencore dhe asaj ushtarake tė lidhur nė ARPA-Net, pėr shkak tė sekreteve ushtarake solli qė nė fillim tė viteve `80 nga ARPA-Net tė ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndėrsa ARPA-Net mbete nė duar tė shkencėtarėve. Nė pjesėn civile tė kėtij rrjeti nė vitet “80, bėhet katapultimi i numrit tė kompiuterve tė lidhur nė tė. Shkaktar i rritjes sė numrit tė lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatė arriti qė tė gjithė llogaritėsit e qendrave tė rėndėsishme shkencore nė ShBA tė i lidhė nė kėtė rrjetė. Kėshtu me kėtė lidhje u bė e mundshme qė nga rrjete tė vogla tė kyēen nė rrjetin e madh dhe nga ai nė ndonjė rrjetė apo kompiuteri tjetėr. Me kėtė edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" pėr tė cilin pėr njė kohė tė shkurtėr merr dheun fjala "internet" . Me kėtė edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerėzve rreth viteve “80.

Nė tė njėjtėn kohė nė Evropė ndiqeshin zhvillimet nė kėtė drejtim. Mirėpo ato ishin tė bazuara nė Normat ISO. Pasi qė modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normė e ISO-sė ata edhe nuk e pranonin atė. Nė vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qėllim tė koordinimit tė iniciativave pėr krijimin e njė sistemit tė lidhjeve tė kompiuterve nė nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) pėr kete qellim.

Inciativa evropiane ju pėrkulė suksesit tė TCP/IP-sė nė Amerikė dhe mė nė fund vendosen pėr tė krijuar njė rrjetė multi-protokollar qė ndėr tė tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emėrtua EuropaNet dhe nė tė u lidhen qendra tė ndryshme shkencore tė Evropės.

Tani mė ekziston lidhja transatlantike e Evropės nė Backbone tė ShBA-sė. Koordinimi i komunikimit nė internet pėr zonėn Evropiane ju besua organizatės RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe nė Evropė ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nėnrrjetet dhe quhet Ebone (Europėischer Internet-Backbone). Firmė e cila pėr shkak tė bankrotit u desh tė mbyllet nė vitin 2002. Nė kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime tė ngjashme me ato tė Evropės.

Sot kur ne themi "Internet", atėherė nėnkuptojmė jo vetėm thjeshtė njė rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve tė ndryshme tė vogla (organizatave, institucioneve etj.) nė Backbone.


Funksionimi i internetit
Tė gjithė i keni dėgjuar fjalėt URL dhe WWW. Por, ē’do tė thonė kėto fjalė? URL – Uniform Resource Locators s’ėshtė asgjė tjetėr, por vetėm adresė e njė faqeje nė internet qė pėrmban informacionin e shkėmbyer standard tė shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), qė ju e shkruani nė ēdo adresė qė doni ta shihni ne Internet. Hypertext do tė thotė njė tekst i regjistruar nė njė forme elektronike me lidhje referative ndėrmjet faqeve.

Kuptojeni Internetin si njė qytet tė madh qė ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepėr rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepėr dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka ēdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme ėshtė te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk ėshtė vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.

Ē'ėshtė WWW (World Wide Web)? Ėshtė bota jonė virtuale, Rrjeti i Pėrgjithshem Botėror. Imagjinoni njė rrjetė merimange gjigante qė vazhdon tė thurret edhe nė momentet kur ti je duke lexuar kėtė. Merimanga e ka trupin nė ShBA, kurse kėmbėt gjithandej nėpėr botė.

Mund te keni ndegjuar edhe pėr FTP (File Transfer Protocol), qė ėshtė standardi i pėrēimit tė skedarėve, kur programi skedar-pėrēues duhet tė mbėshtsė dėrgimin e skedarit nė njė server interneti.

ISP Internet Service Provider) ėshtė serveri qė mban faqet dhe na bėn tė mundur lidhjen me internetin nga shtėpia.

Serveri ėshtė njė komjuter qė bėn tė mundur lidhjen me internetin. Pra, ėshtė vetėm njė mbėshtetės qė vetė ėshtė i lidhur me njė server tjetėr, kurse edhe ai tjetri vetė me njė tjetėr.

Hosteri (pritėsi) ėshtė server qė mban faqen tėnde nė internet dhe qė bėn tė mundur qė edhe tė tjerėt ta shohin atė. Kuptojeni atė si njė dyqan me qira, pėr tė cilin duhet t'i paguani qiradhėnėsit.

XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janė standarde tė reja pėr krijimin e faqeve, versione tė reja tė HTML.

Intraneti ėshtė njė rrjet privat kompjuterėsh me hyrje tė kufizuar vetėm pėr njė organizatė, por qė pėrdor tė njėjtat rrugė dhe forma pune qė ka edhe Interneti.

Prapashtesa .com nė adresė do tė thotė commercial dhe ėshtė pėr faqet me qėllime dhe pėrmbatje tregtare, .org do tė thotė organization, .edu do tė thotė education dhe ėshtė pėr universitete dhe shkolla et,.


Interneti shqiptar
Zhvillimi i internetit nė Shqipėri mori hov pas viteve '90. Faqet shqiptare tash janė edhe nė gjuhė tė tjera dhe shikohen nga e gjithė bota. Ato pasqyrojne zhvillimin e vendit dhe kulturės shqiptare. Shembuj faqesh shqiptare janė tė shkruara te lidhjet e jashtme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gvhack.tk
 
Historia e internetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: