Njė thirrje anonime, rreth orės 12:00, tė premten, terrorizoi dhe ndėrpreu mbarėvajtjen e punės nė objektin e Komunės sė Ulqinit. Menjėherė pas thirrjes u dha alarmi ku tė gjithė punonjėsit dhe personat qė ishin brenda hapėsirave tė objektit tė Komunės dolėn jashtė.
Pas rrethimit tė objektit nga ana e njėsisė policore tė Ulqinit, tė cilėt nuk lejonin lėvizjen nė afėrsi tė kėsaj zone, nė vendin e ngjarjes erdhi edhe njėsiti i policisė speciale anti-terroriste.
Pas kontrollit tė tėrė objektit, u vėrtetua se alarmi ishte i rremė, e megjithatė nė qytetin e Ulqinit mbizotėroi atmosferė e ftohtė.
Burime jozyrtare brenda punonjėsve tė kėtij institucioni, hodhėn dyshimin se alarmi pėr bombė brenda objektit tė Komunės sė Ulqinit ka lidhshmėri me vendimin e ndėrmarr mbrėmė nga qeveria e Malit tė Zi pėr njohjen e Republikės sė pavarur tė Kosovės.