Ministrat e Mbrojtjes sė 26 shteteve tė NATO-s, kanė rėnė dakord qė trupa ndėrkombėtare nė Afganistan ISAF, tė merret nė tė ardhmen edhe me luftėn kundėr tregtisė sė drogės.
Megjithatė, aksionet duhet tė kryhen mundėsisht nėn kryesimin e afganėve, por me ēdo kusht me aprovimin e afganėve, tha ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung nė kuadėr tė takimit tė NATO-s qė po mbahet nė Budapest.
Edhe shtetet anėtare duhet tė vendosin vetė nėse duan tė marrin pjesė nė zgjerimin e luftės kundėr drogės. Ndėrhyrja kundėr drogės u kėrkua kryesisht prej SHBA-ve. Gjermania, Spanja dhe Italia ishin mė shumė qė lufta kundėr drogės tė zhvillohet nga vetė afganėt.