KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zgjatni jetėn Laptop-it

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Zgjatni jetėn Laptop-it Empty
MesazhTitulli: Zgjatni jetėn Laptop-it   Zgjatni jetėn Laptop-it I_icon_minitimeFri Oct 10, 2008 9:24 pm

Ēmimet e laptopėve sė fundmi kanė rėnė ndjeshėm. Sidoqoftė njė laptop nuk mund tė quhet blerje e vogėl pėr xhepin e shumėkujt. Pėr shumė pėrdorues, tė blesh njė kompjuter ēdo vit apo ēdo dy vjet nuk ėshtė zgjidhje. Ėshtė me vend tė mundoheni tė nxirrni maksimumin prej investimit tė kryer, qoftė ky njė laptop 50.000 lekėsh apo njė 200.000 lekėsh. Fatmirėsisht, me disa ndryshime dhe me pak aksesorė, ju mund tė zgjatni ndjeshėm jetėn e laptopit tuaj.



Kujdesuni pėr temperaturėn
Sa mė i nxehtė tė bėhet laptopi, aq mė shumė rriten mundėsitė qė ndonjė nga pajisjet e tij tė prishet. Nėse e keni bėrė rutinė tė shtriqeni nė divan, me jastėkun si tavolinė pėr laptopin, mund tė ndodhė qė sistemi i ajrosjes tė bllokohet dhe temperatura e laptopit tė jetė mė e lartė se normalisht. Edhe pse nuk keni si ta ftohni laptopin nga brenda, keni mundėsinė ta bėni kėtė nga jashtė. Blini njė mbėshtetėse ftohėse, pėr afro 3.000 lekė. Antec, DataStor apo Targus shesin pajisje tė tilla, qė me anė tė dy apo mė shumė ventilatorėve tė lidhur me laptopin tuaj me kabllo USB, e ulin nxehtėsinė e kėtij tė fundit nė mėnyrė tė ndjeshme. Pėrveēse kaq, ventilatorėt e brendshėm tė laptopit do tė punojnė mė pak dhe mė rrallė, duke bėrė qė jetėgjatėsia e tyre tė rritet ndjeshėm.

Mos nėnvlerėsoni mirėmbajtjen e ventilatorėve tė brendshėm! Blini kanaēe me ajėr tė kompresuar pėr tė hequr pluhurin nga ventilatorėt tė paktėn njėherė nė muaj, nė mėnyrė qė ata tė punojnė me efiēiencė tė plotė.



Nxehtėsia vret
Tejnxehja e brendshme mund tė ēojė nė fikje tė laptopit atėherė kur s’duhet. Pėrveē kėsaj, ajo shkurton ndjeshėm jetėgjatėsinė e laptopit. Pėrdorni njė mbėshtetėse ftohėse pėr tė thithur nxehtėsinė e brendshme, duke kursyer kėshtu ventilatorėt e laptopit.



Zgjidhni SSD-nė
Nė ēdo kompjuter, disku i ngurtė ėshtė thembra e Akilit, me gjithė ato shtresa tė vogla, koka pėr shkruajtje dhe lexim dhe tėrė ato pjesė tė tjera qė lėvizin. Mjafton vetėm njė defekt nė njė nga kėto pjesė, pėr ta nxjerrė gjithė diskun jashtė pėrdorimit. S’mbaron me kaq. Disqet e ngurtė tė zakonshėm prodhojnė sasi tė konsiderueshme nxehtėsie. Zgjidhja: njė solid-state drive (disk me gjendje tė pandryshueshme), apo SSD. SSD ėshtė e ndėrtuar me kujtesė tė pandryshueshme flash (nonvolatile flash memory). Kjo do tė thotė se kėto disqe nuk kanė nė brendėsi pjesė qė lėvizin, gjė kjo qė ul nė mėnyrė drastike nxehtėsinė qė ajo shpėrndan. Gjithashtu, SSD-ja ka mė pak mundėsi tė pėsojė goditje, dridhje apo temperatura ekstreme. Shikoni pėr njė tė tillė, nėse do blini njė laptop, ose merrni njė tė tillė pėr laptopin tuaj tė vjetėr. Duke qenė se SSD ėshtė teknologji relativisht e re, duhet tė dini se pėr momentin ēmimi i tyre luhatet rreth 1500 lekėve pėr GB, ndėrsa ēmimi i disqeve tė ngurtė ėshtė vetėm 50 lekė pėr GB. Kapacitetet maksimale tė secilės (128GB pėr SSD-nė dhe 1TB pėr diskun e ngurtė) mund tė jenė gjithashtu njė pengesė, por, pėrkatėsisht, kėta numra do tė bien dhe do tė ngrihen me rritjen e kėrkesės dhe prodhimit tė SSD-sė.





Ēfarė s’duhet pėlqyer?
Hibernate ndėrthur rehatinė e Standby me kursimin e baterisė nga fikja e plotė.



Riformatojeni pa dhimbje.
Ashtu si ventilatorėt, edhe Windows-i mbledh mbeturina me kalimin e kohės. Riformatojeni dhe riinstalojeni, por mė parė ruani tė dhėnat tuaja me ndonjė program utilitar si Genie Backup Manager.


Mbajeni me kujdes
Ju ktheheni nė shtėpi nga bari i lagjes, qė ka wireless, me laptopin nė ēantėn e shpinės, e vendosni pa dashje nė cep tė tavolinės dhe ai bie. Dėgjoni njė zhurmė qė ju ther pėrbrenda dhe e keqja ka ndodhur.
Pėr tė parandaluar situata tė tilla, zgjidhni njė ēantė me mbrojtje maksimale. Mund tė gjeni tė tilla qė me anė tė kombinimit tė mbrojtėseve anėsore me teknologjinė e ajrit tė ngjeshur, tė parandalojnė thyerjen e ekranit apo tė cepave tė laptopit tuaj nė situata tė ngjashme. Kur e transportoni laptopin pa ēantė, mundohuni tė mos e shtėrngoni shumė kasėn e tij. Mos e mbani nga cepat dhe mos e mbani me njė dorė. Shumė laptopė pėrfundojnė me ekran tė thyer apo dėmtime tė brendshme vetėm prej huqeve tė tilla.


Bebetisni baterinė
E sigurtė si vdekja ėshtė se edhe bateria juaj do tė soset me kalimin e kohės. Se sa do tė zgjasė, varet nga mėnyra se si do tė pėrkujdeseni pėr tė. Sipas ekspertėve njė bateri laptopi zgjat mesatarisht 500 cikle karikim/shkarkimi. Kjo korrespondon me 18-36 muaj pėrdorim normal. Pėr t’iu afruar sa mė shumė 36-ės, hiqeni baterinė sa herė qė jeni duke punuar me laptopin tė vėnė nė prizė, qoftė kjo nė zyrė apo nė bar. Kur e lini vėnė, rryma elektrike mund tė shkaktojė tejnxehje dhe mbikarikim. Kėto janė dhe dy arsyet mė tė forta qė ēojnė nė rrėnimin e parakohshėm tė baterisė. Kur punoni me bateri, pėrdoreni laptopin derisa t’ju njoftojė pėr nivel tė ulėt karikimi. Kjo do ta mbajė tė ulėt numrin e karikimeve qė do tė kryeni (mos harroni: keni, pak a shumė, vetėm 500 tė tilla). Pėrpiquni ta mbani qoftė baterinė, qoftė laptopin, nė vende tė ftohta dhe tė ajrosura mirė, duke qenė se vendet e nxehta ulin gjithashtu jetėgjatėsinė e baterisė.


Bebetisni baterinė, pjesa e dytė
Ne vdesim pėr Standby (Dremitje), si gjithkush tjetėr. Kjo na lejon qė ta ndezim dhe ta fikim laptopin vetėm pėr pak sekonda. Megjithatė, Standby konsumon energji, qė do tė thotė se bateria po shkarkohet, edhe kur kompjuteri juaj ėshtė “i fikur”. Kjo ēon nė shpėrdorimin e cikleve fiks tė karikim/shkarkimit qė pėrmendėm mė sipėr. Shmangeni kėtė ēark, duke pėrdorur Hibernate nė vend tė Standby. Kjo mėnyrė bėn tė mundur ruatjen e kujtesės sė pėrkohshme nė diskun e ngurtė, gjė qė nuk kėrkon energji nė vazhdimėsi. Koha e ndezjes nė kėtė rast ėshtė vetėm pak sekonda mė tepėr se nė rastin kur keni pėrdorur Standby, por e ruan baterinė, ashtu siē do ta ruante njė fikje e plotė.


Riformatoni diskun e ngurtė
Sa e sa herė kemi dėgjuar nga shokėt apo tw afwrmit tė na pyesin: “Mos duhet tė blej njė laptop tė ri, se ky i vjetri mė ėshtė ngadalėsuar ca?”. VINI RE! Ata ngadalėsohen pėr arsye se, me kalimin e kohės, Windows-i fryhet me ekuivalentėt dixhitalė tė kolisterolit, qė janė skedarėt jetimė, tė dhėnat e kota tė ngelura nė regjistrin e tij, apo shpeshherė dhe viruset e programet spiunė. Fatmirėsisht mund tė zhbllokoni arteriet e sistemit operativ, duke formatuar diskun e ngurtė dhe duke riinstaluar Windows-in. Ėshtė njė proces qė do kohė dhe nerva, por do t’ju japė njė kompjuter, ndoshta jo aq tė shpejtė sa ditėn qė e nxorrėt nga kutia, por, tė paktėn, shumė mė tė shpejtė se sa e kishit para se ta formatonit. Nė shumicėn e rasteve kėtė mund ta bėni me ndihmėn e CD-ve, qė jepen nga prodhuesi bashkė me laptopin, duke ndjekur udhėzimet e njėpasnjėshme. Gjithsesi, para se ta bėni kėtė, sigurohuni tė hiqni prej laptopit tė dhėnat e ndjeshme, siē janė dokumentet, faqeruajtjet e shfletuesve dhe tė dhėnat e tjerat kritike nė ndonjė disk tė jashtėm, CD apo DVD. Mos klononi dhe mos rivendosni tė dhėnat e diskut tė vjetėr, sepse kjo do t’ju sjellė tė gjitha problemet e mėparshme. Nė vend tė kėsaj, pėrdorni njė program si Genie Backup Manager Pro 8.0 , pėr tė arkivuar skedarėt dhe tė dhėnat nė ndonjė nga destinacionet e sipėrpėrmendura. Pasi tė keni instaluar sistemin, riinstaloni programet qė ju duhen dhe kalojini tė dhėnat nė laptop. Mė nė fund, laptopi juaj i ngadaltė ėshtė si i ri dhe kjo do tė zgjasė pėr ca akoma.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zgjatni jetėn Laptop-it
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: