KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės Empty
MesazhTitulli: Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės   Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės I_icon_minitimeTue Oct 07, 2008 9:31 pm

Qė nga publikimi i librit Les Propheties – qė ėshtė botuar e ribotuar shumė herė qė nga vdekja e tij – Nostradamusi ka tėrhequr vėmendjen e pothuajse tė gjithė njerėzve qė ndjekin kultin. Entuziastėt e tij tė shumtė, e mos tė flasim pėr shtypim, e lavdėrojnė atė pėr parashikimin e njė vargu tė gjerė tė ngjarjeve kryesore qė i kanė shėnuar zhvillimet gjatė shekujve tė kaluar.

Nostradamus (Michel de Nostredame) u lind mė 14 dhjetor 1503, nė qytetin francez St. Remy dhe vdiq mė 2 korrik 1566. U shkollua nė Avignon ku studioi filozofinė,
gramatikėn dhe retorikėn, pėrveē kėtyre studioi edhe letėrsinė klasike, mjekėsinė, historinė dhe astrologjinė.

Nostradamus-i ishte njė nga publikuesit mė tė mėdhenj botėror tė profecive. Ai njihet mė sė shumti pėr librin e tij Les Propheties, edicioni i parė i tė cilit u paraqit nė vitin 1555. Qė nga publikimi i kėtij libri – qė ėshtė botuar e ribotuar shumė herė qė nga vdekja e tij - Nostradamusi ka tėrhequr vėmendjen e pothuajse tė gjithė njerėzve qė ndjekin kultin. Entuziastėt e tij tė shumtė, e mos tė flasim pėr shtypim, e lavdėrojnė atė pėr parashikimin e njė vargu tė gjerė tė ngjarjeve kryesore qė i kanė shėnuar zhvillimet gjatė shekujve tė kaluar.

Nė shekullin gjashtėmbėdhjetė Francėn e kaploi epidemia e mortajės. Nė kėtė kohė Nostradamusi u dallua si mjek i shkathtė, i cili iu kundėrvu kėsaj sėmundjeje misterioze me tėrė fuqinė qė posedonte dhe pati njė sukses tė madh. Nė luftė kundėr kėsaj sėmundje ai pėrdorte si mjet kryesor, aplikimin e higjienės personale dhe doza tė mėdha tė vitaminės C. Kur hynte nė fshat tė infektuar, pikėsėpari kėrkonte mėnjanimin e kufomave nga rrugėt. Pacientėve, sė pari, u rekomandonte sa mė shumė ajėr tė pastėr, ujėra tė pastra dhe ilaē, tė cilin e kishte mbaruar vetė.

Mė vonė, nė kohėn e njė epidemie tė rėndė tė mortajės, Nostradamusi pėrjetoi njė tragjedi tė rėndė familjare dhe, sado qė u pėrpoq maksimalisht t’ua shpėtonte jetėn, i vdiqėn bashkėshortja me tė dy fėmijėt.

I dėshpėruar nga tragjedia familjare, Nostradamusi filloi tė dyshonte nė aftėsitė e veta mjekuese dhe pėr gjashtė vjetėt vijues, brodhi nėpėr Evropė poshtė-lart pa ndonjė cak. Duke kaluar nėpėr periudhėn mė tė errėt tė jetės, ai, pėr herė tė parė, filloi t’i vėrente aftėsinė e veta tė parashikimit tė sė ardhmes.

Shpėrthimi i mortajės nė Aix, atėherė kryeqytet i Provansės, pėr nėntė muajt rresht, e nxiti Nostradamusin qė prapė tė merrej me shėrimin e tė infektuarve dhe tė shpėtonte sa mė shumė njerėz. Pas zhdukjes sė mortajės, ai shpėrblehet nga paria e qytetit tė Aix-it me njė pension jetėsor.

Dhjetė vjet pas vdekjes sė bashkėshortes dhe tė fėmijėve, Nostradamusi vendoset nė Salon dhe martohet pėrsėri. Nė martesėn e dytė i lindin tri vajza dhe tre djem. Nostradamusi e shndėrroi katin e dytė tė shtėpisė nė njė laborator (astrolaborator), nė tė cilin kishte mjete tė ndryshme pėr magjitė dhe predikimet qė do tė bėnte i mbyllur nė laborator. Nė kėtė mėnyrė nė vete zgjoi vizione tė ēuditshme, tė cilat mė vonė filloi t’i shėnojė.

Pėr disa vite me radhė Nostradamusi u mendua nėse do t’i bėnte publike predikimet e tij apo jo. Pėrfundimisht nė vitin 1550 ai pėr herė tė parė publikoi almanakun e tij tė profecive, i cili pėrbėhej prej dymbėdhjetė pjesėve nga katėr rreshta mė vonė tė quajtura “strofa”. Secili strofė pėrmbante predikime themelore pėr vitin pasues.

Almanaku hasi nė mirėpritje te lexuesit dhe kjo e nxiti Nostradamusin qė ta vazhdonte punėn e tij. Ai vazhdoi publikimin e njė almanaku ēdo vit pasues.


Veprėn e tij mė tė famshme, The Centuries (Shekujt), Nostradamusi filloi tė shkruante nė vitin 1554, derisa shkroi dhjetė vėllime me nga 100 strofa. Shekujt I deri nė IV i botoi nė Lyon nė vitin 1555, kurse tri pjesėt e mbetura pak mė vonė. Tri pjesėt e fundit Nostradamusi i botoi nė vitin 1558 dhe atė nė ekzemplarė tė kufizuar, tė cilėt ua shpėrndau njerėzve tė caktuar.

Vepra e tij Shekujt ka pėrjetuar botime tė ribotime tė vazhdueshme gjatė 400 vjetėve tė fundit tė historisė sė njerėzimit.
Nė kohėn e botimit tė tyre, por dhe sot, profecitė e Nostradamus-it kanė hasur nė vlerėsime dhe kritika tė ndryshme. Kombinimet e fjalėve franceze, sllave, greke, latine dhe italiane tė shkruara, nė mėnyrė enigmatike, si gjėegjėzave, lojėra fjalėsh, anagrameve dhe epigrameve pėr interpretimin e tė cilave duhet pasur dituri tė madhe nė njė varg tė gjerė subjektesh.

Qė prej botimit tė veprave tė Nostradamus-it nė shekullin XVI e deri me ditėn e sotme, njė numėr i madh i studiuesve janė magjepsur me veprat e tij dhe kanė tentuar t’i kuptojnė dhe t’i deshifrojnė ato. Predikimet e tij janė tė shumta dhe shumė prej tyre nuk janė interpretuar akoma.

Pėr injorantėt, mendjeshkurtrit, Nostradamus-i ishte njė krijesė e dreqit. Nga filozofėt, Nostradamus-i vazhdon tė lavdėrohet dhe tė mallkohet. Poetėt mbesin tė hutuar nga kuptimi i strofave tė tij tė egra. Interpretimi ėshtė i hapur pėr tė gjithė. Pos atyre profetike, qė janė pėrmbushur gjatė periudhave tė ndryshme kohore, askush nuk ėshtė nė gjendje ta interpretojė nė formė tė saktė dhe finale ndonjė nga profecitė e Nostradamusit, qė flasin pėr tė ardhmen tonė. Kjo ėshtė njė fushė e hapur pėr individė, studime tė veēanta. Ndoshta edhe ky ishte qėllimi.
Ato qė janė interpretuar, janė interpretuar pasi qė ngjarjet kanė ndodhur dhe asnjėherė ato nuk kanė shėrbyer qė njė ngjarje e caktuar tė evitohet.

Deri nė fund tė jetės Nostradamusin e mbajti kthjelltėsia e mendjes. Para se tė vdiste, saktėsisht natėn e fundit, kur ndihmėsi i uroi natė tė mirė, predikuesi francez ia kthen pėrshėndetjen dhe i rrėfen se tė nesėrmen nė mėngjes do tė gdhihej i vdekur. Dhe ashtu ndodhi. Mė 1 korrik 1566 Nostradamusi vdes. Varroset nė pozitė vertikale (nė kėmbė) pasi ashtu edhe e kishte lėnė porosi/amanet.

Ky predikues francez nga shekulli XVI i ka paraparė shumicėn e ngjarjeve botėrore. Disa nga parashikimet e tij, tė bėra realitet, janė: 1. Arratisja e Ludovikut XVI nė Varen, 2. Revolucioni nė Francė e Rusi, 3. Dy luftėrat botėrore, 4. Lufta nė Afganistan, 5. Epidemia e AIDS-it, 6. Hedhja e bombės atomike nė Hiroshimė dhe Nagasaki, 7. Vrasja e Kennedit, 8. Shembja e murit tė Berlinit, 9. Holokausti i madh gjerman dhe terrori nazist, etj. etj. Ai, gjithashtu, ka parashikuar edhe fundin e botės. Sipas tij, tragjedia nė New York ėshtė pretekst pėr fillimin e luftės sė tretė botėrore, ku do tė zhvillohet luftė e madhe ndėrmjet myslimanėve dhe tė krishterėve. Iniciator pėr kėtė sipas profecive tė Nostradamusit do tė jetė antikrishti i tretė, tė cilin ai e quan “Mabus”, i cili vjen nga Lindja e Mesme. Dy antikrishtėt e parė janė deshifruar, si Napoleoni dhe Hitleri, kurse pėr tė tretin mendohej sė ėshtė Sadam Hyseini, por tani ka edhe mendime se bėhet fjalė pėr kryeterroristin Osama Bin Laden.

Nastradamusi e ka parashikuar edhe tragjedinė e 11 shtatorit nė New York, me njė varg tė tij: “Nė muajin e nėntė tė vitit, nė shekullin e ri. Njė mbret i madh i Terrorit do tė vijė nga qielli. Qielli do tė digjet me 45 gradė. Zjarri i afrohet qytetit tė ri”.Ne rastin e Nostradamus shume nga parashikimet e tija kane dale dhe probabiliteti qe kjo te jete rastesi eshte 1 ne 100 miliard. Parashikimet kane qene te sakta jo vetem si ndodhi por edhe si data dhe emra personash te caktuar. Se kam fjalen thjesht per shekuj me mbrapa se te thuhej profecia por per gjera qe kane ndodhur disa dite ose muaj me mbrapa. Pra ne vete kohen kur Nostradamus ka jetuar. Ka parashikuar vdekje personalitetesh, intriga, humbje gjerash me vlere, situata bashkeshortore, tradhetira etj etj. Pa permendur pastaj ngjarje te medhaja si vdekja e Henrikut te V qe e parashikoi me detaje por mbreti sja degjoi fjalen dhe vdiq ne te njejten menyre sic i tha Nostradamus. Zjarrin ne Londer ne 1666, pushtimin e Langedokut, etj etj etj se skam nder mend te shkruaj cdo gje qe ka parashikuar Me ben nje pyetje me vend kur thua se si arrinte ai te merrte keto informacionet. Fillimisht po te pergjigjem per ate qe eshte konkluzioni i te tjereve dhe se dyti po te flas per nje teori tjeter qe me duket shume here me e pranueshme duke qene se eshte praktikuar dhe praktikohet nga inteligjenca ushtarake dhe te agjensive te ndryshme. Sipas atyre qe kane studiuar jeten e Nostradamusit, ai vuante nga epilepsia ose sic i themi ne ne shqip Semundja e Tokes. Dhe te gjitha vizionet atij i jane shfaqur ne momentet e krizes. Kishte dhe raste (sipas shkruesit te tij qe e ndihmonte te hidhte ne leter ngjarje te jetes) qe Nostradamus kalonte ne nje gjendje transi me sy gjysem te mbyllur dhe fillonte shkruante e shkruante pa pushim ose diktonte pa nderprerje dhe ne momentin qe behej koshient nuk mbante mend asgje nga ato qe kishte thene apo kishte shkruar. Ose me sakte nuk kishte asnje dijeni apo kuptim racional. Kjo eshte shpjegimi klasik i menyres sesi ai arrinte te parashikonte duke transmetuar ne leter apo gojarisht (shkruesit te tij) thjesht ato vizione apo vegime te ngjarjeve te ndryshme.
Ne ditet e sotme studiuesit modern e shpjegojne ndryshe me ate qe quhet REMOTE VIEWING. Remote viewing eshte nje teknike e perdorur shume qe nga vitet 70 ne ambjentet e inteligjences se CIA, NSA, Inteligjenca E Marines se SHBA, Forcat Ajrore etj. Ka njerez qe trajnohen me menyre speciale dhe me nje disipline shume te forte dhe rezultatet e arrira jane provuar dhe shkencerisht. Stanford Research Institute eshte institucioni qe e promovon dhe e drejton si teknike. Ka njerez qe lindin me kete aftesi ndonese nuk e kuptojne apo kane dijeni per kete lloj aftesie. Murgjerit Shaolin te Tibetit e kane perdorur prej shekujsh duke e perzjere me yoga-n. Fillimisht prej tyre eshte marre dhe eshte aplikuar ne disa nivele te CIA-s dhe me pas ju dha drejtimi qe preferohej. Vete Remote Viewing konsiderohet si aftesia per te perceptuar njerez, ngjarje, vende apo objekte duke drejtuar ndergjegjen sipas koordinatave te caktuara per nje vend. Nuk ka limite nese behet fjale per te tashmen, te kaluaren apo te ardhmen, e vogel apo e madhe, afer ose larg. {ra lidhet shume me parapsikologjine. Them lidhet me parapsikologjine sepse ne thelb besimi tek remote viewing ka te beje thjesht me nje fenomen qe perfshin besimin ne projektimin e ndergjegjes ne ne vende te ndryshme, kohe te ndryshme. Ka njerez qe e fitojne kete aftesi ne formen e disiplines si ne rastin e Y0GA-s, ka njerez qe e kane te lindur. Ka te beje 100 % me trurin njerezor dhe forcen e tij si dhe zhvillimin apo menyren e funksionimit tek njerez te ndryshem.
Ne rastin e Nostradamusit mendohet se ka patur kete aftesi te lindur. Plus ne rastin e tij ka ndikuar shume edukimi qe i ka dhene i gjyshi, njeri shume i kulturuar dhe me njohuri te medha ne okultizem dhe misticizmin si dhe nje njohes i shkelqyer i Kabbales (nga ku jane marre shume elementa te vete yoga-s dhe shamanizmit). Pra nuk perjashtohet dhe trajnimi qe mund ti jete bere nga i gjyshi vdekjen e te cilit e parashikoi vetem 2 ore perpara se te ndodhte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė





Registration date : 01/01/1970

Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės Empty
MesazhTitulli: Re: Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės   Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės I_icon_minitimeFri Oct 10, 2008 10:10 pm

Lexonjeni se shum intersatn njerz a
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
proff.vB
WebMaster
WebMaster
proff.vB


Male
Numri i postimeve : 340
Age : 30
Vendndodhja : ωωω.кн¢-ѕσℓυтιση.тк
Registration date : 11/09/2008

Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės Empty
MesazhTitulli: Re: Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės   Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės I_icon_minitimeSat Oct 25, 2008 12:01 pm

shum interesant amo ma hupe 1 h
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gvhack.tk





Registration date : 01/01/1970

Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės Empty
MesazhTitulli: Re: Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės   Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės I_icon_minitimeSat Oct 25, 2008 10:56 pm

po osht interesant njeri se edhe une per veti ri n komp. tu lexu per to ka 1 or e 2 or po tek e fundit osht bre interesant
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės Empty
MesazhTitulli: Re: Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės   Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nostradamusi - parashikuesi mė i madh i botės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Bisedė e lirė-
Kėrce tek: