KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 XP vs. Vista

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: XP vs. Vista   Tue Sep 30, 2008 1:58 pm

Pas 5 vjetėsh nga koha kur Windows XP doli pėr herė tė parė dhe pas 50 milion rreshtash tė koduar, Microsoft nxori nė treg pasardhėsin e tij. Windows Vista gjendet nė gjashtė variante, secili prej tė cilėve ka pretenduar bujė jo tė vogėl. Pavarėsisht grafikės, argėtimit dhe karakteristikave tė ndryshme tė sigurisė pėr ēdo paketė, tė gjitha versionet punojnė me tė njėjtin motor.

Sipas njė sondazhi tė kryer nga profesionistė tė teknologjisė sė informacionit, edhe pse ka kaluar mė shumė se njė vit nga dalja e Vista-s, vetėm 13 % e bizneseve e kanė pėrvetėsuar atė.
Microsoft e pranon se produkti nuk ka ecur aq mirė sa duhej, duke shtuar se bota nuk ishte 100% gati pėr Windows Vista-n. Pėrfaqėsuesit e Microsoft mendojnė se fushata promocionale e Windows Vista-s nuk ka qenė nė nivelet e duhura.
XP ka dhėnė prova se ėshtė mė popullore se motra e saj mė e re, pasi nė 6 muajt e parė pas daljes, niveli i shitjeve tė Vista-s ėshtė vetėm 59.7 % i shitjeve tė XP-sė pėr tė njėjtėn periudhė qėndrimi nė treg. Microsoft-it i ėshtė dashur tė lejojė prodhuesit tė vazhdojnė t’i shesin kompjuterat e tyre tė rinj me sistem operativ XP, edhe pse kishte caktuar si afat tė fundit 31 janarin. Por presioni nga prodhuesit dhe konsumatorėt ka qenė aq i madh, sa qė Microsoft ėshtė detyruar ta shtyjė afatin edhe 5 muaj tė tjerė, deri nė qershor. Sipas kompanisė, shitjet e Vista-s janė rritur, duke arritur deri nė 88 milionė njėsi tė shitura.
Nė ambientet e ZERO-s ne testuam XP-nė dhe Vista-n nė njė laptop DELL XPS M1710, pėr tė gjetur ndryshimet nė performancėn e secilit sistem operativ. Hapat e testit qė ndėrmorėm ishin katėr: Koha pėr ndezje, Kohėzgjatja e baterisė, Grafika dhe Performanca nė programe.


Dy fjalė pėr diver-at

Duhet thėnė se pėrditėsimet e vazhdueshme me driver-at e Vista-s e rrisin performancėn e saj. Ne shkarkuam dhe instaluam gjithė driver-at mė tė fundit pėr modelin e laptopit tonė nga faqja ueb e DELL-it. Kėtė e bėmė mė synimin pėr tė arritur performancėn maksimale nė Vista.

Koha pėr ndezje



Microsoft ėshtė shprehur se Vista mundėson kohė mė tė shkurtėr pėr ndezje apo butim, qoftė nga gjendja e dremitjes (Standby/Sleep), qoftė edhe kur kompjuteri ėshtė i fikur. Pas testit tonė, ne nuk mund tė flasim pėr ndonjė ndryshim tė madh midis XP-sė dhe Vista-s sa i pėrket kėsaj pike. Grafiku nė vazhdim do t’jua qartėsojė rezultatet.




Koha pėr ndezje nė Dell XPS M1710 (nė sekonda)

(Shiritat e shkurtėr tregojnė performancė mė tė mirė)

Shėnim: Testimi i Vistas ėshtė bėrė me driver-at mė tė fundit, shkarkuar nga faqja ueb e DELL.

Kohėzgjatja e baterisė


Kur testuam kohėzgjatjen e baterisė pėrmes pėrdorimit tė DVD-sė, vumė re njė ndryshim tė rėndėsishėm midis XP-sė dhe Vista-s. Vista e shkarkoi baterinė e DELL-it tonė 15 minuta mė shpejt se XP-ja. Me shumė mundėsi kjo erdhi si rezultat i motorit grafik Aero Glass mė tė madh qė pėrdor Vista.





Kohėzgjatja e baterisė Dell XPS M1710 DVD (nė minuta)

(Shiritat e gjatė tregojnė performancė mė tė mirė)

Shėnim: Testimi i Vistas ėshtė bėrė me driver-at mė tė fundit, shkarkuar nga faqja ueb e DELL.

Grafika

Edhe performanca gjatė luajtjes sė lojės Quake 4 qė ne provuam, rezultoi me ndryshime domethėnėse midis dy sistemeve operative. Gjithsesi, ėshtė pėr t’u vlerėsuar rezultati me 67.5 fps (pamje pėr sekondė), me njė rezolucion 1.600x1.200, edhe pse ky ishte 13.3fps mė pak se nė XP. Pėrfundimisht, ndryshimi nė grafikė gjatė luajtjes sė lojėrave ėshtė i dukshėm. Ne provuam edhe rezolucione tė tjera: 1.280x1.024 dhe 1.024x768. XP-ja ėshtė mė e mirė nė kėtė pikė



Loja ‘Quake 4’ nė Dell XPS M1710 (nė fps)



(Shiritat e gjatė tregojnė performancė mė tė mirė)



Performanca e programeve


Sigurisht qė testi ynė nuk ėshtė definitiv nė domethėnien e tij. Problemet e Vista-s, mė tepėr se sa pėr shkak tė performancės sė saj, kanė tė bėjnė me faktin se ajo nuk pėrmbushi pritshmėritė e konsumatorit. Nė hapin tjetėr ne testuam dy sistemet operative gjatė punės me disa programe. Testi ishte i njėjtė pėr tė dy sistemet. Performanca e programit pėr imazhe Photoshop CS2 nė XP ishte fare pak mė e mirė se nė Vista. Nė Microsoft Office dhe nė programet multimediale ndryshimi dhe performanca mė e mirė e XP-sė ėshtė mė e dukshme.



Programet nė Dell XPS M1710 (nė sekonda)



(Shiritat e gjatė tregojnė performancė mė tė mirė)

Shėnim: Testimi i Vistas ėshtė bėrė me driver-at mė tė fundit, shkarkuar nga faqja ueb e DELL.



Pėrfundimi

Ia vlen ta instaloni Vista-n apo jo? Mos prisni pėrgjigje definitive nė kėtė pikė! Varet se ēfarė prisni ju nga njė kompjuter. Pikėsėpari, duhet tė siguroheni qė gjithė programet e rėndėsishme qė pėrdorni vazhdimisht tė jenė tė pėrputhshme ose tė pėrditėsueshme pėr tė punuar nė Vista. Gjatė testit tonė ne nuk hasėm ndonjė program qė nuk pėrputhej me Vista-n. Gjithashtu, duhet tė siguroheni qė tė gjithė driver-at e kompjuterit tuaj tė jenė tė disponueshėm pėr Vista-n, ose sė paku driver-at e nėnsistemeve mė tė rėndėsishme, siē janė ata tė kartės mėmė dhe tė motorit tė grafikės. Shihni edhe drivera-t e kartės sė zėrit, sepse do tė ishte katastrofė tė instalonit Vista-n dhe tė kuptonit qė ata janė tė pagjendshėm pėr llojin e kompjuterit tuaj. Pra, shihini njėherė gjėrat!
Ajo qė duket tani pėr tani ėshtė se ndryshimet e vogla XP-Vista, sa i pėrket kohėzgjatjes sė baterisė dhe performancės nė lojėra, ia vlen tė sakrifikohen dhe tė pėrdoret Vista. Edhe ndryshimet nė pėrdorimin e programeve tė ndryshme, gjithnjė duke patur driver-at e duhur, pritet tė reduktohen pėrmes pėrditėsimeve tė vazhdueshme tė Vista-s. Megjithėse Microsoft duket se ka investuar mė shumė nė pamjen e Vista-s se sa nė pėrmirėsimet e softit, sėrish Vista ėshtė mjaft miqėsore dhe tė metat e saj janė “tė metėza”. Gjithsesi, alternativė e mundshme ėshtė edhe instalimi i tė dy sistemeve operative. Pėr kėtė mjafton tė lexoni rubrikėn “Projekt Fundjave” nė ZERO.


Parametrat e makinės me tė cilėn u krye testi:

Dell XPS M1710; 2.33GHz Intel Core 2 Duo T7600; 2,048MB DDR2 SDRAM 666MHz; 512MB Nvidia GeForce Go 7950 GTX; 100GB Hitachi 7,200rpm SATA/150.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
XP vs. Vista
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: