KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si ta rregullojm ose (si ta shpejtojmė) kompjuterin?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: Si ta rregullojm ose (si ta shpejtojmė) kompjuterin?   Sun Sep 28, 2008 6:40 pm

Mos e vrit fort mendjen nėse kur ndez kompjuterin tė duket sikur ke ndezur avionin; i gatshėm pėr t’u shkėputur nė fluturim. Nė varėsi tė asaj se sa tė heshtur e dėshiron kompjuterin, kėtu do tė gjesh njė spektėr tė gjerė zgjidhjesh tė mundshme, qė nga truket e thjeshta softuerike, e deri te zėvendėsimi i komponentėve tė zhurmshėm.

Pėrpara se tė nisėsh kryqėzatėn antizhurmė, hape kasėn e kompjuterit, ndize dhe mundohu tė pėrcaktosh se cilėt komponentė e bėjnė gjithė atė zallamahi. Mė poshtė po paraqesim njė proces me 5 hapa, qė fillon me shkaktarėt mė tė zakonshėm dhe pėrfundon me ata mė tė rrallėt. Me pak fat dhe vėmendje, sė shpejti mund tė kesh njė kompjuter tė heshtur e fjalėpak.



1. Provo zgjidhjen softuerike
Kompjuterit mund t’ia ulėsh zėrin pa qenė e nevojshme tė zėvendėsosh apo tė shtosh ndonjė pajisje harduerike, sepse shumica e zhurmės zakonisht vjen nga rrotullimi i ventilatorėve. Ngadalėsimi i tyre mund ta qetėsojė ndjeshėm sistemin.

Kontrollo njėherė nėse ka ndonjė softuer qė mund tė rrisė performancėn dhe tė ftohė kartėn mėmė njėkohėsisht. Si shembull pėrmendim Easy Tune 5 tė Gygabyte-t, Desktop Control Center tė Intel-it dhe paketėn AI tė Asus-it. (Versionet mė tė fundit mund t’i gjesh nė faqet ueb tė kėtyre kompanive). Kėto programe mundėsojnė komandimin e shpejtėsisė sė ventilatorėve, por ki parasysh se fikja e tyre mund tė shkaktojė mbinxehjen e kompjuterit. Duhet tė mbash nėn monitorim qėndrueshmėrinė dhe temperaturėn e brendshme tė sistemit, e cila shkon nga 60°c – 70°c gjatė punės intensive.

Nėse nuk ke ndonjė program nga tė sipėrpėrmendurit dhe nuk e ke problem tė ndryshosh vlerat nė BIOS-in e kompjuterit, rindize atė dhe futu nė BIOS duke shtypur tastin Delete gjatė procesit tė ndezjes. Pastaj vėshtro me vėmendje ekranin dhe kėrko njė opcion tė tipit “Fan Control” apo “SmartFan”. Nėse BIOS-i e pėrmban kėtė opcion, atėherė do tė mund tė zgjedhėsh midis njė shumėllojshmėrie mundėsish, duke e optimizuar sistemin pėr zhurmė minimale, ftohje maksimale ose ftohje dhe performancė e pėrgjithshme optimale.

Gjithashtu, mund tė provosh edhe SpeedFan , njė program falas qė tė lejon tė rregullosh shpejtėsinė nė bazė tė temperaturės sė brendshme tė kompjuterit. Ėshtė paksa i vėshtirė pėr t’u konfiguruar, por nė faqen e tij www.almico.com/speedfan.php gjendet gjithė informacioni i nevojshėm.



Pėrmes BIOS-it tė kompjuterit mund tė konfigurosh ventilatorėt e sistemit.

2. Mbylluani gojėn ventilatorėve
Nėse ventilatorėt nuk ua vėnė veshin urdhrave tė programeve pėr tė ngadalėsuar shpejtėsinė e rrotullimit, mund t’i kontrollosh me njė pajisje komandimi, si p.sh. XController, prodhuar nga Thermaltake. Ky futet lehtėsisht nė hapėsirėn e zakonshme 13 centimetėrshe tė drive-it ,bėn lidhjen me tė katėrt ventilatorėt dhe tė mundėson t’i kontrollosh tek e tek individualisht ata, duke i graduar sipas dėshirės. Pajisje tė tjera mė tė sofistikurara (natyrisht edhe mė tė shtrenjta) mund ta ndryshojnė automatikisht shpejtėsinė e ventilatorėve.

Njė zgjidhje edhe mė e thjeshtė ėshtė t’i zėvendėsosh ventilatorėt me modele tė rinj mė “tė urtė”. Ēmimet luhaten nga 5 deri nė 25 dollarė. Nėse kasa lejon montimin e ventilatorėve tė pėrmasave tė ndryshme, atėherė mbaj parasysh se njė ventilator 120 mm mund tė vėrė nė lėvizje tė njėjtin vėllim ajri sa njė ventilator 80 mm, duke u rrotulluar me njė shpejtėsi mė tė vogėl dhe, rrjedhimisht, duke emetuar mė pak zhurmė. Kėrko ventilatorė qė e kanė pėrparėsi menjanimin e zhurmės. Dy nga emrat mė nė zė nė kėtė sektor janė Artic Fan, i markės Artic Cooling, i cili pėrfshin edhe pėrthithės plastikė pėr tė minimizuar dridhjet, dhe Scyth S-Flex, i cili pėrdor lėngjet pėr tė reduktuar zhurmėn.

Ftohėsit standard tė procesorėve, shpesh janė burimi kryesor i zhurmės, sidomos kur operojnė mbi procesorė tė nxehtė si Pentium 4 dhe Intel Core 2 Quad/Extreme. Janė tė paktė ftohėsit qė lejojnė zėvendėsimin e ventilatorėve, por ekziston gjithmonė varianti i zėvendėsimit tė tė gjithė ftohėsit me diēka mė tė madhe.V1, prodhuar nga Thermaltake, ofron qetėsi dhe instalim tė lehtė. Njė nga produktet mė tė heshtur ėshtė edhe IFX-14 i Thermalright, pėr instalimin e tė cilit duhet lėvizur karta mėmė. Jo tė gjitha kasat mund ta nxėnė, por ka njė sipėrfaqje ftohjeje kaq tė madhe, sa qė nė tė mund tė montosh njė ventilator 140 mm “ultra-tė-heshtur”.

Pėrdormi i njė ftohėsi me ujė pėr tė ulur temperaturėn e procesorit dhe tė kartės grafike ėshtė njė zgjidhje disi e shtrenjtė dhe e ndėrlikuar, por mjaft e efektshme. Megjithatė, kontrolloje njėherė nivelin e zhurmės tė ftohėsit me ujė, pasi shumica e tyre janė projektuar pėr tė siguruar ftohje maksimale gjatė mbingarkesės dhe mund tė bėjnė po aq zhurmė sa edhe ftohėsit standardė.

Ventilatorėt e kutisė shpėrndarėse mund tė jenė burim i rėndėsishėm zhurme dhe e keqja ėshtė se ata nuk mund tė zėvendėsohen. (Mė mirė mos u merr fare me kutinė shpėrndarėse!) Nėse e vėrteton se nė rastin tėnd lepuri fle pikėrisht te kutia shpėrndarėse, atėherė bėn mirė ta zėvendėsosh tėrėsisht atė. Njė alternativė ėshtė NeoPower 650, e markės Antec, e cila pėrfshin njė ventilator tė brendshėm thuasje pa zhurmė fare. Ky i fundit kalon automatikisht nė njė modalitet me zhurmė thuajse zero, kur kompjuteri nuk kėrkon sasi tė madhe energjie.



3. Blindojeni kasėn
Kasat e lira nuk e pengojnė aspak zhurmėn e prodhuar nė brendėsi tė tyre. Shumica e tyre pėrbėhen nga shtresa tė holla alumini, tė cilat, jo vetėm qė nuk e izolojnė zhurmėn, por pėrēojnė edhe dridhjet qė vijnė nga ventilatorėt dhe nga disqet e ngurtė. Zėvendėsimi i vidave tė ventilatorėve me skelete silikoni ose plastikė dhe mbėrthimi i disqeve tė ngurtė me vida qė pėrdorin rondele plastike, mund tė reduktojė dridhjet deri nė njė farė mase.

Njė metodė mė e mirė ėshtė pėrdorimi i shkumės anti-akustike. Njė paketė e plotė ofertash, posaēėrisht pėr PC, vjen nėn emrin e markės AcoustiPack. Shkuma mund tė jetė shumė efikase, sidomos pėr kompjuterat me kasa tė vogla. Vėshtirėsia e kėsaj qasjeje qėndron nė faktin se nevojitet shpėrbėrja e plotė e kompjuterit dhe durim pėr vendosjen e shkumės.

Nė kėtė pikė mund tė marrėsh nė konsideratė edhe blerjen e njė kase tė projektuar pėr punė tė heshtur. Njė nga mė tė famshmet nė kėtė drejtim ėshtė Antec P182. Nė tė ndėrthuren nė mėnyrė tė pėrsosur rryma e ajrit, struktura solide, qėndrueshmėria ndaj dridhjeve dhe izolimi i zhurmės. Gjithashtu, ajo pėrfshin ventilatorė 120 mm tė komandueshėm.



4. Reduktoni zhurmėn e diskut
Nėse pjesa tjetėr e kasės ėshtė relativisht e qetė, atėherė mund tė dallosh njė qaravitje tė vazhdueshme, apo njė si tip kuisje qė vjen nga disku i ngurtė. Disa disqe kanė njė modalitet pėr menaxhimin e tingujve, i cili mund tė sakrifikojė pak nga performance, me synim njė punim mė tė heshtur. Hapni faqen ueb tė prodhuesit tė diskut tuaj tė ngurtė pėr tė gjetur aplikacione tė tipit Feature Tool, nga Hitachi, e cila ėshtė nė gjendje tė kalojė disqet Hitachi dhe IBM nė modalitetin “i qetė”.

Shumė prej disqeve tė vjetėr janė disa herė mė tė zhurmshėm se modelet e sotshėm. Nėse ke njė tė tillė, atėherė blerja e njė disku tė ri, qė veēanėrisht tė ketė veēorinė e menaxhimit akustik, si p.sh. linja Dekstar e Hitachi-t, mund t’ia ulė zėrin sistemit. Megjithatė, nėse kėrkon maksimumin, atėherė mund t’i hedhėsh njė sy modelit Cavial GP tė Western Digital. Ky disk i “blertė” (GP d.m.th. GreenPower, pra Energji e Blertė) jo vetėm qė kursen energji, por ėshtė projektuar duke pasur parasysh edhe reduktimin e zhurmave. Ai kryen vetėm 5400 rrotullime nė minutė dhe, pa dyshim, s’mund tė thuhet se ėshtė disku mė i shpejtė nė qarkullim, por shpejtėsia e ulėt e bėn njė nga disqet e ngurtė pėr desktop mė tė heshtur qė kemi parė ndonjėherė. Meqenėse ky produkt ofrohet me kapacitete deri nė 1TB, atėherė njė Caviar GP i vetėm mund tė zėvendėsojė shumė disqe tė zhurmshėm mė tė vegjėl.

Disqet optikė mund tė jenė shumė tė zhurmshėm kur operojnė me shpejtėsi maksimale. Nuk ėshtė edhe aq e kėndshme tė dėgjosh njė CD me MP3, kur disku rrotullohet si njė mulli misri, sa herė qė hap njė kėngė tė re. Pėr kėtė tė vjen nė ndihmė Nero DriveSpeed (pjesė e Nero 8 Ultra Edition, por mund ta shkarkosh falas edhe nga www.cdspeed2000.com/download.html ), pėr ta ngadalėsuar shpejtėsinė e leximit tė CD-sė deri nė 8x. Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė hapur skedarėt muzikorė, por njėkohėsisht tė bien edhe veshėt rehat.



5. Qetėsojeni/vėreni nė gjumė kartėn grafike
Ventilatori i kartės grafike, edhe pse zakonisht nuk ėshtė komponenti mė problematik nė raport me zhurmėn, mund bėhet mė i dallueshėm kur ia ke mbyllur gojėn pjesės tjetėr tė kompjuterit. Nėse ke njė kartė grafike nVidia, mund tė shfrytėzosh panelin e kontrollit nVidia dhe programin nTune pėr tė ngadalėsuar manualisht ventilatorin e kartės. Gjithsesi, duhet tė sigurohesh ta gradosh te kontrolli automatik i shpejtėsisė, pėrpara se tė pėrdorėsh njė softuer qė shfrytėzon imazhet 3D, sepse karta mund tė mbinxehet dhe tė ulė performancėn.

Zhurmėn e kartės grafike mund ta eleminosh plotėsisht nėse e zėvendėson me njė model qė s’pėrmban fare ventilator, si p.sh. kartat e lira ATI Radeon HD 3450. Kjo zgjidhje ėshtė mė e mira, kur nuk je i apasionuar pas lojėrave, pasi modelet pa ventilator sigurojnė njė performancė mesatare. Nėse ke njė kartė grafike tė shpejtė, por tė zhurmshme, mund t’ia ndėrrosh ventilatorin dhe shpėrndarėsin e nxehtėsisė (heat sink). Gjatė njė testi qė provuam tė bėjmė, zėvendėsimi i ventilatorit standard tė njė karte nVidia GeForce 8800 GTX me njė Arctic Cooling Accelero Xtreme 8800, e reduktoi nivelin e zhurmės gjatė lojėrave, duke e kthyer nė njė pėshpėrimė tė papėrfillshme.

Mbani parasysh se, me shumė mundėsi, vetėm disa prej kėtyre kleēkave do t’ju duhet tė vini nė zbatim. Shumica e kompjuterave bėhen mė tė heshtur, vetėm duke eleminuar burimin kryesor tė zhurmės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si ta rregullojm ose (si ta shpejtojmė) kompjuterin?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: