KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si ta rifreskojmė Ip kur lidhja me web-in ka probleme?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: Si ta rifreskojmė Ip kur lidhja me web-in ka probleme?   Sun Sep 28, 2008 6:33 pm

Nėse pėrdorni DSL apo lidhje kabllore, ka shumė mundėsi qė tė keni njė adresė IP (protokolli i Internetit) dinamike, ēka do tė thotė se adresa e kompjuterit tuaj me internetin ndryshon sa herė qė ndizni kompjuterin. (Nė dritaren e konfigurimit tė rrjetit, mekanizmi pėr caktimin e adresės IP quhet DHCP, qė ėshtė shkurtim i Dynamic Host Control Protocol).

Megjithatė, herė pas here, ky proces nuk sillet nė mėnyrė aq dinamike sa ē’thuhet nė emrin e tij. Ndonjėherė nuk caktohet adresė e re pas butimit dhe mbetet ende adresa e fundit e pėrdorur. Meqenėse pėr t’u lidhur me internetin duhet njė adresė e re, kur hapni shfletuesin e uebit ju shfaqet njė dritare me lajmėrimin se kompjuteri nuk mund tė lidhet me Internetin.

Si nė rastin kur kompjuteri juaj ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt nėpėrmjet njė modemi, ashtu edhe kur pėrdor njė ruter, hapi i parė qė duhet bėrė pėr tė marrė njė adresė tė re IP ėshtė klikimi me butonin e djathtė tė miut nė ikonėn e rrjetit, qė ndodhet nė shiritin e orės (poshtė djathtas). Nga menyja qė shfaqet, zgjidhni Repair (Riparo). Windows fshin automatikisht adresėn e vjetėr dhe kėrkon adresa tė reja nga ruteri apo nga ISP-ja, nė varėsi tė mėnyrės se si ėshtė lidhur kompjuteri juaj.

Shumicėn e rasteve kjo metodė funksionon pėr bukuri, por nė rast tė kundėrt do t’ju duhet t’i rregulloni gjėrat manualisht dhe pikėrisht kėtu hyjnė nė punė kleēkat dhe yēklat e Ipconfig-ut, tė cilat ju ndihmojnė ta vini nė punė lidhjen me uebin.

Klikoni te butoni Start, zgjidhni Run (Windows+ R, nga tastiera) dhe shkruani cmd. Nė Vista mund tė kurseni kohė duke shkruar cmd te kutiza e kėrkimit tė butonit Start.

Te dritarja me komanda, shkruani ipconfig. Nė moment shfaqet adresa aktuale IP dhe disa tė dhėna tė tjera. Pėr ta detyruar Ipconfig-un qė tė bėjė ndonjė ndryshim, si p.sh. rifreskimin e adresės IP, do t’ju duhet tė fusni njė parametėr tė paraprirė nga njė hapėsirė dhe nga njė slash (fraksion). Parametrat mė tė efektshėm pėr kėtė rast janė ‘/release’ dhe ‘ /renew’.

Duke shtypur ipconfig/release, ju udhėzoni serverin DHCP pėr tė fshirė adresėn ekzistuese IP. Ky proces zgjat disa sekonda dhe konfirmohet nga shfaqja e dy rreshtave nė dritaren e komandave, ku tregohet se adresa IP i ka tė gjitha shifrat zero.

Tani shtypni ipconfig/renew. Nėse komanda ėshtė e suksesshme, do tė shfaqet njė adresė e re IP, sė bashku me komponentėt e tjerė tė rinovuar. Pėrveē kėtyre, do tė shfaqet edhe prapashtesa DNS, qė, me pak fjalė, ėshtė adresa e ISP-sė suaj, si pėr shembull abcom-al.com.


Ipconfig ju tregon tė gjitha tė dhėnat e lidhjes suaj me rrjetin duke pėrfshirė edhe adresėn IP.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Si ta rifreskojmė Ip kur lidhja me web-in ka probleme?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lidhja e shkrimtarėve tė Kosovės (LSHK), nxori numrin 2 tė revstes "Metafora"
» Kristaq Shabani:Lidhja Ndėrkombėtare e Poeteve , Shkrimtarėve dhe Artistėve "PEGASI" ALBANIA -NJOFTIM
» Enver Hadri dhe Levizja Kombetare Shqiptare
» Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės:Njoftim!
» Gjakush Tana: LIDHJA SHQIPTARE - AMANETI I BREZAVE PĖR TĖRĖSINĖ E SHQIPĖRISĖ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: