KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujtesa Virtuale e ulėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Kujtesa Virtuale e ulėt Empty
MesazhTitulli: Kujtesa Virtuale e ulėt   Kujtesa Virtuale e ulėt I_icon_minitimeSun Sep 28, 2008 6:31 pm

Pyetje-Ēfarė duhet pėr tė rregulluar memorien virtuale kur ėshtė shumė e ulėt?



Pėrgjigjje-Me sa kuptoj unė, duhet tė tė ketė dalė njė kuti informuese nė cepin e djathtė tė poshtėm tė ekranit, qė shkruan se kujtesa virtuale ėshtė e ulėt dhe se Windows-i po e ndreq atė. Nėse ndodh njė herė tė vetme kjo gjė, mos e vrit mendjen, se Windows e ka gjetur dhe e ka ndrequr problemin. Por nėse tė ndodh vazhdimisht, ka mundėsi qė parametrat e tua nuk e lejojnė Windows-in tė bėjė rregullimet e duhura. Sigurohu, sė pari, qė disku nuk ėshtė i tejmbushur. Tek Windows Explorer kliko me butonin e djathtė tė miut mbi ikonėn e diskut dhe zgjidh Properties (Vetitė). Nėse hapėsira e lirė ėshtė mė pak se 10 %, duhet tė fshish dokumente e ta lirosh ca. Kėtė mund ta bėsh duke fshirė manualisht, duke shtypur Disk Cleanup (Pastrimi i diskut), qė ndodhet mu pranė treguesit tė hapėsirės, ose duke ēinstaluar aplikacionet e panevojshme – tė fshish, pra, gjithēka qė mund tė lirojė hapėsirėn.
Nėse hapėsira bosh e diskut nuk ėshtė e paktė, atėherė ka mundėsi qė parametrat e memories virtuale tė jetė tė gabuar. Kliko me butonin e djathtė mbi My Computer dhe zgjidh Properties / Advanced (Kompjuteri im / Cilėsitė / I pėrparuar). Tek Performance, futu tek Settings (Cilėsia e funksionimit - Parametrat). Tani, tek kutia e Performance hap Advanced (I pėrparuar). Poshtė, tek paneli Virtual memory (Kujtesa virtuale), shtyp Change (Ndrysho). Obobobo! Mirė qė nuk ka plasur kompjuteri me kėta parametra! Gjej System managed size (Madhėsia e menaxhuar e sistemit), zgjidhe dhe jepi OK, OK, OK. S’do kesh mė kokėēarje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kujtesa Virtuale e ulėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: