KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ana tjeter e kohės (Trekėndėshi i Bermudeve)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: Ana tjeter e kohės (Trekėndėshi i Bermudeve)   Sat Sep 27, 2008 1:39 pm

Nje nga misteret me coroditese qe ndodh brenda Trekendeshit te Bermudes eshte humbja ose fitimi i rastesishem ne kohe, nje dukuri turbulluese kjo ne menyre te vecante per nje kulture si e jona, e cila ka nje besim te shenjte dhe te palekundshem per ecjen perpara te kohes ne menyre te mateshme. Kete dukuri e kane vene ne dukje kryesisht personelet e aeroplaneve te cilet kane nje preokupim te kuptueshem qekurse koha e fluturimit me aeroplan filloi te rregjistrohet me kujdes, megjithese mund te kete lidhje gjithashtu edhe me zhdukjet misterioze (po ashtu edhe dukjet) te anijeve te vjetra e te reja sic eshte raportuar gjate viteve.
Mberritjet e pashpjegueshme ne aeroport para kohes se caktuar te aeroplaneve disa here kane ndodhur pasi aeroplanet kane fluturuar permes nje reje ose mjegulle te dendur (lexo ne shkrimet e tjera brenda kesaj teme).
Kjo dukuri eshte e kuptueshme sigurisht kur ka ere jashtezakonisht te forte qe fryn nga mbrapa aeroplaneve, shpejtesia e se ciles arrin ndoshta disa qindra milje ne ore, megjithese ne shumicen e rasteve ska patur erera te tilla. Nje mundesi tjeter mund te jete dhe gabimi ne matjen e shpejtesise ose funksionimi jo i mire i intrumentave matese, megjithate ky nuk eshte nje faktor i pergjithshem ne te gjitha rastet e dokumentuara. Per me teper ne disa incidente te kontrolluara me shume kujdes duket sikur per njefare periudhe koha ecen perpara, permbyset ose projektohet ne te kaluaren - apo ndoshta ne te ardhmen - per aeroplanin dhe personelin e tij qe fluturon per nje fare kohe ne nje zone te Trekendeshit.
Brus Xhernon, pilot nga Boyton Beach Florida, me 4 dhjetor te vitit 1970 kaloi nje incident te jashtezakonshem gjate fluturimit te tij nga ishulli i Androsit per ne Palm Beach. Megjithese sugjeron nje shtrembrim te kohe-hapesire dhe "kapje" prej nje formacioni reje, kete incident e deshmon kopiloti, personeli i bazes, matesi i shpejtesise madje dhe fatura e karburantit. B. Xhernon ishte nje pilot me afro 600 ore fluturimi qe me te shumtat i ka bere midis Bahamas dhe Florides. Ne ate kohe ishte 29 vjec, 180 cm i gjate, me nje konstrukt te forte dhe mjaft prozaik ndaj fluturimit. Ka nje kujtese shume te mire vecanerisht per ndodhite gjate fluturimit. Diten qe ndodhi ngjarja, Xhernon ka qene me te jatin si kopilot. Ata u larguan nga Androsime aeroplanin "Bonanza A-36" duke fluturuar mbi brigjet e bahamas per ne drejtim te Biminit. Ndersa po ngjitej ne lartesine e percaktuar prej 10500 kembesh, vuri perballe vetes nje Re ne forme eliptike (vezore).
"Ajo rrinte atje pa levizur. Pa merresha me drejtimin e aeroplanit keshtuqe nuk i kushtova vemendje ose kujtova se ishte me lart. Fluturoja siper saj duke u ngritur 1000 kembe ne minuta, kur vura re se ajo ngrihej pothuajse me te njejten shpejtesi. Disa here kaloja perpara saj, por ajo me arrinte dhe me kapte perseri. Gjeresine e saj e vleresova afro 15 milje. Mendova te beja nje kthese 180 grade dhe te kthehesha ne Andros. Me ne fund e kalova dhe perpara doli qielli i paster. Por kur ktheva koken ta shihja perseri, pashe se reja tani ishte bere gjigande dhe lakohej ne forme gjysemrrethi te madh me njeren pjese te saj qe dilte para nesh dhe ishte afro 60000 kembe e larte. Fundi i rese dukej se shkonte drejt e ne oqean dhe ajo nuk ngjante me rete e tjera grumbullore, te cilat kane reshje dhe boshllek ne nen vehte."
Xhernon u perpoq te fluturonte duke i ardhur perqark po per cudine e tij pa se tani ndodhej brenda "gropes" se nje reje gjigande si "petull" . Duke veshtruar se mos gjente ndonje dalje, ai pa nje si te care dhe u sul drejt saj meqe ajo ngushtohej gjithmone e me shume derisa perfundoi ne nje vrime cilindrike, ose tunel brenda te ketyre reve te jashtezakonshme. Pas pak ai e arriti kete vrime, qe tani qe ngushtuar deri ne gjeresine 200 kembe dhe vazhdonte te ngushtohej ende, duke fluturuar me nje shpejtesi 230 milje ne ore.
"Me dukej sikur veshtroja ne kanalin e ngushte te tytes se pushkes. Ishte nje tunel horizontal afro 1 milje i gjate dhe shenonte drejt Miamit. Ne fundin e saj shikoje qiellin blu qe gjendej midis tunelit dhe Florides..."
Xhernoni e futi aeroplanin permes ketij tuneli me nje shpejtesi kritike. Ai vuri re se muret e ketij tuneli shkelqenin nga nje drite e bardhe. Muret, te cilet vinin duke u ngushtuar, dukeshin shume qarte dhe perqark tyre rrotulloheshin me ngadale sipas drejtimit te akrepave te sahatit re te vogla ne forme pufke.
"Po te mos kishte qene piloti automatik qe i mbante krahet e aeroplanit ne nivelin horizontal, ndoshta do te beja edhe une aeroplanin te rrotullohej si ato dhe do te fluturoja brenda mureve."
Gjate 20 sekondave te fundit majat e kraheve te aeroplanit preken muret nga te dyja anet. Ne ate cast Xhernoni provoi nje gravitet zero qe zgjati per disa sekonda. Kur doli nga tuneli ai e pa veten ne mes te nje mjegulle ngjyre te gjelbert te zbehte, ne vend te qiellit blu qe kishte pare pak me pare. Megjithate kufiri i te parit te qarte shtrihej disa milje. "Nuk shikohej asgje. Kudo po ajo mjegull e bardhe ne te gjelber."
Duke u munduar te percaktonte pozicionin ai pa se te gjitha instrumentat elektronike e magnetike funksiononin keq dhe nuk qe ne gjendje te lidhej me qendren e kontrollit te radarit. Sipas kohes se fluturimit te Xhernonit, ai duhet ti ishte afruar Bimini Kays. Papritur, ne mjegullen poshte aeroplanit u duk dicka si njolla e nje ishulli qe kaloi me shpejtesi shume te madhe. Pastaj u vendos radionderlidhja me qendren e kontrollit te radarit ne Miami dhe ajo raportoi se po fluturonte nje aeroplan mbi Miami duke u drejtuar nga perendimi. Xhernoni i tha qendres se ai duhej te ishte nje aeroplan tjeter, meqenese "Bonanza", sipas kohes se fluturimit duhej te ishte ende mbi Bimini Kays.
Ne kete cast ndodhi nje ngjarje e jashtezakonshme: "Papritur te cara te medha (ne mjegull) u duken perqark nesh, njelloj sikur te shikonim nepermjet perdeve veneciane. Ato shkonin paralel me drejtimin e fluturimit. E cara poshte nesh behej gjithmone e me e madhe derisa me ne fund ne pame plazhin e Miamit poshte nesh..."
Pasi zbriti ne Palm Beach Xhernoni vuri re se fluturimi kishte zgjatur vetem 45 minuta ne vend te fluturimit normal qe zakonisht zgjaste 75 minuta. Madje sasia e miljeve te pershkuara ishte edhe me e madhe, 250 milje ne vend te 200 miljeve qe eshte largesia normale sepse fluturimi kishte qene i terthorte. Keshtu u ngrit pyetja: Si mund t'i pershkonte aeroplani 250 milje per 45 minuta kur kishte fluturuar me nje shpejtesi maksimale prej 195 milje ne ore? Xhernoni u fut edhe me thelle ne kete ceshtje. Nga kontrolli i faturave te karburantit qe kishte bere ne fluturimet e meparshme, ai kishte nxjerre perfundimin se per te njejtin fluturim aeroplani konsumonte zakonisht 40 gallona karburant. (1 gallon eshte rreth 4 litra), kurse kete rradhe qene konsumuar vetem 28 gallona gazoline. Sipas fjaleve te Xhernonit: "Ky kursim eshte per llogari te atij gjysem oreshi te fituar sepse me 10 gallona gazoline, "Bonanza" fluturon rreth gjysem ore dhe pershkon 100 milje."
Megjithese nuk ka asnje shpjegim te sigurt per kete fitim ne kohe, Xhernon sugjeron se ndersa ishte ne tunel, formacioni i rese mund te kete levizur me nje shpejtesi prej 1000 milje ne ore e cila po ti shtosh shpejtesine e aeroplanit , do ti jepte atij shpejtesine maksimale prej 1180 miljesh ne ore, gje e cila shkon per llogari te kursimit te gazolines..
Mbase eshte rastesi por duhet te kujtojme se fluturimi i Xhernonit ndodhi me 4 dhjetor 1970 ne oren 3 pasdite, plot 25 vjet pa nje dite, kur ne oren 2 e nje cerek te pasdites te 5 dhjetorit 1945 u zhduk Skuadrilja e 19.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ana tjeter e kohės (Trekėndėshi i Bermudeve)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet misteri i Trekėndėshit tė Bermudeve? (Foto)
» 30 FOTOT MĖ PREKĖSE TĖ TĖ GJITHA KOHĖRAVE
» AGIM GASHI-KOHĖ E PAKOHĖ E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQĖVE
» Shkrime nga Fatmir Terziu:NJĖ ROMAN ME SHIJEN E OSCAR WILDE
» Faik Konica: Nuk jam unė - Nga Aurel Plasari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Bisedė e lirė-
Kėrce tek: