KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ti instalojsh dy sisteme operative nė kompjuter?

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

Si ti instalojsh dy sisteme operative nė kompjuter? Empty
MesazhTitulli: Si ti instalojsh dy sisteme operative nė kompjuter?   Si ti instalojsh dy sisteme operative nė kompjuter? I_icon_minitimeSat Sep 27, 2008 7:21 pm

Nuk po arrin tė zgjedhėsh midis Windows Vista-s dhe XP-sė (ose Windows dhe Linux-it)? S’ka problem! Pėrdori tė dyja!



Nėse ke blerė kompjuter tė ri gjatė vitit tė fundit, ka shumė mundėsi qė ta kesh marrė me Windows Vista-n tė instaluar. Po nėse ke ndonjė softuer qė nuk pėrputhet me tė, si i bėhet? Apo nė rast se e ke provuar Vista-n dhe ke thėnė me vete “S’qenka gjė!”? Cilado qoftė situata, ne ofrojmė njė zgjidhje: Mund ta konfigurosh kompjuterin nė mėnyrė tė tillė qė tė pranojė dy sisteme dhe tė zgjedhėsh atė qė dėshiron sa herė ta ndezėsh. Kėshtu mund ta njohėsh Vista-n pak e nga pak, duke patur ende shėrbimin e anėve tė kėndshme tė XP-sė, ose mund tė flirtosh paksa me Linux-in, pa u angazhuar seriozisht. Gjithēka qė tė duhet janė: CD-tė e sistemeve operative dhe njė ose dy orė nga koha e fundjavės.



1. Ngjesh diskun e ngurtė
Nuk mund ta instalosh XP-nė nė tė njėjtin particion (ndarje) tė diskut tė ngurtė ku ndodhet edhe Vista. Prandaj duhet tė pėrdorėsh njė aplikacion tė posaēėm tė pėrfshirė nė Vista, nė mėnyrė qė tė lirosh ca hapėsirė pėr njė particon tė XP-sė.

Fillimisht, shih se sa hapėsirė tė lirė ke dhe sa do tė duhet tė lirosh. Sistemi operativ XP kėrkon vetėm 1.5 GB, por duhet tė lirosh mė shumė se kaq pėr aplikacionet dhe tė dhėnat. Pėr tė ruajtur tė dhėnat qė krijon nė XP mund tė pėrdoret edhe ndarja ku ėshtė instaluar Vista, por aplikacionet qė dėshiron t’i hapėsh me XP duhet t’i instalosh detyrimisht nė ndarjen e XP-sė.



Shkruaj madhėsinė e hapėsirės qė dėshiron tė pėrdorėsh pėr ndarjen e re.


Nėse ke nė tryezėn e kompjuterit (desktop) ikonėn Computer, klikoje me tė djathtėn dhe zgjidh Manage. Pėrndryshe, kliko Start, pastaj me tė djathtėn mbi Computer dhe zgjidh sėrish Manage. Kjo bėn qė tė hapet programi Computer Management (Menaxhimi i Kompjuterit) i Vista-s. Nė panelin e lundrimit nė tė majtė, kliko Disk Management (Menaxhimi i Diskut). Pas pak nė panelin qendror do tė tė shfaqen drive-tė e disponueshėm. Kliko me tė djathtėn mbi C: dhe pastaj zgjidh Shrink Volume (Ngjeshe Njėsinė).

Masa e ngjeshjes sė drive-it pėrkthehet nė hapėsirė tė liruar pėr XP-nė. Megjithatė Vista nuk tė lejon tė lirosh tė gjithė hapėsirėn e mundshme. Kėsisoj, kompjuteri qė pėrdorėm ne kishte njė disk tė ngurtė prej 160 GB, nga tė cilat 100 GB ishin tė lira, dhe ne arritėm ta ngjeshnim vetėm nė 43 GB. Pėr tė ngjeshur 30 GB shkruajtėm “30000” nė fushėn pėrkatėse dhe pastaj klikuam Shrink. Nėse dėshiron 15 GB p.sh. pėr XP, shkruaj “15000”.


2. Trazoji shkronjat e drive-ėve
Pėpara se ta shndėrrosh hapėsirėn e liruar nė njė particion pėr XP-nė, ki parasysh tė emėrtosh me njė shkronjė tjetėr drive-in e CD-sė ose tė DVD-sė. Ky ėshtė njė hap fakultativ, por vlen pėr ata pėrdorues qė dėshirojnė t’i kenė tė emėrtuar drive-t e tyre me shkronja tė njėpasnjėshme. Nė rastin kur drive-in optik e keni tė emėrtuar D:, atėherė particioni i ri i XP-sė do tė emėrtohet E:, nė rast se nuk e riemėrtoni drive-in optik.

Falė Vista-s ky proces ėshtė mjaft i lehtė. Sigurohu qė tė kesh futur njė disk nė drive.



Ndrysho shkronjėn e drive-it optik nėse dėshiron t’i kesh tė njėpasnjėshėm emėrtimet e diskut tė ngurtė.


Gjej drive-in nė pjesėn e poshtme tė panelit qendror (ka shumė mundėsi tė ketė emėr tė tipit “CD-ROM 0”, edhe nėse ėshtė njė djegės DVD-sh), klikoje me tė djathtėn dhe zgjidh Change Drive Letter and Paths (Ndrysho Shkronjėn dhe Vendndodhjen e Drive-it). Tani kliko te butoni Change (Ndrysho) dhe te dritarja qė del zgjidh shkronjėn qė dėshiron pėr drive-in optik.

Ky ndryshim mund tė ndikojė te lojėrat ose te programe tė tjerė qė pėrdorin shkronja specifike drive-sh pėr t’u instaluar. Nė kėtė rast duhet t’i riinstalosh programet, nė mėnyrė qė ta dinė se ku tė kėrkojnė pėr shkronjėn e re.



3. Krijo njė ndarje tė re
Edhe nėse vendos ta ndryshosh shkronjėn e drive-it, duhet tė krijosh njė particion me hapėsirėn e liruar nė hapin 1. Kėrko nė pjesėn e poshtme tė panelit qendror pėr njė kuti me njė shirit tė zi ku shkruhet “X gigabytes Unallocated” (X gigabyte tė Pandara). “X” tregon me pėrafėrsi sasinė e kujtesės sė liruar pėr ndarjen e re. Kliko me tė djathtėn te kutia dhe zgjidh New Simple Volume (Njėsi e Re e Thjeshtė). Si rezultat i kėsaj, do tė dalė njė udhėzues qė tregon hapat pasardhės. Kliko Next derisa tė arrish te seksioni Format Partition (Formato Ndarjen).



Opcionet e tjera mund t’i lėsh tė pandryshuara, por tė duhet njė emėrtim pėr njėsinė, nė mėnyrė qė ta identifiko particionin.


Opcionet e tjera mund t’i lėsh tė paprekura, por ki parasysh tė shkruash diēka kuptimplote nė fushėn Volume Label (Etiketa e Njėsisė), si pėr shembull “XP”. Kliko te kutia e “Perform a quick format” (Kryej njė Formatim tė Shpejtė), kliko Next dhe pastaj Finish. Krijimi i drive-it tė ri nuk zgjat mė shumė se njė minutė. Me tė pėrfunduar kjo, dil nga dritarja Computer Management dhe rindiz kompjuterin.



4. Instalo Windows XP-nė
Rindize kompjuterin, por kėtė herė fut diskun e XP-sė nė drive dhe mos lidh asnjė pajisje nė portat USB. Kjo ėshtė pjesa mė e lehtė, dhe njėkohėsisht mė e gjata, e tė gjithė procesit: Gjithsa duhet tė bėsh ėshtė tė ndjekėsh instruksionet e udhėzuesit pėr instalimin e XP-sė. Parapėrgatitu pėr atė qė do tė tė dalė para syve: Kur arrin te dritarja “Choose your partition” (Zgjidh particionin tėnd), do tė shohėsh vetėm drive-in C:. Shtyp nė tastjerė Esp, dhe do tė tė shfaqet njė listė e plotė me particione tė gatshme. Zgjidh ndarjen XP, shtyp Enter dhe zgjidh “Leave the current file system intact (no changes)” [(Lėre tė paprekur sistemin aktual tė skedarėve (pa ndryshime)].

Zakonisht duhet 30-60 minuta pėr tė instaluar Windows XP-nė. Me t’u bėrė kjo, vjen koha tė merresh me driver-at pėr kartėn e zėrit, kartėn e rrjetit dhe pėr printerin. Kėtė mund ta bėsh tani ose mė vonė, por ki parasysh se s’do tė mund ta hapėsh Vista-n deri sa tė pėrfundosh edhe hapin tjetėr.



5. Instalo VistaBootPro-nė
Kur ta hapėsh kompjuterin me XP, instalo edhe programin VistaBootPro. Kjo do tė tė kursejė bezdinė e komandimit manual tė butimit tė Vista-s. Ki parasysh se duhet tė instalosh edhe programin .NET Framework 2.0 tė Microsoft-it (e ke nė ZERO DVD). Hape VistaBootPro-nė dhe kliko butonin System Bootloader (Butuesi i Sistemit – Programi pėr Butimin e Sistemit). Do tė tė shfaqen dy seksione. Zgjidh Windows Vista Bootloader (Butuesi pėr Windows Vista) nė tė parin dhe All Drives (Gjithė Drive-t) nė tė dytin. Zgjidh opcionin Force Bootloader Install dhe pastaj kliko butonin Install Bootloader (Instalo Butuesin).

Pas kėsaj dil nga programi VistaBootPro dhe rindize kompjuterin. Tani duhet tė kesh pėrpara syve njė meny butimi. Nėpėrmjet shigjetave zgjidh Vista-n ose XP-nė dhe shtyp Enter pėr tė hapur sistemin operativ. Nėse nuk tė shfaqet menyja, ose tė del ndonjė problem tjetėr, drejtohu te forumi i kujdesit tė pėrdoruesit tė VistaBootPro (www.pronetworks.org/forum). Nė rast se nuk ia del dot me anglishten, s’tė mbetet veē tė mė shkruani ne e-mailin tim ose ne e-mailin e E Vatty Hack.


Instalo Vista-n dhe Linux-in sė bashku
Me gjithė zhurmėn qė po bėhet sė fundmi pėr sistemin operativ Linux - softuerėt e shumtė falas, imuniteti ndaj viruseve dhe programeve spiunė - ėshtė fare e natyrshme tė bėhesh kureshtar rreth tij. Nėse tė ka zėnė edhe ty meraku nga fjalėr poshtė e pėrpjetė, tani mund ta konfigurosh kompjuterin me dy sisteme operative: me Vista-n dhe Linux-in. Njė kėrkim i vogėl nė ueb pėr “Vista Linux dual boot” (Vista Linux butim i dyfishtė) do tė tė japė udhėzues tė shumtė se si tė procedosh e tė shuash merakun. Nėse je vėrtet ambicioz, kėrko “Vista triple boot” (Vista butim i trefishtė), pėr udhėzime se si tė instalosh Vista-n, XP-nė dhe Linux-in; tė gjithė nė tė njėjtin kompjuter.

Por fakti qė sistemet operative janė shumė tė ndryshėm, i ndėrlikon shumė gjėrat dhe as mos e ēo nėpėr mend ta bėsh nėse nuk ia ke ndopak idenė Linux-it. Njė gabim i vetėm mund tė fshijė regjistrin kryesor tė butimit tė kompjuterit (qė ėshtė gjė shumė e keqe, dėgjomė mua!) ose tė gjithė diskun e ngurtė (ēka mund tė jetė mė keq akoma). Duhet tė rezervosh patjetėr gjithēka tė rėndėsishme, pėrpara se tė ndėrmarrėsh njė aventurė Windows-Linux.

Ka edhe njė mėnyrė mė tė thjeshtė pėr tė bėrė njė xhiro me Linux-in, pa u ngatėrruar fare me sistemin. Quhet “Live CD” dhe me pak fjalė ėshtė Linux-i nė njė disk butimi. Kur ndez kompjuterin me diskun brenda nė drive, ai ngarkon nė kujtesė sistemin operativ (sė bashku me njė gamė tė gjerė programesh falas), duke tė falur njė pėrjetim tė plotė tė pėrvojės nė Linux, pa ndryshuar asnjė presje nė sistem. Me tė mbaruar punė, fike kompjuterin, hiq diskun dhe kur ta ndezėsh herėn tjetėr do tė kthehe te Vista.

Pėr tė filluar duhet tė shkarkosh njė skedar imazh tė Linux-it. Kėtė mund ta bėsh te www.ubuntu.com , ose kėrko nė Google “Linux Live CD” pėr tė gjetur mundėsi tė tjera. Pasi ta kesh shkarkuar imazhin, duhet njė CD bosh dhe njė program qė t’i shndėrrojė skedarėt imazh nė disk butimi. Nėse nuk ke tė instaluar njė paketė pėr djegjen e disqeve, si pėr shembull Nero apo Roxio Easy Media Creator.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si ti instalojsh dy sisteme operative nė kompjuter?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: