KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 1)

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 1) Empty
MesazhTitulli: 69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 1)   69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 1) I_icon_minitimeSat Sep 27, 2008 11:11 am

Po ju paraqesim kėtu kleēkat nga mė tė thjeshtat, deri tek ato mė ekstremet, tė cilat do tė t’ju mbrojnė ju, kompjuterin dhe familjen tuaj.

Me siguri qė keni menduar nėse ėshtė e mundur ta pėrdorni tė sigurtė kompjuterin pa qenė e nevojshme tė shkėpusni lidhjen me internetin dhe pa i bėrė bllokadė instalimit tė ēdo lloj softueri. Sigurisht qė kjo ėshtė e mundur, por ju nga ana juaj duhet tė merrni pėrsipėr disa detyra. Sė pari, duhet tė instaloni mjete pėr t’u vetėmbrojtur, tė krijoni njė praktikė tė mirė pune dhe, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, tė pėrdorni ca parandjenjėn. Ja se ē’duhet tė bėni, nga fillimi nė fund:



Minimumi i minimumit


Instaloni antivirusin
Pėrditėsojeni rregullisht, bėni skanime tė vazhdueshme dhe lejojeni antivirusin tė kontrollojė mesazhet qė vijnė. Nėse nuk e bėni kėtė, ėshtė e sigurt qė kompjuteri juaj do tė infektohet.

Pėrditėsoni programin antispiun
Masėn pėr pėrditėsim mund ta paketoni sė bashku me ato tė antivirusit. Pėrditėsojeni rregullisht dhe bėni skanime tė vazhdueshme. Ju kėshillojmė tė instaloni disa programe antispiun, si Windows Defender-i (i pėrfshirė nė Vista) dhe Spy Sweeper-i (nė ZERO DVD).

Pėrdorni muret mbrojtės dydrejtimėsh
Parandaloni trafikun e hyrje-daljeve tė padėshiruara. Muret mbrojtės tė dyanshėm pėrfshihen nė Mac OS dhe Windows Vista. Pėrdoruesit e versioneve mė tė vjetra tė Windows-it duhet tė instalojnė muret mbrojtės nga njė i tretė, si pėr shembull ZoneAlarm-i, prodhuar nga CheckPoint.



Mos pėrdorni mure mbrojtės ose antivirusė tė shumėfishtė
Mund t’ju duket sikur do tė keni mbrojtje tė dyfishtė duke instaluar dy mure mbrojtėse, por ka shumė mundėsi tė keni dyfishuar dhembjen e kokės. E njėjta gjė vlen edhe pėr antiviruset e dyfishta. (Programet antispiun janė tjetėr muhabet).

Lejoni pėrditėsimet automatike
Lejoni Windows-in dhe Mac OS-n tė bėjnė pėrditėsime kurdo qė dėshirojnė, sepse Microsoft-i dhe Apple-i i mbyllin vazhdimisht vrimat qė gjejnė nė sistemin e sigurisė.

Mos i pranoni EXE-t
Shkarkimi i skedarėve tė ekzekutueshėm (qė pėrfundojnė me .exe, .com, .bat dhe .scr) vėshtirė tė shmanget, por hapni sytė pėr ato qė ju dėrgojnė nėpėrmjet postės elektronike. Kjo vlen edhe pėr skedarėt .doc dhe .xls, qė mund tė pėrmbajnė makroviruse.

Drejtoni trafikun
Nėse jeni tė lidhur me internetin dhe nuk keni njė router (drejtues), atėherė blijeni. Nuk janė tė shtrenjtė, qofshin me apo pa tel (wireless).

Aktivizoni murin mbrojtės tė harduerit
Router-i juaj duhet tė pėrballojė Network Address Translation (NAT, pėrkthim i adresave tė rrjetit), prandaj pėrdoruesit e internetit qė skanojnė rrjetin nė kėrkim tė portave tė hapura pėr t’i shfrytėzuar, s’mund t’i shohin kompjuterėt tuaj. Ai duhet tė pėrballojė gjithashtu Stateful Packet Inspection (SPI, inspektim i plotė i paketave) pėr tė bėrė dallimin midis trafikut tė rregullt tė rrjetit dhe atij qė s’ėshtė i tillė. Mos i ēaktivizoni kėto opcione.



Program keqbėrės/Antivirus


Skanoni skedarė tė veēantė
Keni ndonjė skedar qė mendoni se ėshtė i infektuar? Kėtė mund t’jua thotė virustotal.com . Ngarkojeni skedarin nė kėtė adresė dhe dėrgojeni si bashkėngjitje (attachement) te scan@virustotal.comKjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė , duke shkruar te shiriti i subjetit (subject) “SCAN”. Skedari do tė kontrollohet nga 32 prodhues antivirusėsh tė cilėt do t’ju japin njė raport.

Ērrėnjosini rootkit-et
(program keqbėrės qė merr kontrollin e tė gjithė sistemit)

Sistemi juaj mund tė jetė i pastėr, por hidhini njė sy herė pas here rootkit-eve tė rinj. Kėta janė ndėr programet keqbėrės mė tė vėshtirė pėr t’u eleminuar. Nėse jeni infektuar, provoni njėherė RootkitRevealer-in tė Sisteminternals-it, tė cilin e gjeni nė ZERO DVD-nė e kėtij numri.

Mbrojeni MacIntosh-in
Ashtu siē ėshtė Firefox-i mė pak i sulmuar nga viruset krahasimisht me Internet Explorer-in, po kėshtu edhe kompjuterėt MacIntosh janė mė pak nė rrezik se sa kompjuterėt personalė, por mos u vetėkėnaqni shumė.



Specifikat e Windows-it


Ēaktivizoni Autorun-in (ekzekutimin automatik)
Kjo bėn qė CD-tė tė lexohen automatikisht sapo futen, por gjithashtu u lejon kėtyre tė fundit tė instalojnė edhe gjėra qė ndoshta ju s’i dėshironi, si pėr shembull rootkit-e (shiko mė sipėr). Pėr tė bėrė ēaktivizimin nė XP, duhet tė modifikoni regjistrin (Registry). Udhėzimet nė internet mbi kėtė pikė janė tė shumta.

Ēaktivizoni AutoPlay-n (leximin automatik)
Mos e ngatėrroni Autorun-in me AutoPlay-in. Kjo e fundit ėshtė dritarja qė ju pyet se ē’duhet tė bėjė me skedarėt mediatikė tė CD-sė dhe tė kujtesave tė lėvizshme. Te XP-ja ēaktivizojeni duke pėrdorur Tweak UI-n te www.microsoft.com/windowsxp . Te Vista pėrdorni panelin e kontrollit tė AutoPlay-it.

Jini nė dijeni tė programeve nė ekzekutim
Windows-i ekzekuton nė sfond shumė programe qė janė tė padukshme pėr ju. Task Manager-i (menaxheri i detyrave; shtypni Ctrl-Alt-Delete pėr ta parė) mund t’jua shfaqė ato, por mund tė mėsoni mė shumė duke pėrdorur Process Explorer-in (falas te www.microsoft.com/technet/sysinternals ). Ai jua shpjegon proceset e XP-sė dhe Vista-s nė njė anglishte tė qartė.

Kontrolloni ndezjen (start-up)
Pėrcaktoni renditjen dhe prioritetin e gjithēkaje qė ngarkohet gjatė procesit tė butimit (boot up) duke pėrdorur WinPatrol Plus-in (kushton 30 $ tek www.winpatrol.com , ose instaloni versionin-provė nga ZERO DVD).



Fjalėkalime tė pakalueshėm


Pėrdorni fjalė tė "forta"
Njė fjalė "e fortė" pėrzien numrat dhe shkronjat jo nė radhė alfabetike, apo nė reshtim numerik (abcd1234 nuk ėshtė "e fortė"). Pėrziejini ato dhe pėrdorni edhe shenja pikėsimi. Pėrdorni njė shprehje tė plotė nėse keni hapėsirė tė mjaftueshme. Sa mė e gjatė tė jetė ajo, aq mė mirė ėshtė. Adresa www.passpub.com ofron fjalėkalime tė fortė, tė cilėt mund t’i pėrdorni.

Mos pėrdorni fjalė tė lehta
Mos pėrdorni kurrė njė fjalė qė mund tė gjendet nė fjalor apo njė emėr tė mirėfilltė. Kafshėt shtėpiake, fėmijėt dhe emrat e bashkėshortėve janė fjalėkalime tė kėqinj. Mos pėrdoni datėn e ndryshimit tė fjalėkalimit (23jan). Dhe pėr hir tė gjithė botės dixhitale, mos pėrdorni si fjalėkalim fjalėn “password”.

Ndryshojini fjalėkalimet
Ndryshojini rregullisht fjalėkalimet tuaja nė mėnyrė qė tė jeni njė hap pėrpara atyre qė duan t’i pėrdorin ato.

Ndryshimi ėshtė e vetmja e pandryshueshme
Mos e pėrdorni tė njėjtin fjalėkalim nė ēdo kompjuter dhe nė ēdo adresė uebi qė lundroni. Sikur vetėm njėra prej tyre tė komprometohej, atėherė dikush do tė kishte akses te tė gjitha llogaritė tuaja.

Krijoni njė fjalėkalim kryesor
Lehtėsoni kujtėsėn tuaj duke krijuar vetėm njė fjalėkalim tė fortė, tė cilin mund ta mbani mend dhe pastaj rregullojeni bazuar nė emrin e faqes ueb ose shėrbimit. Pėr MySpace-in, pėr shembull, “Blg225” bėhet “MyspBlg1225”. Ose lėrjani nė dorė teknologjisė: Disa opcione tė Firefox-it kombinojnė fjalėkalimin tuaj kryesor me emrin e faqes ueb, pėr tė krijuar njė fjalėkalim tė ri pėr ēdo faqe.

Mbrojeni Firefox-in
Shfletuesi Firefox ofron opcionin e fjalėkalimit kryesor, qė duhet ta fusni pėrpara se tė vizitoni njė faqe ueb me fjalėkalim tė ruajtur. Ēdo herė do t’u duhet tė fusni dy fjalėkalime. Mac OS-ja ofron njė opcion tė quajtur Keychain (zinxhiri i ēelėsave), qė ruan fjalėkalime pėr faqe ueb, programe etj. Gjendet nė dosjen Utilities.

Mos i shkruani automatikisht fjalėkalimet
Shfletuesit jo vetėm qė ruajnė fjalėkalimet, por edhe i shkruajnė ato nė vendin tuaj. Kjo s’ėshtė ide e mirė pėr njė kompjuter me disa pėrdorues apo pėr njė kompjuter zyre. Nėse keni Firefox-in, pėrdorni fjalėkalmin kryesor nė vend tė opcionit tė mėsipėrm. Nėse keni Internet Explorer-in, shkoni te Internet Options, klikoni mbi tabin Content (pėrmbajtje) dhe shkoni te AutoComplete pėr ta ēaktivizuar.

Pėrdorni RoboForm-in
I nderuari RoboForm (kushton rreth 30 $ te www.roboform.com , ose e gjeni ne ZERO DVD versionin-provė) pėrdoret nė Windows pėr tė plotėsuar formularė nė ueb, si dhe forcon mė tej fjalėkalimet, duke i ruajtur ato nė mėnyrė tė sigurt, qė tė mos jeni tė detyruar tė mbani mend asgjė. RoboForm2Go (rreth 20 $, ose nė ZERO DVD versioni-provė) ekzekutohet nga njė pajisje USB, duke jua mbajtur shpatullat tė ngrohta nė ēdo kompjuter.



Vjedhja e informacionit


Mos klikoni
Nėse nuk jeni 100% tė sigurt, mos klikoni linke nė postėn tuaj elektronike. Megjithėse mund tė duket sikur mesazhi ėshtė dėrguar nga banka juaj, PayPal-i, apo qoftė edhe nga njė mik, nėse keni dyshime ndiqni instiktin tuaj. Adresa qė shfaqet mund tė duket kėshtu: www.paypal.com, por linku qė qėndron pas saj mund t’ju ēojė nė njė tjetėr faqe ueb. Fusni adresėn e bankės suaj, tė PayPal-it, ose cilėndo adresė, drejt e nė shfletuesin e uebit, nėse ju duket si mesazh standart. Institucionet e vėrteta financiare nuk ju kėrkojnė (ose tė paktėn s’duhet ta bėjnė) qė t’i verifikoni llogaritė tuaja nėpėrmjet postės elektronike.

Kini kujdes nga mashtruesit e kartolinave
Kartolinat elektronike tė festave janė njė rast i mirė pėr hajdutėt e fjalėkalimeve. Faqe ueb famėkeqe mund tė mbledhin informacion si nga njerėzit qė dėrgojnė kartolina, ashtu edhe nga ata qė klikojnė pėr t’i parė ato. Pėrdorni vetėm dyqanin tė famshėm e tė mėdhenj elektronik, siē ėshtė Hallmark, ose thjesht dėrgoni para tė thata.

Kini kujdes nga dritaret e rreme tė sigurisė
Ju ka rastisur ndonjėherė qė ndėrsa lundronit nė internet, t’ju shfaqet njė dritare qė ju thotė se duhet tė skanoni, ose tė disinfektoni kompjuterin tuaj, duke ju ofruar edhe njė produkt praktik pėr ta bėrė kėtė? Kjo sepse ky produkt ėshtė adware-i i saj (softuer qė pasi instalohet nė kompjuter, shkarkon automatikisht reklama).





Pėrdoreni Firefox-in si mburojė
Si Firefox-i edhe Internet Explorer-i janė tė pajisur me filtra shtesė qė kontrollojnė faqet ueb qė pėrpiqen tė vjedhin informacionin tuaj. Nėse pėrdorni Firefox-in, shkoni te Options, zgjidhni tabin Security dhe klikoni te kutia ngjitur me “Tell me if the site I’m visiting is a suspected forgery” (Lajmėromė nė rast se faqja ueb qė po vizitoj ėshtė e dyshuar pėr falsifikim). Mund tė shkoni edhe mė tej, duke klikuar te butoni i dytė “Check by asking Google” (Kontrollo duke pyetur Google-in), nė mėnyrė qė tė merrni njė listė tė pėrditėsuar tė hajdutėve tė informacionit.



Pėrdorni Internet Explorer-in si mburojė
Internet Explorer-i ka tė inkorporuar njė filtėr antivjedhje, tė cilin duhet ta aktivizoni nėpėrmjet menysė Tools (Vegla), ku mund tė listoni edhe faqe ueb tė dyshuara pėr vjedhje informacioni. Pėrdoruesit e IE6 mund tė instalojnė menynė Windows Live Toolbar dhe shtojcėn (add-in) Windows Live OneCare Advisor pėr tė luftuar vjedhėsit e informacionit.

Mbroni Skype-in
Vjedhja e informacionit nuk kufizohet vetėm nė ueb dhe nė postėn elektronike. Mund tė ndodhė edhe te programet e tjerė qė ofrojnė shėrbimin Voice over IP (VoIP, komunikim zanor nėpėrmjet internetit), si pėr shembull Skype-i. Nė fakt, njė kalė trojan mund tė hiqet si Skype-i pėr tė vjedhur emrat dhe fjalėkalimet e pėrdoruesve. Zgjidhja: Pėrditėsoni antivirusin tuaj!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 1)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: