KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 2)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: 69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 2)   Sat Sep 27, 2008 11:13 am

Kontrolloni softuerėt mashtrues
Edhe softueri qė keni instaluar mund tė vjedhė informacionin tuaj, sidomos ata softuerė qė pretendojnė t’ju ndihmojnė tė zbuloni programet spiunė. Nėse keni dyshim te ndonjė program, ballafaqojeni emrin e tij me listėn e programeve kriminelė mė tė famshėm te www.spywarewarrior.com .

Pajisuni me filtra shtesė
McAfee-ja dhe Trend Micro ofrojnė filtra antivjedhje (pėrkatėsisht SiteAdvisor-in dhe TrendProtect-in) pėr tė rritur efikasitetin e asaj qė kapin shfletuesit. Edhe shėrbimi OpenDNS ju siguron mbrojtje antivjedhje shtesė.



Lundrim i sigurt


Provoni Firefox-in ose Opera-n
Internet Explorer-i mbetet ende shfletuesi mė i pėrdorur i uebit dhe si pasojė, mbetet edhe shėnjestra e shumicės sė hakerave “kriminelėve”. Pėrdorni Firefox-in ose Opera-n. Nuk ėshtė se janė tė paprekshėm, por nuk janė aq popullorė nė komunitetin e hakerave, pasi kanė njė numėr mė tė vogėl pėrdoruesish.

Ēaktivizoni ActiveX-in
Nėse pėr ēfarėdo arsye ju ka ngecur nė dorė Internet Explorer-i, eleminoni shumė rreziqe duke ēaktivizuar ActiveX-in, teknologjia qė i lejon shfletuesit tė ekzekutojė automatikisht pėrbėrės tė softuerit. Shkoni te Internent Options, tek tabi Security klikoni ikonėn me globin e internetit dhe pastaj Custom Level (Personalizo Nivelin). Kalojini shumicėn e cilėsive tė ActiveX-it nė “Prompt” (pyet) ose “Disable” (ēaktivizo). Nėse mė vonė nuk punon ndonjė gjė qė doni, kthehuni sėrish dhe ndryshojeni.

Kėrkoni kyēin
Nėse ju duhet tė dėrgoni informacion personal nėpėrmjet njė faqeje ueb, sigurohuni qė ai e kripton trafikun e tė dhėnave. Kėrkoni https-tė (vini re “s”-nė) tek adresa dhe njė ikonė kyēi nė shiritin e adresave ose nė shiritin e statusit. Mos dėrgoni informacione si pėr shembull numrin e kartės sė kreditit, nė rast se faqja ueb nuk ėshtė e kriptuar. Megjithėkėto, edhe “tė ligjtė” mund tė kenė faqe ueb tė kriptuara. Fakti qė ėshtė e kriptuar, nuk do tė thotė se mund t’i zėsh detyrimisht besė.



Aktivizoni ForceField-in
ZoneAlarm ForceField-i i ri, prodhuar nga CheckPoint-i, ėshtė projektuar ekskluzivisht pėr njė lundrim tė sigurt. Ai vendos njė shtresė virtuale midis shfletuesit dhe ēdo ndryshimi qė bėn nė kompjuterin tuaj.

Hajini biskotat (cookies)
Nė tė shkuarėn biskotat shkaktonin njė shqetėsim tė madh. Sidoqoftė, sot ato janė thuajse tė padėmshme. Nėse s’do tė ishin fare, do t’ju duhej tė shkruanit shumė mė tepėr fjalėkalime nė faqet ueb qė vizitoni shpesh. Megjithatė, kontrollet e rregullta nga programi juaj antispiun i fshijnė ato qė mund tė shfrytėzoheshin pėr gjurmimin e lundrimit tuaj.



Anonimati/Privatėsia


Mbroni dosjet
Nėse pėrdorni Windows XP-nė ose Vista-n, mund t’ju vini fjalėkalim dosjeve tė ndryshme nėpėrmjet Folder Guard-it (rreth 40 $ te www.folder-guard.com , ose falas versioni-provė nė ZERO DVD ). Ose thjesht kompresoni pėrmbajtjen e dosjes nė njė skedar ZIP, duke pėrdorur WinZip-in (rreth 30 $ te www.winzip.com , ose falas versioni- provė nė ZERO DVD), dhe futini skedarit Zip njė fjalėkalim. Kjo bėn gjithashtu edhe kriptimin e skedarėve.

Mbroni dosjet Mac
Krijoni njė “dosje” tė mbrojtur me fjalėkalim nė Mac OS, duke pėrdorur programin Disk Utility pėr tė krijuar imazhin e diskut dosjes fillestare. Vendosini fjalėkalim. Skedari .DMG qė pėrftohet ka tė gjithė pėrmbajtjen dhe mund tė rivendoset me njė tė klikuar.

Mbroni gjithēka me fjalėkalime
Mund t’u vini fjalėkalime tė gjithė skedarėve qė krijohen me anė tė Microsoft Office. Vendosini fjalėkalim njė dokumenti Word-i dhe pastaj kriptojeni atė. Kėtė mund ta bėni te tabi Security, qė ndodhet tek Options. Nė Word 2007 bėjini Save As, shkoni te menyja Tools dhe hapni General Options (opcione tė pėrgjithshme). Mund t’u vini fjalėkalime edhe skedarėve PDF dhe atyre tė krijuara me OpenOffice.

Shmangni kompromentimin
Mos ngarkoni informacione personale nė rrjetet shoqėrore (social networks), duke u lėnė dorė tė lirė njerėzve tė vjelin detajet tuaja. Mos ngarkoni fotografi kompromentuese. Gjėrat qė ndodhen nė ueb kanė tendencėn tė bėhen tė disponueshme pėrgjithmonė. Merrni nė konsideratė Wayback Machine (Makinerinė e Prapakthimit) te www.archive.org .

Fshijini gjurmėt
Fshijeni historinė e shfletuesit pasi keni lundruar nė njė kompjuter tė pėrbashkėt (shared). Te Firefox-i shkoni te Options, pastaj Privacy dhe te Private Data (tė dhėna private) klikoni “Clear Now” (fshiji). Mund tė zgjidhni edhe “Always clear my private data when I Close Firefox” (Fshiji gjithmonė tė dhėnat e mia private kur mbyll Firefox-in) pėr tė pasur njė siguri mė tė madhe. Nėse keni Internet Explorer 7-ėn, zgjidhni Delete Browsing History (Fshi historinė e shfletimit) nga butoni Tools. Delete All fshin gjithēka qė ėshtė ruajtur: historinė, biskotat, skedarėt e pėrkohshėm dhe fjalėkalime tė ruajtur.

Neglizhojeni ruajten e fjalėkalimeve
Kur pėrdorni njė kompjuter publik ose tė pėrbashkėt, mos i ruani fjalėkalimet kur ju kėrkohet. Dhe mė e rėndėsishme akoma: Dilni (log out) nga faqet ueb nė mėnyrė qė tė mos t’ia lini nė dorė dikujt tjetėr postėn elektronike ose skedarėt qė keni ngarkuar nė ueb.

Ruajuni nga proxy
Shėrbimet proxy fshehin indentitetin tuaj nė internet (adresėn IP tė kompjuterit ose rrjetit tuaj). Mproxy (mproxy.info ) dhe Megaproxy (megaproxy.com ) janė dy shembuj qė ofrohen falas. Anonymos Surfing, prodhuar nga Anonymizer, (rreth 30 dollarė nė vit te www.anonymizer.com , ose falas versioni-provė nė ZERO DVD) bėn kėtė dhe ca mė tepėr.

Privatizojeni postėn elektronike
Thuajse ēdo shėrbim uebi kėrkon adresėn e postės suaj elektronike. Nėse ua kėrkojnė vetėm pėr tė dėrguar njė konfirmim, jepuni njė adresė tė pėrkohshme. 10 Minute Mail (posta 10-minutėshe) te www.10minutemail.com , ju vė nė dispozicion njė adresė qė qėndron e aktivizuar pėr 10 minuta.

Hapni njė adresė tė dytė tė postės elektronike
Pėrhapja e shpejtė e postės elektronike tė bazuar nė ueb, qė ofrohet falas nga Google-i, Yahoo!-ja, Microsoft-i dhe tė tjerė, do tė thotė se nuk ju falet nėse u jepni tė tjerėve (pėrveē miqve) adresėn tuaj kryesore tė postės elektronike.



Spam & Spim


Mos ktheni pėrgjigje
Kurrėn e kurrės mos i ktheni pėrgjigje njė spam-i. Edhe kur bėhet fjalė pėr njė produkt qė e dėshironi. Duke e bėrė kėtė, ju konfirmoni se e keni lexuar dhe adresa juaj shkon nė listėn e spamer-ave pėrgjithmonė.

Bllokoni sinjalizuesit
Bėni bllokimin e imazheve qė shfaqen nė postėn tuaj elektronike nėpėrmjet softuerit tė saj, edhe nėse ky ėshtė i bazuar nė ueb. Nė kėtė mėnyrė parandaloni “tartabiqet e uebit” (bugs), ose sinjalizuesit, siē quhen ndryshe , tė cilėt mund tė jenė figura me pėrmasat 1 me 1 piksel dhe nėse i klikoni, i tregoni spamer-it se e keni parė mesazhin e tij, duke e konfirmuar edhe njėherė adresėn tuaj.

Shmangni programet-merimanga
Nėse ju duhet ta shfaqni detyrimisht adresėn tuaj tė postės elektronike nė internet, shkruani “emri et domeni pikė com”, nė mėnyrė qė mos tė zbulohet nga merimangat (program qė regjistron faqe ueb pėr motorrėt e kėrkimit). Kushdo qė s’e pėrkthen dot shėnimin e mėsipėrm nė: emri@domeni.comKjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė , ai nuk e meriton t’ju dėrgojė mesazhe.

Filtrojeni postėn
Pėrdorni postė elektronike me filtra spam-i. Thunderbird-i ka njė bllokues spam-i tė inkorporuar, ndėrsa Outlook 2003-shi dhe 2007-a pėrdorin SmartScreen-in pėr tė parė pėrmbajtjen e mesazheve dhe tė pėrcaktojnė nėse njė mesazh ėshtė spam. Gmail-i ėshtė thuajse i pėrsosur. Paketat e sigurisė zakonisht pėrfshijnė filtra spam-i.

Ndėrlikojini gjėrat
Mund t’i bezdisni miqtė tuaj, por sa mė e ndėrlikuar tė jetė adresa e postės suaj elektronike, aq mė e vėshtirė ėshtė pėr spamer-at ta zbulojnė dhe ta deshifrojnė kodin tuaj. Krahasoni: arb8lamce86@gmail.comKjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė me alamce@gmail.com.Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė

Shmangni spim-in
Spam-i nė mesazhet e ēastit (Instant Messages) quhet spim. Shmangeni duke pėrdorur njė emėr pėrdoruesi tė pakuptueshėm (si arb8lamce86) dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme: Mos e listoni nofkėn tuaj nė direktorinė kryesore tė programit IM. (Kjo vlen edhe pėr Skype-n).

Shmangni spim-in II
Disa produkte e luftojnė spim-in, por vetėm pėr klientėt e softuerit tė tyre. Shėrbimet IM tė bazuara nė ueb, si ato tė Yahoo!-sė dhe Gogle-it, nuk janė ende tė mbrojtura.



Pėrdorimi i kompjuterit nga fėmijėt


Pėrforconi njė zonė tė caktuar
Sigurohuni gjithmonė qė fėmijėt tė pėrdorin njė zonė tė kompjuterit ku ju mund t’i kontrolloni me lehtėsi.

Pėrdorni njė kronometėr
Vini nė zbatim rregulla kohorė pėr tė parandaluar pėrdorimin e internetit gjatė kohės sė lirė. Kjo ofrohet nė llogaritė e pėrdoruesve tė Vista-s (madje gjeneron edhe raporte tė aktivitetit tė pėrdoruesit) si dhe nė shumicėn e softuerėve me kontroll prindėror. Mund tė gjeni opcione edhe nė router-in e rrjetit tuaj.

Kufizojini lojėrat
Mos u jepni fėmijėve “ēek tė bardhė” pėr kompjuterin, por as mos i lejoni qė tė ngushėllohen me lojėra. Xbox 360 dhe Nintendo Wii mund tė kufizojnė kohėn e lojrave pėr fėmijėt nė bazė tė vlerėsimit ESRB pėr lojėrat. Xbox-i vendos kufizim bazuar edhe te vlerėsimi MPAA pėr DVD-tė. PlayStation 3-shi ka nivele tė tjera kufizimi. (Ndryshojeni fjalėkalimin standard 0000, pėrndryshe do ta ndryshojė rinia nė vendin tuaj). Xbox Live ka tė inkorporuar njė kronometėr familjar pėr tė parandaluar tė luajturit e tepėrt gjatė ditės ose gjatė javės.





Kini kujdes nga softuerėt e rinj
Fėmijėt e kuptojnė shpejt nėse kontrolli prindėror kufizohet nga njė lloj i vetėm shfletuesi ose softueri dhe thjesht shkarkojnė diēka tė re. Blini mjete kontrolli qė funksionojnė nė tė gjithė sistemin. Paketa familjare e Net Nanny-t (rreth 50 $ te www.netnanny.com , ose falas versioni-provė nė ZERO DVD) ėshtė softueri mė i maturuar i kontrollit prindėror qė mund tė gjeni.



Rrjetet shtėpiakė


Ndryshoni standardin
Shumica e router-ave kanė njė emėr pėrdoruesi standard si “admin”, ndėrsa fjalėkalimi mungon. Nėse s’i ndryshoni standardet, gjithkush nė rrjet mund tė hiqet si admin-i.

Ndaloni transmetimin
Emri i rrjetit tuaj pa tel, Service Set Identifier (SSID, identifikuesi i paketės sė shėrbimit), transmeton nė mėnyrė qė tė lehtėsojė aksesin nga ana e pajisjeve. Fikeni transmetimin. Kjo do t’i mbajė larg rrjetit tuaj fqinjėt kureshtarė.

Filtroni MAC-un e madh
Ēdo pajisje rrjeti ka njė adresė Media Access Control (MAC, kontroll i aksesit mediatik). Mund t’i thoni router-it tė lejojė vetėm pajisje tė cilat i pėrcaktoni ju. S’bėni keq ta keni kėtė.

WPA-ja ia vlen
Wi-Fi Protected Access (WPA, akses i mbrojtur Wi-Fi) ėshtė kriptimi mė i mirė i mundshėm pėr tė siguruar njė lidhje Wi-Fi. Nėse keni njė router dhe njė pajisje qė mbėshtet Wi-Fi Protected Setup (WPS, aktivizim i mbrojtur i Wi-Fi), qė automatizon kriptimin e ēelėsave, aq mė mirė akoma.

Tunel sigurie
Produkti Hotspot Helper qė ofrohet nga JiWire (rreth 25 dollarė nė vit) krijon njė lidhje VPN (rrjet privat virtual) nga laptop-i juaj nė interneti, kur pėrdorni Wi-Fi publik, nė mėnyrė qė spiunėt mos tė jenė nė gjendje tė vjedhin tė dhėnat tuaja nga ajri.



Siguri fizike


Vini nė pėrdorim trupin
E ardhmja e fjalėkalimeve ėshtė biometrika: gjurmėt e gishtave, retinat e syve, madje edhe forma e fytyrės suaj. Skanerėt pėr gjurmėt e gishtave kanė filluar tė gėlojnė duke u pėrfshirė nė laptopė dhe minj. LemonScreen (falas te www.keylemon.com ) i shton njohje faciale Windows XP-sė. Pėr momentin ai vetėm sa e fik kompjuterin kur nuk ju sheh ju nė kamerėn e uebit.

Kyēeni laptopin
Shumica e kompjuterėve portabėl (notebook) janė tė pajisur me Kensington Security Slot (ose K-Slot), njė vrimė pėr tė vendosur kyēin. Blini njė kyē. Pėrdoreni. Nė zyrė ose nė kafene. Madje edhe nė shtėpi, nė rast kur keni ftuar dikė qė s’e njihni mirė. Ēmimi fillestar i tyre ėshtė 25 $.



Vėreni nė alarm laptopin
Laptop Alarm ėshtė njė softuer qė transmeton njė “britmė” nėse dikush heq spinėn ose miun, ose fik kompjuterin pa leje. Madje mund tė dėrgojė edhe njė mesazh paralajmėrues nė telefonin tuaj.

Gjurmojeni me LoJack
Nuk vlen vetėm pėr makinat. Softueri i markės LoJack pėr Windows ose Mac, i prodhuar nga Computrace (www.lojackforlaptops.com ) dėrgon vėrshėllima tė vazhdueshme nė serverėt e kompanisė. Nėse denoncohet vjedhja e njė kompjuteri, Computrace mund t’i tregojė policisė se ku mund ta gjejė.

Siguroni rrjetin tuaj
SecureSpot prodhuar nga D-Link vendoset midis modemit kabllor dhe router-it tuaj dhe ekzekuton antivirusin nga McAfee-ja, duke mbrojtur deri edhe 4 kompjuterė tė njė rrjeti shtėpiak. Pėrshin gjithashtu edhe kontrollin prindėror.

Spiunoni me Skype
Kapini hajdutėt me presh nė duar, duke pėrdorur Skype-in dhe kamerėn e uebit. Aktivizoni pėrgjigjen automatike tė telefonatave me video tė kompjuterit tuaj, pastaj telefonojini nga njė llogari tjetėr e Skype-it. Pasi tė keni fikur monitorin dhe zėrin, ata s’kanė pėr ta kuptuar qė ju po i shikoni.

Regjistroni lėvizjet
Nėse nuk mund tė bėni njė telefonatė pėr tė kapur hajdutėt, mund t’u vijė nė ndihmė softueri Yawcam. Ky ėshtė njė program qė ofrohet falas nga Windows-i dhe mund tė zbulojė lėvizjet, tė ngarkojė imazhe tė fotografuara dhe t’ua dėrgojė ju nėpėrmjet postės elektronike.

Njihni tė drejtat tuaja
Askush nuk i lexon marrėveshjet pėr liēensat e pėrdoruesve (ndryshe EULA), marrėveshja ligjore qė shfaqet sa herė qė instaloni njė program, por tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm qė duhet ta bėjmė. Kontrollojini me EULAlyzer-in (nė ZERO DVD). Ai analizon EULA-t dhe vė nė dukje probleme tė mundshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
69 Kėshilla pėr njė kompjuter mė tė shpejtė (Part 2)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kėshilla shėndetsore, reēeta dhe gjėra tjera pėr trupin
» Grimca mė e shpejtė se drita-Neutrino i "Cern" qė pėrgėnjeshtron Ainshtajnin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: