KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 3)

Shko poshtė 
AutoriMesazh





Registration date : 01/01/1970

55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 3) Empty
MesazhTitulli: 55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 3)   55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 3) I_icon_minitimeSat Sep 27, 2008 11:07 am

Rrjetet



Duket e pabesueshme, por 95% e tė gjithė problemeve tė lidhjes me internetin mund tė zgjidhen duke alternuar ruterin me modemin. Fikini tė dy dhe pastaj ndizni vetėm modemin. Me t’u ndezur drita e tij, aktivizoni edhe ruterin.



Pėrdorni kriptimin
Ndoshta e keni dėgjuar edhe mė parė, por ia vlen ta pėrsėrisim: Aktvizoni gjithmonė opcionin e sigurisė pa tel qė pėrmban ruteri. Kriptimi WEP (Wireless Equivalent Security) ėshtė forma mė e vjetėr (dhe mė e dobėt) e sigurisė. Mbrojtja e re (dhe mė e fortė) quhet WPA (Wi-Fi Protected Access) dhe WPA-2, dhe ėshtė alternativa mė e mirė nė qarkullim pėr pėrdoruesit shtėpiakė.



Ndryshoni fjalėkalimin
Ēdo ruter ka njė fjalėkalim standard tė famshėm, qė pėrdoret pėr hapur faqen e konfigurimit tė ruterit. Shumica e udhėzuesve tė konfigurimit fillestar tė detyrojnė ta ndryshosh, por jo tė gjithė. Nė raste si ky i fundit, sigurohuni ta ndryshoni vetė pėr tė parandaluar qė vizitorėt e padėshiruar tė konfigurojnė rrjetin tuaj.



Keni harruar fjalėkalimin e ruterit?
Nėse ju ka humbur apo e keni harruar fjalėkalimin e ruterit, mund tė dilni nga telashet duke e kthyer ruterin nė kuadrin standard. Pėr ta bėrė kėtė mbani shtypur pėr 30 sekonda butonin qė ndodhet nė pjesėn e pasme. Mė pas hidhini njė sy manualit pėr emrin e pėrdoruesit dhe fjalėkalimin standard dhe ndryshojini tė dy nė faqen e konfigurimit tė ruterit.



Pėrditėsoni ruterin


Tė gjithė ruterat pėrfshijnė qarqe tė brendshėm tė pajisur me udhėzime, tė cilėt pėrditėsohen nga prodhuesi. Prodhuesit e ruterave zakonisht i pėrditėsojnė produktet e tyre pėr tė rritur performancėn dhe pėr tė zgjidhur problemet e sigurisė, prandaj kėshillohet pėrditėsimi i rregullt. Pėr pėrditėsimet mė tė fundit kontrolloni faqen zyrtare tė prodhuesit.







Optimizoni baterinė


Laptopėt qė pėrdorin Windows-in pėrfshijnė disa plane optimizimi pėr tė maksimizuar kohėzgjatjen e baterisė, por, nga ana tjetėr, mund tė personalizoni edhe veēorinė e menaxhimit tė energjisė sė sistemit operativ (nė Windows XP shkoni te Control Panel/Power Options; nė Vista Control Panel/Mobile PC). Gradimi nė ekstrem pėr opcionin e fikjes sė ekranit, pėr modalitetin e gjumit (standby) apo tė letargjisė (hibernate), do ta rrisė dukshėm kohėzgjatjen e baterisė.



Ruani (gjak)ftohtėsinė
Laptopėt mbinxehen pėr shkak tė kasave tė vogla dhe ventilatorėve mikroskopikė. Fatkeqėsisht mbajtja e laptopit nė prehėr ia zė frymėn sistemit tė ventilimit, duke i pėrkeqėsuar gjėrat edhe mė shumė. Pėr ta mbajtur temperaturėn nėn kontroll, merrni nė konsideratė njė mbajtėse laptopi, e cila ndihmon nė procesin e ftohjes dhe nuk bllokon ventilatorėt.



Rezervoni gjithēka
Lėvizja e vazhdueshme i vė nė rrezik komponentėt e kompjuterit dhe, pėr shkak mbartshmėrisė, laptopėt vuajnė shumė mė tepėr se desktopėt pėr sa i pėrket prishjes apo thyerjes. Njė nga komponentėt mė delikatė ėshtė disku i ngurtė, prandaj sigurohuni qė tė dhėnat qė keni nė laptop t’i rezervoni nė njė disk tė jashtėm, nė njė flesh apo nė kompjuterin e shtėpisė. Disqet e ngurtė tė jashtėm e lehtėsojnė procesin e rezervimit tė tė dhėnave, ndėrkohė qė jeni nė lėvizje.



Kufizoni lidhjen
Nėse nuk jeni duke pėrdorur Wi-Fi, Blutooth apo lidhje tė tjera pa tel, atėherė bėni mirė t’i ēaktivizoni nėpėrmjet butonit, nėse kompjuteri e pėrmban njė tė tillė, ose nėpėrmjet komandės pėrkatėse, nė mėnyrė qė tė mos harxhohet bateria gjatė kėrkimit tė sinjalit. Njė kėshillė tjetėr ėshtė edhe kufizimi i pėrdorimit tė pajisjeve USB gjatė lėvizjes, pasi kėto furnizohen me energji nga kompjuteri.



Zbehni pamjen nė ekran
Komponenti qė harxhon mė tepėr bateri nė njė laptop ėshtė ekrani i tij LCD. Pėr ta shtrydhur sa mė shumė baterinė, ndėrkohė qė e keni spinėn tė hequr, mund tė merrni nė konsideratė uljen e ndriēimit tė panelit deri nė nivelin mė tė ulėt qė pėrballojnė sytė. Shumica e laptopėve pėrmbajnė njė kombinim tė tastave tė funksioneve, madje nė disa raste edhe njė tast tė dedikuar, pėr njė reduktim nė ēast. (Ndriēimin mund ta rregulloni edhe te Control Panel/Display Settings).



Mbroni skedarėt delikatė


Ndonjėherė tė dhėnat e ruajtura nė kompjuter kanė njė vlerė mė tė madhe se vetė kompjuteri. Megjithėse kjo s’mjafton pėr tė ndaluar hakerat e sprovuar, kriptimi i skedarėve mund tė mbrojė tė dhėnat tuaja nga njė hajdut i zakonshėm laptopėsh. Nė XP dhe Vista mjafton tė klikoni me tė djathtėn mbi njė skedar apo dosje, tė zgjidhni Properties dhe pastaj tė hapni tabin General. Mė pas klikoni butonin Advanced dhe klikoni nė kutizėn pėrbri “Encrypt contents to secure data” (Kripto pėrmbajtjen pėr tė siguruar tė dhėnat).







Merrni njė ruter
Nėse e keni tė lidhur kompjuterin drejtpėrdrejt me njė DSL apo me njė modem kabllor, ndoshta do tė ishte e pėrshtatshme tė ēaktivizoni shkėmbimin e skedarėve. Montoni njė ruter me mur mbrojtės tė trupėzuar, midis kompjuterit dhe lidhjes me internetin, dhe aktivizoni opcionin port forwarding, i cili rrit shpejtėsinė e njė programi BitTorrent. Kjo, gjithashtu, ul mundėsitė e futjes sė paautorizuar sė hakerave nė kompjuterin tuaj.



Pėrdorni shfletuesin
S’keni pse shkarkoni njė program tė dedikuar pėr tė pėrdorur BitTorrent-in. Drejtojeni shfletuesin e uebit te BitLet (www.bitlet.org ) dhe nė kutinė pėrkatėse shkruani adresėn URL tė skedarit Torrent. Kjo qasje ėshtė e pėrsorur pėr ato raste kur nuk jeni duke pėrdorur kompjuterin e shtėpisė.



Pėrdorni njė disk flesh
Nėse s’jeni kėnaqur nga ndėrfaqja kockė e lėkurė e BitLet-it, mund tė pėrdorni programin e famshėm tė BitTorrent, μTorrent (nė ZERO DVD) nė njė disk flesh. Thjesht shkarkojeni programin nė pajisjen USB dhe hyni prej aty nė μTorrent.



Programoni ngarkimet dhe shkarkimet
μTorrent ju jep mundėsinė tė pėrfitoni nga veēoria Scheduler. Programoni ngarkesat dhe shkarkesat pėr orare tė caktuar tė ditės, gjatė tė cilėve nuk e shfrytėzoni kompjuterin. Kjo siguron realizimin e operacioneve me shpejtėsinė maksimale tė Internetit. Pėr tė konfiguruar skedulin shkoni te Options/Preferences/Scheduler.







Kushtojini rėndėsi karriges







Qėndrimi i saktė gjatė punės nė kompjuter ėshtė shumė i rėndėsishėm, qoftė pėr shėndetin, qoftė pėr efektivitetin dhe efiēencėn e punimit. Pėr t’i mbajtur kėmbėt nė dysheme, krahėt paralelė me tavolinėn e punės, kokėn lart dhe kurrizin drejt, investoni para nė njė karrige zyre cilėsore. Nėse i keni kėmbėt e shkurtra, ose tavolinėn e lartė, merrni nė konsideratė edhe njė mbėshtetėse pėr kėmbėt.



Hiqeni qafe shkėlqimin
Drita e ambientit emeton njė shkėlqim qė t’i lodh sytė kur bie mbi ekran. Pėr ta reduktuar dėmin, eleminojini dritat e shumta dhe montoni njė abazhur tavoline. Gjithashtu, evitoni ekspozimin e ekranit pėrballė njė dritareje tė pambuluar. Nė vend tė kėsaj, pozicionojeni monitorin pingul me dritaren dhe pėrdorni perde pėr tė zvogėluar ditėn qė vjen nga jashtė.



Bėni ushtrime tė herėpashershme
Pavarėsisht se sa i pėrsosur nga ana egonomike mund tė jetė vendi juaj i punės, trupi ka nevojė pėr shkėputje tė rregullta nga qėndrimi ulur, shtypja nė tastierė dhe lėvizja e parreshtur e miut. Programe si Strech Break (nė ZERO DVD) ju njoftojnė rregullisht se kur duhet tė bėni njė pushim. Gjithashtu ky program ju instrukton se si tė kryeni disa ushtrime tė thjeshtė ndėrsa rrini ulur.



Pozicionojeni saktė monitorin
Njė monitor i mirėpozicionuar rrit produktivitetin. Sigurohuni qė ekranin ta keni pėrballė dhe jo tė anuar. Ngrijeni monitorin nė mėnyrė qė pjesa e sipėrme tė jetė afėrsisht nė nivelin e syrit, pastaj rrotullojeni ekranin, qė tė mos vuani pėr tė parė pjesėn e poshtme tė tij. Nė fund, vendoseni monitorin njė krah larg trupit tuaj. Ndėrsa tastierėn bėni mirė ta mbani aty ku ju arrijnė parakrahėt, tė cilėt duhet tė jenė paralel me dyshemenė, duke e mbajtur trupin drejt dhe bėrrylat mundėsisht tė mbėshtetur nė krahėt e ndenjėses
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 3)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: