KHC Solutions


 
ForumPortaliPytėsoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 2)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh




Registration date : 01/01/1970

MesazhTitulli: 55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 2)   Sat Sep 27, 2008 11:05 am

Shkurtesa tė tastierės nė Vista dhe XP



Tasti Windows + E
Nė varėsi tė punės qė bėn dhe kohės qė kalon pėrpara njė kompjuteri, shkurtoret e tastierės tė kursejnė mjaft kohė. Ja nė njė shembull tipik: Kjo shkurtore ju lejon tė hapni Windows Explorer-in vetėm me anė tė njė kombinimi tastash.



Tasti Windows + M
Kjo shkurtore duhet mbajtur mend kur je nė punė dhe vetėm punė qė s’po bėn, pasi tė mundėson tė minimizosh tė gjitha dritaret qė ke hapur, duke e shfaqur sfondin tė pastėr. Pėr t’i rihapur tė gjitha dritaret shtypni tastin Windows + Shift + M. Njė tjetėr mėnyrė e shpejtė ėshtė edhe nėpėrmjet Windows + D, e cila shfaq desktopin. Pėr t’i rihapur sėrish, mjafton tė pėrsėritni kombinimin e mėsipėrm. Mbajeni mend kėtė shkurtore herėn tjetėr kur drejtori tė vejevijė nėpėr zyrė.





Alt + Tab
Kjo ju lejon tė kaloni lehtėsisht nga njėra dritare nė tjetrėn. Nėse po punoni nė Word dhe ju duhet diēka nė Internet Explorer, pėr shembull, mund tė kėrceni sakaq nga njėri program te tjetri. Kėtė shkurtore mund ta pėrdorni edhe pėr tė ndėrruar dritaret brenda tė njėjtit program. Funksion tė ngjashėm ka edhe shkurtorja Windows + Tab: Nė XP tė lejon tė lundrosh pėrmes shiritit tė detyrave (taskbar), ndėrsa nė Vista aktivizon aplikacionin Flip 3D, pėr tė realizuar tė njėjtėn ide, por me efekte grafike shumė mė zbavitės.



Alt + F4
Kjo shkurtore ėshtė njė mėnyrė e shpejtė pėr tė mbyllur njė dritare apo ēdo program. Alt + Tasti i Hapėsirės +C dhe Ctrl +w bėjnė tė njėjtė gjė. Secila prej tyre ju mundėson tė mbyllni njė dritare, pa qenė e nevojshme tė pėrdorni miun pėr tė klikuar X-in nė qoshen e djathtė sipėr.



Ctrl + Shigjeta
Nė Microsoft Word, kombinimi i Ctrl me shigjetėn e majtė ose tė djathtė shėrben pėr tė lėvizur kursorin nė fillimin e fjalės paraardhėse ose nė fjalėn pasardhėse. Kombinimi me shigjetėn lart dhe poshtė bėn tė njėjtėn gjė me paragrafet. Kjo ėshtė mjaft e dobishme kur ju duhet tė korrektoni njė dokument.



Shift + Delete
Nėse dėshironi tė fshini njė skedar dhe s’doni ta shihni mė me sy, as nė Koshin e Riciklimit, kjo ėshtė shkurtorja e duhur pėr ju. Veēse ndajeni mendjen mė parė qė skedari nuk do t’ju duhet mė kurrė.







Shfaqni dokumentin si bocė
Njė nga mungesat mė tė bezdisshme qė ka Word 2007 ėshtė se nuk tė lejon ta hapėsh automatikisht njė dokument nė modalitetin Draft (Bocė). Nė versionet e mėparshme tė Word-it ka qenė View/Normal. Pėr ta bėrė tė mundur kėtė, klikoni te butoni Office/Word Options/Advanced/General. Nė fund klikoni nė kutizėn pėrbri “Allow opening a document in Draft View” (Lejo hapjen e dokumentit nė Pamjen Bocė).



Paraqitni simbolet e formatimit nė Word
Shumėkush mund ta shtyjė jetėn edhe pa simbolet e Word-it pėr hapėsirat dhe paragrafėt, por pėr ata pėrdorues tė Windows 2007-ės qė s’bėjnė dot pa to, mund tė ndjekin shtegun Office/Word Options/Display. Pastaj, nėn diēiturėn “Always show these formatting marks on the screen” klikoni nė kutizat e hapėsirave (spaces), paragrafėve dhe nė cilėndo kutizė tjetėr qė dėshironi.



Shfaqni fundin e faqeve nė Excel
Tė printuarit nė fletė pune Excel mund tė jetė njė makth i vėrtetė, por tani s’keni pse tė shkoni mė te Print Preview pėr tė parė se ku pėrfundon faqja. Klikoni mbi butonin Office/Excel Options/Advanced. Nėn diēiturėn “Display options for this worksheet” klikoni mbi kutizėn “Show page breaks”.



Kontolloni stilin e shkrimit


Nė fillimet e saj Word-i mund tė kontrollonte drejtshkrimin dhe mė vonė edhe gramatikėn, ndėrsa tani mund t’ju kritikojė edhe pėr stilin e tė shkruarit. Nėse keni probleme me tejpėrsėritjen e fjalėve dhe pėrdorimin e papėrshtatshėm tė ligjeratės sė zhdrejtė, korrigjimin lėrjani nė dorė Word 2007-ės. Klikoni te butoni Office/Word Options/ Proofing. Nė listėn nėn Writing Style zgjidhni Grammar & Style. Nėse ka zona tė veēanta nė tė cilat nuk doni qė Word t’i fusė hundėt, klikoni te butoni Settings dhe zbrazni kutizat pėrkatėse.



Ndryshoni rezolucionin e prezantimeve nė PowerPoint
Me shndėrrimin e ekraneve tė gjerė nė njė standard, ndoshta nuk do tė ishte e udhės qė t’i ngarkonit online prezantimet nė PowerPoint, tė formatuara me rezolucionin babaxhan 800x600. Pėr ta realizuar kėtė klikoni te butoni Office/PowerPoints Options/Advanced. Nė seksionin General, klikoni Web Options, hapni tabin Pictures dhe zgjidhni pėrmasat e ekranit qė dėshironi.









Modifikimi pėrmes Word-it i mesazheve nė Outlook
Dėshironi tė pėrdorni Word-in pėr tė shkruar mesazhe tė pasur tė postės elektronike dhe t’i dėrgoni pastaj me Outlook? Hapni Outlook-un, klikoni te Tools/Options dhe hapni tabin Mail Format. Klikoni mbi kutizėn pėrbri “Use Microsoft Word 2003 to read Rich Text e-mail messages”. Klikoni nė kutizėn mbi tė pėr tė modifikuar mesazhet me anė tė Word. Nėse doni tė pėrdorni Word-in vetėm pėr njė mesazh tė postės elektronike, shkoni te Actions/New Mail Message Using dhe vendosni nėse doni tė shkruani nė formatin HTML apo nė dokument Word (madje mund tė zgjidhni edhe formatin fletė pune Excel).



Ruajtja automatike e tė dhėnave nė Excel
Mos i lini t’ju zhduken tė gjitha shifrat nė rast tė njė bllokimi tė sistemit. Konfiguroni veēorinė AutoRecover tė Excel-it, nė mėnyrė tė tillė qė ta ruajė skedarin automatikisht nė intervale tė rregullt. Shkoni te Tools/Customize dhe hapni tabin Save. Nėn diēiturėn Settings, klikoni mbi kutizėn “Save AutoRecover info every…” dhe pastaj zgjidhni se sa shpesh dėshironi tė ruhet informacioni (mund tė zgjidhni nga ruajtja ēdo minutė, deri te 1 herė nė 120 minuta). Jeni qė jeni kėtu, mund tė ndryshoni edhe vendndodhjen ku Autorecover ruan skedarin.



Thjeshtoni hapjen e hiperlinkeve
Nėse jua nakatos kokėn hapja e njė hiperlinku nė Word, ku, pėrveē klikimit, duhet tė mbani shtypur edhe tastin Ctrl, atėherė kursejini vetes ca shtypje tastash duke shkuar te Tools/Options. Hapni tabin Edit dhe boshatisni kutizėn pėrbri “Use Ctrl + Click to follow hyperlink”.



Konfiguroni KorrektiminAutomatik
Mund ta programoni KorrektiminAutomatik qė ta ndryshojė automatikisht tekstin nė formatin qė preferoni. Nėse i pėrdorni shpesh simbolet e markės dhe tė sė drejtės sė autorit, shkoni te Tools/AutoCorrect Options, hapni tabin AutoCorrect, dhe pėrzgjidhni tekstin qė Word duhet ta ndryshojė automatikisht (pėr shembull nga “tm” nė “TM” ). Do tė shihni se teksti qė zgjodhėt do tė shfaqet nė fushat bosh qė ndodhen poshtė “Replace” (Zėvendėso) dhe “With” (Me). Tani, sa herė tė shkruani kėtė tekst, Word-i do ta ndryshojė nė ēast nė simbolin e pėrzgjedhur.





Kyēeni kompjuterin


Nėse ju duhet tė largoheni dhe pėrreth ndodhen persona tė huaj, kyēja e kompjuterit ėshtė gjithnjė ide e mirė. Thjesht, shtypni tastin Windows + L pėr ta kyēur kompjuterin. Tė njėjtin rezultat mund tė arrini edhe nėpėrmjet mbrojtėsit tė ekranit (screensaver) (Start/Control Panel/Display Settings), duke e konfiguruar kėtė tė fundit nė mėnyrė tė tillė qė tė kėrkojė njė fjalėkalim pėrpara se tė ēaktivizohet. Te Settings klikoni mbi kutizėn pėrbri “On resume, password protect”.



Parandaloni sulmet peshkuese
Mbrohuni nga vjedhja e identitetit dhe nga sulmet peshkuese duke pėrdorur versionet mė tė fundit tė Firefox, Internet Explorer dhe Opera (nė ZERO DVD). Kėta shfletues pėrfshijnė mekanizma mbrojtės, tė cilėt krahasojnė adresat me ato tė listave tė zeza, dhe tė paralajmėrojnė nėse vizitoni njė faqe tė njohur pėr sulme.



Pėrditėsoni programet


Hakerat vdesin pėr tė shfrytėzuar pak tė metat e softuerėve, ēka i detyron krijuesit e tyre qė herė pas here tė bėjnė arnime pėr tė mbyllur vrimat. Thėnė kjo, ėshtė jetike qė jo vetėm tė aktivizoni Windows Update, por edhe tė shkarkoni versionet mė tė fundit tė ēdo programi qė keni nė kompjuter, veēanėrisht tė shfletuesve tė uebit dhe programeve antivirus.



Tregoni maturi karshi skedarėve P2P
Prodhuesit e viruseve janė tė dashuruar pas shėrbimeve tė shkėmbimit tė skedarėve peer-to-peer. Pasi e emėrtojnė virusin e tyre diēka tė tipit “Angelina Jolie Wallpapers”, ata e ngarkojnė atė. Pastaj, me miliona njerėz e shkarkojnė, e hapin dhe mė pas vramenden se pėrse kompjuterat e tyre janė tė infektuar me viruse. Shkarkoni me maturi dhe pėrdorni gjithmonė njė program antivirus. Nėse keni nevojė pėr njė qė ofrohet falas, ju rekomandojmė AVG Free Editon (Nė ZERO DVD).



Fshijeni diskun pėrpara se tė dhuroni kompjuterin
Nėse po e hiqni qafe kompjuterin e vjetėr dhe duhet tė zhdukni nga faqja e dheut ēdo lloj tė dhėne qė mund tė rekuperohet, keni dy zgjidhje. Mund tė provoni aplikacionin Eraser (nė ZERO DVD), pėr tė fshirė nė mėnyrė tė sigurt gjithēka, ose mund tė pėdorni DBAN (nė ZERO DVD), pėr tė rishkruar tė gjithė diskun. Pėr ta pėrdorur DBAN, duhet ta digjni mė parė nė disk dhe pastaj tė bėni butimin prej tij. Udhėzimet do tė shfaqen nė ekran.

Rezervoni tė dhėnat
Rezervimi (backup) i tė dhėnave duhet bėrė nė mėnyrė periodike. Pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, ju rekomandojmė tė pėrdorni njė disk USB tė jashtėm. Nėse keni njė disk shtesė nė sistem, por ju nevojitet vetėm njė softuer i mirė rezervimi, atėherė provoni versionin falas Syncback tė 2Bright-Spark (nė ZERO DVD), i cili ėshtė tmerrėsisht i thjesht pėr t’u konfiguruar.







Ēaktivizoni Restauruesin e Sistemit
Mund ta rrisni shumė hapėsirėn e lirė tė diskut nėse ēaktvizioni System Restore. (Pėrpara se ta bėni kėtė duhet tė keni pėrcaktuar njė regjim rezervimi, qė rezervon tė dhėnat nė mėnyrė rutinore). Nė Vista klikoni me tė djathtėn mbi My Computer, zgjidhni Advanced System Settings, hapni tabin System Protection dhe boshatisni tė gjitha kutitė e disqeve tė ngurtė. Nė XP klikoni me tė djathtėn mbi My Computer, zgjidhni System Tasks dhe klikoni mbi “View system information”. Hapni tabin System Restore dhe klikoni nė kutizėn pėrbri “Turn off System Restore on all drives” pėr ta ēaktvizuar.



Konfiguroni pėrditėsimet e Windows-it


Windows Update ėshtė fantastik, por nėse aktivizoni pilotin automatik, atėherė ai do tė shkarkojė pėrditėsime qė kanė nevojė pėr njė rindezje tė kompjuterit dhe do t’ju ēajė kokėn pa pushim, duke ju yshtur t’i instaloni dhe nė fund do ta rindezė vetė sistemin. Rikonfiguroni Windows Update (Start/Control Panel/Windows Security) nė mėnyrė qė tė shkarkohen pėrditėsime, por Windows t’ju pyes nėse doni t’i instaloni apo jo.



Ēaktivizoni konfirmimin pėr fshirje
Mund ta ēaktivizoni konfirmimin qė shfaqet sa herė qė fshini diēka, duke klikuar me tė djathtė mbi Koshin e Riciklimit dhe duke zgjedhur Properties. Zbrazeni kutizėn e konfirmimit tė fshirjes, klikoni Apply, OK dhe mbaruat punė. Siē e thamė mė sipėr, Koshin e Riciklimit mund ta shmangni tėrėsisht duke mbajtur shtypur tastin Shift gjatė fshirjes sė skedarėve.





Ēaktivizoni animacionet e Windows-it
Animacionet e Windows-it ngjajnė shumė bukur, por, nėse i ēaktivizoni plotėsisht, mund tė pėrmirėsoni dukshėm performancėn e sistemit. Klikoni me butonin e djathtė tė miut mbi ikonėn My Computer dhe shkoni te Properties. Nė Vista zgjidhni Advanced Systems Settings, ndėrsa nė XP hapni tabin Advanced. Klikoni Settings nė kutinė e performancės dhe zbrazni ēdo kutizė pėrbri sė cilės shkruhet animate, slide ose fade.



Personalizoni shiritin e detyrave (taskbar)
Nėse e hapni rregullisht njė dosje tė caktuar, atėherė mund ta shtoni nė shiritin e veglave pėr ta hapur mė shpejt. Klikoni me tė djathtėn mbi shiritin e veglave dhe shkoni te Toolbars, pastaj zgjidhni New Toolbar. Si rrjedhojė do t’ju hapet njė dritare, ku duhet tė gjeni vendndodhjen e dosjes suaj. Pasi ta keni gjetur, pėrzgjidheni. Njė dosje qė do t’ia vlente ta shtonit nė shirit ėshtė edhe My Computer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
55 Sekrete pėr njė kompjuter mė tė sigurtė (Part 2)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cila ėshtė agjenda sekrete politike e Edi Ramės?
» Kastriot Myftaraj: Tė vėrtetat e panjohura tė sigurimit tė shtetit
» Femra, ja kėshillat sekrete qė duhet t'i dini?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: Windows-
Kėrce tek: