KHC Solutions
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KHC Solutions


 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PHP dhe MySQL - Programim dhe Koncepte

Shko poshtė 
AutoriMesazh
proff.vB
WebMaster
WebMaster
proff.vB


Male
Numri i postimeve : 340
Age : 30
Vendndodhja : ωωω.кн¢-ѕσℓυтιση.тк
Registration date : 11/09/2008

PHP dhe MySQL - Programim dhe Koncepte Empty
MesazhTitulli: PHP dhe MySQL - Programim dhe Koncepte   PHP dhe MySQL - Programim dhe Koncepte I_icon_minitimeWed Sep 17, 2008 3:44 pm

Autorėt:
Betim Deva
Krenar Komoni

Hyrje
Mesiguri se jeni tė njohur me HTML dhe me mėnyrėn se si zhvillohen web faqet tė cilat informatat (tekstin) i ruajnė nė mėnyrė statike. Nė web faqet statike, informatat shkruhen brenda kodit tė HTML nė mėnyrė manuale (ang. hardcode). Tek kėto web faqe, sa herė qė kishim nevojė tė ndryshojmė diēka, edhe vetėm njė shkronjė tė vetme nė tekst, ėshtė nevojitur tė bėhet ndryshimi i html skedarit nė mėnyrė manuale. Kjo mėnyrė shpesh herė ėshtė e mundimshme dhe e papėrshtatshme. Nė kėtė shkrim tė shkurtėr, do tė bėjmė fjalė se si tė arrijmė tė bėjmė njė web faqe dinamike, qė do tė thotė se teksti do tė nxirret dinamikisht nga baza e shėnimeve dhe do tė shfaqet nė shfletuesin e webit (ang. web browser) tuaj.
Esenca ėshtė qė tė krijohen skriptat tė cilat do tė lidhen pėr serverin e bazave tė shėnimeve dhe tė nxerrin informatat e nevojshme. Ato informata do tė futen nė tag-at e caktuar tė HTML dhe si tė tillė, do tė paraqiten nė shfletuesin e klientit.

Nė kėtė shkrim, ne do tė bėjmė fjalė pėr gjuhėn skriptuese PHP dhe pėr bazen e shėnimeve MySQL, tė cilat sė bashku bėjnė njė kombinim perfekt sa i pėrket web aplikacioneve.

Ēka ėshtė PHP?

PHP (www.php.net) ėshtė gjuhė skriptuese e dedikuar pėr tė zhvilluar web aplikacione. PHP (PHP ėshtė shkurtese rekurzive e "Hypertext Preprocessor") ėshtė njėra ndėr gjuhėt mė tė pėrhapura skriptuese qė janė tė bazuara nė burimet e hapura (Open Source). Interpreteri i PHP-sė ėshtė i shkruar pėr shumė sisteme operative si Linux, Unix (duke pėrfshirė HP-UX, Solaris dhe OpenBSD), Mac OS X, Novel, OS/2, e Windows, qė do tė thotė se i njejti PHP kod do tė ekzekutohet nė tė gjithė serverėt e lartepėrmendur pothuajse pa ndonjė ndryshim nė te. Fuqinė mė tė madhe PHP e ka arritur nė web aplikacione. Kompanitė mė tė mėdhaja qė janė tė bazuara nė burimet e hapura kanė migruar apo janė duke migruar nė PHP. Nė kėtė shkrim do tė flasim prej perspektivės sė Linux-it, edhe pse esenca ėshtė e njejtė pėr tė gjitha sistemet operative. Ajo ēka e bėn PHP tė perhapur ėshtė se mund tė shkruhen aplikacione te vyeshme me mė pak punė se gjuhėt tjera qė bėjnė punė tė ngjajshme, si dhe numri i madh e bazave te shėnimeve qė i pėrkrah si: MySQL, PostgreSQL, mSQL, MS-SQL, Sybase, Oracle, ODBC, dBase etj.

Ekzistojnė 3 fusha ku PHP mund te pėrdoret.
Pėrdoret nė web servera ku kodi ekzekutohet nė server (ang. server side scripting) dhe klientit i kthehen rrezultatet si html ne shfletuesin e webit (ang. web browser).
Me PHP mund tė shkruhen programe qė do tė ekzekutohen nė "command line", d.m.th. e tėra qe na nevojitet ėshtė interpreteri dhe shelli. Njė gjuhe skriptuese qė ėshtė e pėrshtatshme pėr kėtė punė ėshtė Perl.
PHP pėrdoret edhe pėr shkruarjen e aplikacioneve me grafike (GUI) qė pėrdoren nėpėr makina te klientėve. Aplikacionet e kryera janė multi-platformike qė do tė thotė se punojnė nė shumė sisteme operative me pothuajse kurrėfare ndryshimi nė kod. Pėr tė bėrė kėtė nevojitet PHP-GTK shtesa. Megjithatė PHP pėrdoret shumė pak sa i pėrket kėtij drejtimi.
Ne do tė fokusohemi nė fushėn e parė, d.m.th.. do tė perdorim PHP pėr tė shkruajtur web-aplikacione.PHP ėshtė gjuhė interpretuese, qė do tė thotė se kėtu nuk ka nevojė qė kodi tė kompilohet. Interpretimi i kodit bėhet nga interpreteri sa herė qė ne e kėrkojmė faqen.Qė tė testojmė programet e shkruara nė PHP, na nevojiten:
Web serveri qė e ka interpreterin ("PHP parser" si CGI apo modul i serverit, por zakonisht pėrdoret si modul) si dhe "web browser-i" (apo internet shfletuesi).

Interpreteri i PHP-sė e interpreton kodin e shkruar nė kėtė gjuhe. Qė ta thjeshtojmė esencėn e kėsaj gjuhe do tė marrim njė shembull bazik. Themi se e kemi njė skedar me emrin index.php nė web server. Nėse e kėrkojmė kėtė skedar pėrmes web-it (p.sh.. pėrmes protokollit HTTP): http://serverijuaj/index.php atėherė web serveri sendin e parė qė do ta bėn ėshtė ta shikon mbaresėn qė nė kėtė rast ėshtė "php". Menjėherė pas indentifikimit qė tipi i skedarit ėshtė "php", serveri ėshtė i gatshėm ta interpretojė atė kod duke e pėrdorur modulin pėrkatės. Pasi qė kodi interpretohet, tė gjitha rezultatet (nėse ka) do tė shfaqen nė "web browser".

Pas ekzekutimit te kėtij kodi nga serveri, nė internet shfletuesin tonė do tė shfaqet teksti "Tung KHG"


Kodet PHP:

Faktikisht funksioni "printf" e ka kryer punėn e vetė nė server dhe neve na ka dėrguar vetėm "Tung KHG". Kėtu ėshtė dallimi kyē i gjuhėve qė ekzekutohen nė server (si PHP) me ato qė ekzekutohen nė klient (si Javascript). Pra PHP bėn tė gjitha operacionet nė server, dhe klientit ia dėrgon vetėm tekstin e dėshiruar, ndėrsa javascript ekzekuton tė gjitha operacionet nė anėn e klientit. Tė ndalemi kėtu pak dhe tė krahasojmė se ēfarė tė mira na sjellin gjuhėt qė ekzekutohen nė server.

- Kodi ėshtė i centralizuar
- Kodi ėshtė i mbrojtur dhe klienti nuk ka qasje nė te.
- Nė server bėhen vendime se me ēka tė shėrbehet klienti.
- Tė gjitha ndryshimet qė bėhen nė kod, vėrehen te tė gjithė klientet nė tė njejtėn kohė.
- Shumė i dobishėm pėr baza tė shėnimeve

Gjuhėt qė ekzekutohen tek klienti siē ėshtė javascript nuk i pėrkahin kėto mundėsi sepse kodi shkarkohet tek klienti dhe i gjithė ekzekutimi bėhet nė "web browserin" e klientit.

Sa i pėrket sintaksės, PHP sintaksėn e huazon prej gjuhėve si C, Java e Perl. Nėse keni punuar mė herėt nė C me gjėrat bazike, llogariteni se 60% tė PHP e zotėroni.

Tė shohim njė shembull tė thjeshtė.
index.php
-------------------------------------

Kodet PHP:

Koka

$a = 3;
$b = 5;
$c = $a + $b;
echo "$a + $b = $c";
?>


Pas ekzekutimit tė mesipėrm, nė "web browserin" (shfletuesin) tuaj do tė paraqitet 3+5=8, apo nėse shikoni burimin e kėsaj php faqeje (nė shfletuesin tuaj bėni "view source"), ju do tė shihni:

index.php tek klienti
-------------------------------------

Kodet PHP:

Koka

3 + 5 = 8



Kjo ishte sa pėr tė dhėnė njė ide se ēfarė bėn PHP.
Ne do tė supozojmė se ju veē keni punuar me ndonjė gjuhė tjetėr programuese kėshtuqė mė poshtėė do tė njihemi shkurtimisht me kodin e php.

Ēdo kod i php-sė duhet futur brenda "tag-ave"


Kodet PHP:

, apo nėse planifikojmė qė ta integrojmė PHP nė XML atėherė kodin e fusim nė mes tė "tag-ave"

PHP ėshtė "case-sensitive" d.m.th.. variabla $emri ėshtė e ndryshme nga $Emri;
Sikur edhe C, PHP-ja i injoron hapėsirat e zbrazėta (hapėsirat, rreshti i ri, tab-at) nė mes komandave.
Komentet e rreshtit nė PHP bėhen me "//"
Komentet qė perfshijnė me shumė rreshta futen nė mes tė "/*" dhe "*/"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gvhack.tk
 
PHP dhe MySQL - Programim dhe Koncepte
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Klasat dhe Objektet ne PHP4 -Programim dhe Koncepte

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KHC Solutions :: PHP Tutorials-
Kėrce tek: